Veliaj: Në 2016 ndërtojmë shkolla
të reja, fund mësimit me dy turne
Një pjesë e rëndësishme e buxhetit të vitit të ardhshëm të bashkisë së Tiranës do t'i dedikohet ndërtimit të shkollave të reja në kryeqytet, duke i dhënë fund kështu problemit të mësimit me dy turne. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se do të ketë partneritet publik-privat për ndërtimin e shkollave të reja.
TIRANE - Një pjesë e rëndësishme e buxhetit të vitit të ardhshëm të bashkisë së Tiranës do t'i dedikohet ndërtimit të shkollave të reja në kryeqytet, duke i dhënë fund kështu problemit të mësimit me dy turne. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se do të ketë partneritet publik-privat për ndërtimin e shkollave të reja.
“Ambicja jonë për të ndërprerë historinë e shkollave me dy turne do të mbarojë vitin tjetër. Jam shumë shpresëplotë që me nismën që kemi për të ndërtuar shkolla, në bashkëpunim publik-privat, ne do të zgjidhim brenda këtij mandati çështjen e shkollave me dy turne. Këtë do ta fillojmë nga viti tjetër, për t’i dhënë drejtim shpejt e për të mos e lënë në ditët e fundit”, deklaroi Veliaj.
Në përurimin e çerdhes së re nr. 60 në kryeqytet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, informoi se shumë shpejt do të nisë diskutimi i buxhetit të ardhshëm i bashkisë me qytetarët e Tiranës.
"Çdo sasi uji që vidhet është një pagesë e munguar me të cilën mund të bëjmë më shumë shkolla, kopshte e çerdhe dhe besoj se viti i ardhshëm do të jetë viti i shkollave, ku ne do të kemi investimet më të mëdha në këto 25 vitet e fundit”, deklaroi Veliaj.
Ai theksoi se qyteti mbahet nga të ardhurat, ndaj dhe bashkia do t’i mbledhë rregullisht taksat dhe detyrimet.
“Ne jemi në fund të projektit tonë për adoptimin e çerdheve, ndërsa kemi filluar një nismë tjetër me kopshtet dhe duam që, para se të vijnë festat e fundvitit, të sigurohemi gjithashtu, që edhe kopshtet e Tiranës të jenë në gjendje të mirë. Gjithmonë, motoja jonë ka qenë: Ne nuk mendojmë për zgjedhjet e ardhshme, ne mendojmë për gjeneratën e ardhshme”, tha Veliaj.
Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Tiranës shprehu kënaqësinë se çerdhja që inaugurohet në zonën e Shkozës ka të njëjta standarde si një godinë në Bllok.
“Ne nuk i trajtojmë njerëzit si të periferisë dhe të qendrës, si të nënës apo njerkës, si të tyret apo tanët. Në një zonë që me të drejtë mund të jetë konsideruar periferike, me të ardhura të ulëta, sot ka një çerdhe, një institucion model që është në fakt metafora e asaj që ne besojmë”, tha Veliaj.
Ai shprehu besimin se njerëzit trajtohen me të njëjtin respekt kudo qofshin ata dhe në një zonë ku bashkia ka investuar me banesat sociale, investohet edhe në një çerdhe të re.
“Shumë shpejt do të vijojmë me investimet në rrugë e infrastrukturë. Kemi shumë punë për të bërë, edhe për dy urat lidhëse që kalojnë në këtë komunitet, kemi shumë raste të përmbytjeve, vështirësive, por çdo gjë me radhë dhe them se e filluam nga e para dhe më e rëndësishmja, nga çerdhja për fëmijët”, përfundoi Veliaj.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.8%
-
Jo
51.1%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 10811
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Në Librari’ me 3 tituj: 'Pavarësimi i Kishës Ortodokse...', botohet i plotë libri i Nolit! 'Kostumografia në art', 'Dhe pastaj, ajo u bë pemë'! 'Kujtim' te ‘Melodia e Vargut’
12 Janar, 10:29
-
‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu
12 Janar, 10:18
-
Rudina Dembacaj bëri ndryshimin drastik në pamje, miqtë nuk janë dakord?
12 Janar, 09:51
-
Arrestohet djali i Valbona Selimllarit, ja për çfarë akuzohet
12 Janar, 09:24
-
RENEA arreston Kreshnik Farrukun me urdhër të SPAK! Prangosja me kërkesë të prokurorisë së Firences! Gjykata e Durrësit e kishte lënë në arrest shtëpie
12 Janar, 09:22
-
VIDEO/ Eksploziv hotelit në Theth, ja momenti i shpërthimit
12 Janar, 09:17
-
Shkodër/ Aksi Hani i Hotit - Tamarë dhe Bogë - Theth i kalueshëm me zinxhirë
12 Janar, 09:08
-
Moti i keq/ Kapiteneria pezullon tragetet Durrës - Bari! Linja Durrës-Ankona, Vlorë-Brindisi dhe anasjelltas vijojnë normalisht
12 Janar, 08:59
-
Bora në Kukës, akset nacionale të kalueshme me zinxhirë! Pa drita disa fshatra në zonat e thella
12 Janar, 08:57
-
Shkodër/ Tritol hotelit në Theth, arrestohet autori! Ja çfarë filmuan kamerat e sigurisë! Shikoni pamjet (VIDEO + EMRI)
12 Janar, 08:40
-
Moti i Keq/ Reshje bore në lartësitë mbi 300 metra! Zbardhet veriu dhe Korça! Akset kombëtare të kalueshme por me zinxhirë! Pezullohet lundrimi i trageteve Durrës - Bari
12 Janar, 08:34
-
Vrasja e Martin Canit, Luiz Ejlli i dedikon këngën e ndjerë: Në qiellin e trishtuar, drita u shua
12 Janar, 08:18