KAVAJË, 1 Tetor/ATSH/.- Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, zgjodhi Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë për të kaluar 1 Tetorin, Ditën Ndërkombëtare kushtuar të moshuarve, të cilëve u premtoi më shumë shërbime dhe investime për përmirësimin e kushteve të qendrës. Në këtë aktivitet, ministri Veliaj u shoqërua edhe nga Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, si dhe nga Presidenti i "Biznes Albania", Luan Bregasi.
Pasi uroi të moshuarit për festën, ministri Veliaj vuri në dukje se 1 Tetori është një ditë për të reflektuar mbi gjeneratën e gjyshërve tanë, të cilët kanë luftuar dhe punuar për vendin. "Më vjen mirë që kryetari i Bashkisë së Kavajës dhe Presidenti i "Biznes Albania" janë bashkuar për të përmirësuar ambientet e kësaj qendre. Ky është minimumi që mund të bëhet për të gjithë ata të moshuar pa përkrahje familjare, të cilët e shohin shtetin si strehën e tyre të vetme të pleqërisë", tha Veliaj.
Ministri theksoi se qeveria do të ndihmojë të gjitha bashkitë e vendit që të kenë staf të shtuar të punonjësve socialë dhe fonde të vazhdueshme për të mirëmbajtur shumë prej këtyre shërbimeve, të cilat tashmë u janë transferuar pushtetit vendor.
Nga ana tjetër, Veliaj tha se një nga problemet e të moshuarve që jetojnë në qendrat rezidenciale është edhe mungesa e pensionit dhe pamundësia për të pasur vite pune të mjaftueshme për t'u përfshirë në skemë. "Ligji i ri që hyn në fuqi në 1 janar 2015 siguron një pension social, çka nënkupton se të moshuarit mbi 70 vjeç, që deri dje nuk kanë marrë asnjë lek me ligjin e vjetër, për shkak të një anomalie të sistemit, do të marrin pension social", theksoi ai. /a.r./a/ke/
/Shqiptarja.com