Qeveria ka vendosur ta dyfishojë Fondin e Nxitjes së Punësimit, i cili këtë vit rezultoi i suksesshëm me punësimin e mbi 3 mijë të papunëve.
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, deklaroi nga Peqini se me hapjen e dy bizneseve të reja kjo zonë është shndërruar në një model edhe për qytete të tjera të Shqipërisë.
Gjatë vizitës së tij në një biznes fason dhe një call-centre, i shoqëruar nga deputeti i Partisë Socialiste në Peqin, Alfred Peza, ministri Veliaj tha se "prej shumë kohësh kemi pasur një përqendrim të bizneseve në zonën Tiranë-Durrës, por kjo praktikë duket se po ndryshon me investimet që disa sipërmarrës po bëjnë në qytete si Peqini, ku ka të rinj të talentuar dhe të gatshëm të punojnë".
Ndërkaq, Veliaj u shpreh se "vitin tjetër, Fondi për Nxitjen e Punësimit, nga 2.7 milion dollarë që ishte në vitin 2014, do të shkojë në mbi 5 milion dollarë, për t'u siguruar që biznese të tilla, ku janë punesuar shumë vajza dhe djem të rinj, të kenë më shumë akses në tregun e punës".
Ndërsa deputeti i PS-së në Peqin, Peza, theksoi se biznese të tilla në fushën e komunikimit janë një mundësi e madhe punësimi për rininë e qyteteve të vogla të Shqipërisë.
"Është një mundësi e madhe për të ndryshuar mentalitetin, një mundësi kulture për të hyrë në tregjet globale dhe të ndihesh si i barabartë. Me mbështetjen e qeverisë, shtimi i mundësive për vende të reja pune do ta shtojë edhe më shumë këtë pjesë të kësaj kulture të re që po lind edhe në qytetin tonë", u shpreh Peza.
ATSH
/Shqiptarja.com