Veliaj në Report Tv: Tangërlliksat që nuk paguajnë detyrimet e pallatit...e kanë 'gjobën' tek fatura e ujit

Një nga risitë që bashkia e Tiranës vuri në jetë, ishin administratorët e pallateve. Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha tek "Këndi i Ekspertit" se vendosja e njerëzve që kanë përgjegjësi në këtë detyrë, ka sjellë ndryshime pozitive në të jetuarit në komunitet.

Sa i përket pagesave që banorët e pallatit duhet të bëjnë për ndriçimin dhe pastrimin, Veliaj tha se më korrektët janë pensionistët ndërsa ata me lekë shumë - shtoi ai, nuk paguajnë. Në këto raste do të ndërhyhet duke e vendosur vlerën e pastrimit dhe ndriçimit tek fatura e ujit. Por qytetari i parë i Tiranës, nuk përjashtoi edhe mundësin e gjobave administrative siç funksionon në vende të ndryshme të botës ndaj banorëve që nuk kontribuojnë për bashkëjetesën në komunitet.

"Nuk paguajnë ata që nuk kanë mundësi ekonomike, ata që janë pensionistë dhe invalidë janë më korrektët. Ata që kanë më shumë kontribuojë më pak, se mendojnë se nuk kanë detyrime. Në taksën e bashkisë, pastrim ujë drita, ata tangërlliksin që duan dy vende parkimi janë edhe më jo bashkëpunuesit. Nëse dikush është me ndihmë ekonomike ne i nxjerrim nga skema e pagesës së pallatit. Njerëzit më nevojtarë janë në pallate të vjetra me më pak banorë që edhe tarifa është më e vogël. Ajo minorancë  e vogël, do ja fusim tek fatura e ujit, dhe aty bëjmë edhe diferencën se kush është me ndihmë ekonomike e kush jo. Edhe të pasurit duhet të mësojnë nga ata më modestë.

Nëse nuk paguajnë do të ketë një fazë kohe, 2-3 muaj kohë për të bërë pagesën dhe do të vijë tek fatura e ujit, ose do të të vijë një gjobë administrative. ke ardhur në tiranë duhet të pranosh ligjësinë që e bëjnë të funksionojë si bashki", tha kryetari i Bashkisë së Tiranës tek "Këndi i Ekspertit".


Lajmi kryesor:

Veliaj në Report Tv: Teatri do bëhet dhe PD do e shohë nga gardhi...Aktorët protestues?! 'Lolo partie' (VIDEO)


G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë