Veliaj: Në 30 qershor votojmë mes atyre që ndërtojnë dhe atyre që djegin

Veliaj: Në 30 qershor votojmë mes atyre që ndërtojnë dhe atyre që djegin

Erion Veliaj

Nga ambientet e reja të Parkut Olimpik “Feti Borova”, i ndërtuar gjatë këtij mandati, kandidati socialistë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj dha dhe një lajm të mirë për gjithë banorët e Njësisë 5, ndërtimin e shkollës së re që do ti shërbejë të gjithë nxënësve të zonës “Komunës së Parisit”dhe Njësisë së re nr 13. Veliaj bëri të ditur se shkolla e re do mbajë emrin e të madhit Dritëro Agolli dhe do jetë shkolla më e mirë në Shqipëri.

“Lajmi i mirë është që tek ajo hapësira që shikoni aty, në krah të Parkut Olimpik, ne do të fillojmë ndërtimin e shkollës së re “Dritëro Agolli”në Njësinë Nr 5, një shkollë që është pjesë e 17 shkollave të reja, një shkollë që jam i bindur si shkolla “Kosova”si shkollat e tjera do jetë më e mirë në Republikë sepse çdo shkollë e re që bëjmë është më e mirë se ajo që kemi përfunduar. Dhe jam i bindur që për çunat dhe gocat e Njësisë 5 dhe ato të Njësisë 13 do të jetë një vatër jo vetëm për 9-ta dhe 10-ta, por do jetë një vatër edhe për kompjuter, dhe për gjuhë të huaja, edhe për këngë dhe valle dhe për instrument dhe për të gjitha ato ide që ne kemi me shkollat komunitare. Do të mbajë emrin e të madhit “Dritëro Agolli”sepse ne besojmë që më të mirët tanë duhet ta kenë emrin aty. Feti Borova, Mirjan Hakani, Dritëro Agolli, për të stimuluar suksesin e tyre në Shqipërinë tonë”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Por ai dha dhe një lajm tjetër, kësaj here te keq dhe që ka të bëj me djegien e shkollës në Shkodër pak ditë më parë. Veliaj tha se këto dy simbolika vlejnë për të bërë dallimin se socialistët janë vetëm për tën ndërtuar ndërsa opozita për djegur dhe shkatërruar. 

“Kam dhe një lajm të keq. Para dy ditësh u dogj një shkollë në shkodër, “Shenaze Juka”për të gjithë ata që janë nga shoqata e veteranëve dhe dëshmorëve për një  vazjë partizane dhe për një mësuese. Nuk është lajm i mirë se i bie që në Shqipëri llogaria qenka zero, një ndërton shkolla dhe një i djeg. Një ndërton kënde lojërash dhe një i prish. Dhe po vazhduam me këto llogari atëherë i bie që në Shqipëri shuma është zero e çdo gjëje”, u shpreh Veliaj. 

Nisur pikërisht nga kjo ai theksoi se 30 qershori është dita kur shqiptarët do duhet të zgjedhin mes një bote që ndërtojnë shkolla dhe një bote tjetër që djeg shkolla. “Në datën 30 qershor nuk është pyetja për kë parti do votojmë, po o do të ndërtojmë shkolla o do të djegim shkolla. Këto janë dy alternativat”, tha Veliaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane