Veliaj në njësinë 7: Mos i dëgjoni ata që bëjnë politikë me jetën e njerëzve! PS-ja vetëm bashkon

Veliaj në njësinë 7: Mos i dëgjoni ata që bëjnë politikë me jetën e njerëzve! PS-ja vetëm bashkon

Erion Veliaj në njësinë nr. 7 Tiranë

Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, filozofia e PS është ajo e bashkimit, e afrimit të vlerave, e motos “edhe një”. Në Asamblenë e PS-së në Njësinë 7, kryebashkiaku tha se ndryshe nga PD, që funksionon me eleminime si “Big Brother”, socialistët vetëm shtohen.

“Ne jemi me parimin: 'Edhe një'. Edhe një që shtohet, edhe një që anëtarësohet, edhe një që bashkohet me ne. Ndërkohë, pala tjetër është minus një, ai Big Brotheri që bëjnë, kë do eliminojmë sot. Nuk shtohen familjet me eliminim. Një nga ju do jetë kryetari ose kryetarja e ardhshme e bashkisë, deputeti, ose ministri i ardhshëm. Në këtë parti, ne shohim kush punon, kush lufton, kush përpiqet, kush organizon,” tha ai.

Veliaj tha se një rikthim i tretë i Sali Berishës në pushtet do të ishte shkatërrues.

“Këtu diskutimi nuk është mandati i tretë i Tiranës, por si guxon të mendojë një rikthim të tretë Sali Berisha, që është pikërisht produkt i këtyre politikave përçarëse. Kujtoni sa nëna janë veshur me të zeza, sa shqiptarë janë përçarë me njëri-tjetrin. Fut përçarjen veri-jug, qytet-fshat, të ardhur-vendali. Ndërkohë, partia jonë, jo vetëm ka rimëkëmbur vendin, por ka shëruar shoqërinë sa herë ka pasur mundësi të punojë dhe të drejtojë e ta bëjë këtë me dashuri,” tha ai.

Kryebashkiaku iu bëri thirrje qytetarëve të Tiranës të mos e marrin seriozisht kryetaren e LSI-së, e cila një ditë më pare, iu tha qytetarëve të prekur nga tërmeti në Kombinat të qëndrojnë në shtëpitë e dëmtuara dhe të mos shpenzojnë bonusin që Bashkia jep për të jetuar në shtëpi me qera, deri në përfundimin e procesit të rindërtimit.

“Po shihja kryetaren e LSI-së dhe m’u dhimbs, sepse ndonjëherë është si lapsus frojdjan, sepse të flet gjuha ato që realisht mendon. Iu thoshte qytetarëve në Kombinat, “mos dilni nga shtëpia”! Si të mos dalin nga shtëpia? Nëse inxhinieri thotë se ky pallat është për shembje, nëse është testuar tulla, betoni, themeli, llaçi, janë provuar krisjet, dëmet që ka pallati! Si mund të jesh kaq e papërgjegjshme dhe t’iu thuash njerëzve rrini në shtëpi! Si mund të bësh politikë me jetën e njerëzve?! Pastaj u thoshte, “merrni bonusin e qirasë, por mos dilni nga shtëpia”! Praktikisht u tha vidhni shtetin, vidhni taksapaguesin. Si mund të marrësh bonusin e qirasë, ta fusësh në xhep dhe të dëgjosh një politikane që thotë: rrini këtu, rrezikoni jetën?!”, deklaroi Veliaj.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja