DEVOLL - Ministri i MMSR, Erion Veliaj reagoi nga Devolli mbi protestën e banorëve sot në Starovë mbi heqjen e ndihmave ekonomike.
Veliaj u shpreh se "vota nuk është licencë për të abuzuar dhe se janë hequr vetëm abuzuesit". "Përfituesit duhet t'i përvishen punës, se ishin mirë me shëndet, pasi lekët do u jepen atyre që e meritojnë", theksoi në përgjigjen e tij ministri.
Ndërkohë, banorët e komunës së Starovës në Pogradec pas nisjes së dhënies së ndihmës nga shteti, disa muaj pas bllokimit, për mungesë fondesh, kanë parë që nuk kishin emrin në lista dhe kanë reaguar.
Sipas tyre, janë 600 familjë të cilat janë janë larguar nga lista e dhënies së ndihmës ekonomike.
“Na kanë hequr pa të drejtë. Jemi me borxhe. Të reagojë Veliaj ose do hyjmë ne grevë”, kanë thënë banorët e Starovës në Pogradec.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com