Veliaj në Report Tv: Teatri do bëhet dhe PD do e shohë nga gardhi...Aktorët protestues?! 'Lolo partie' (VIDEO)

TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, thotë me bindje se Teatri i Ri Kombëtar do të ndërtohet, dhe se protesta që një grup artistës po bëjnë kundër tij, është e gjitha politike. Veliaj tha i ftuar tek "Këndi i Ekspertit" me gazetaren Valbona Mhilli në Report Tv, se në protestë janë artistë që nuk kanë shkelur në skenën e teatrit prej viteve '91-'92. Ndërsa lidhur me paktin mes PD-së dhe arttistëve, ai tha se firma duhej të ishte vënë në selinë blu, pasi kryetari Lulzim Basha lidhi marrëveshje me anëtarët e tij të Këshillit Kombëtar të PD-së që i ka nxjerrë në protestë kundër projektit të radhës të bashkisë.

"Teatri do të behet dhe ata do ta shohin nga gardhi. Tani, të politizosh çdo gjë, përkundrazi e redukton opozitën nga një shtëpi e madhe në një kotec. Sot ne jemi në një situatë ku PD ka selinë më të madhe sot në Shqipëri të një partie. S’ka asnjë deputet, asnjë kryetar bashkie, asnjë anëtar të Këshillit Bashkiak. Për sa kohë që ti nuk ke asnjë kontribut publik zyrtarisht, formalisht, ligjërisht për çfarë e mban këtë? Ajo mbahet me taksa, është pronë publike. Jepja teatrit! Sot Lulzim Basha ka mundësi ta mbajë fjalën tani, jo nesër se shqiptarët e hëngrën njëherë, më votoni se do bëj tramin dhe nuk u bë trami. E ka kollaj të falë gjëra që nuk i ka, të falë diçka që e ka, selinë e ka sot, ta falë me që nuk ka asnjë funksion publik PD", - tha Veliaj.

Qytetari i parë i Tiranës, u shpreh se për në shtator do të vendoset edhe projekti fitues për Teatrin, teksa shtoi se janë bërë dëgjesa të shumta publike, ku artistët që sot protestojnë, merrnin mesazhe nga koordinatorë të PD-së se di të bënin"zhurmë" kundër Teatrit të Ri. Kryebashkiaku tha se ata nuk janë aktorë, por recitues politik.

Ai theksoi se garancia për suksesin e dhe në këtë projekt të ri janë investimet e mëparshme sikurse sheshi “Skënderbej”, pazari, liqeni etj, që pavarësisht skeptikëve, janë përqafuar tashmë nga të gjithë.  Veliaj nënvizoi se referendumi edhe për këtë projekt ishte më 30 qershor, ku qytetarët votuan pro vijimit të punës nga Bashkia e Tiranës. Kreu  i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, foli në emisionin "Këndi i Ekspertit"për rolin e bashkisë për legalizimet në zonat informale, administratorët e pallateve etj.

Qytetari i parë i Tiranës foli edhe për parkimet me pagesë në kryeqytet, ku tha se tashmë nuk ka më punonjës fizikë për të dhënë lekët, pasi kishte vend për abuzime. "Ai nuk jepte faturë tani me celular, se kur ke makinë si mund të mos kesh lek në celular", tha Veliaj, duke shtuar se pagesa bëhet jo vetëm përmes celularit, por edhe në sajë të kioskave që kanë vendosur ku mjafton të futësh monedhën për të marrë biletën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:07
'Ka ndërtuar pishinë në pallat'...Veliaj i përgjigjet qytetares Live në Report Tv: Të shohim çka sajuar!

Një qytetare kishte dërguar denoncimin e saj në Shqiptarja.com të cilin gazetarja Valbona Mhilli, ja adresoi menjëherë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ishte i ftuar tek "Këndi i Ekspertit". Bëhet fjalë për ndërtimin e një pishine në pallat, që sipas zonjës kthehet në rrezik për themelet e ndërtimit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se menjëherë pas emisionit do të dërgojë një grup inspektimi për të parë atë se cfarë po ndodh, dhe se zyra e tij e shtypit do të raportojë për rastin pasi të kryhet kontrolli.

"Do ta verifikoj se nuk shkon kryetari i bashkisë në çdo vend, të shohim se çfarë mund të ketë sajuar ky person në cilën kohë e ka bërë dhe a ka dokumentacion nga bashkia", tha Erion Veliaj i ftuar sot tek "Këndi i Ekspertit" në Report Tv.

"Një nga banorët e pallatit numër 21, rruga "Xhemal Tafaj", lagjja 8, ka ndërtuar një pishin gjigande që nuk e përballon struktura e pallatit, konfirmuar nga inxhinierë e arkitektë. Kanë njoftuar banorët në polici dhe bashki, por vijnë, i fut brenda qytetari Hysen Tabaku, poseduesi i pishines, i sistemon dhe ikin. Pallati 21, rruga "Xhemal Tafaj, lagjja 8", shkruhet në mesazhin e plotë denoncues.

Ora 14:51
Veliaj zbulon në Report Tv atë se çfarë po ndodh nëntokë...për herë të parë në Tiranë

Për herë të parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zbuloi në Report Tv, se nga sheshi Skënderbej e deri në fund të Bulevardit të ri të kryeqytetit, janë ndërtuar galeri nëntokësore. Këto galeri, i japin fund një praktike të gabuar në Shqipëri, asaj të gërmimit të rrugëve dhe prishjes së tyre për rregullimin e defekteve që mund të krijoheshin me ujërat e zeza, etj.

Kjo do të thotë, se të gjithë defektet do të riparohen nga nëngaleria, pa krijuar asnjë dëmtim për rrugët e ndërtuara.

"Bulevardi i ri do pësojë ndryshim. Nga fillimi i bulevardit do kalohet nën tokë, për të bërë të gjithë punimet. Në tokë do të ketë një galeri nga sheshi "Skënderbej" deri tek Lumi do të ketë një galeri, për të rregulluar defektet, çfarë janë shtylla e të gjitha duhet të jenë nën tokë, në sipërfaqe do të ketë vetëm gjelbërim", tha kryetari i bashkisë.

Ka ndodhur shpesh që rrugë të rehabilituara të shkatërroheshin nga ndërhyrje të institucioneve të ndryshme, si për riparimin e rrjeteve elektrike, atyre të ujësjellësit, etj, që më shumë sesa rregullonin defektin e krijuar, dëmtonin rrugën duke e kthyer në makth për shoferët.

Ora 14:37
Veliaj në Report Tv: Tangërlliksat që nuk paguajnë detyrimet e pallatit...e kanë 'gjobën' tek fatura e ujit

Një nga risitë që bashkia e Tiranës vuri në jetë, ishin administratorët e pallateve. Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha tek "Këndi i Ekspertit" se vendosja e njerëzve që kanë përgjegjësi në këtë detyrë, ka sjellë ndryshime pozitive në të jetuarit në komunitet.

Sa i përket pagesave që banorët e pallatit duhet të bëjnë për ndriçimin dhe pastrimin, Veliaj tha se më korrektët janë pensionistët ndërsa ata me lekë shumë - shtoi ai, nuk paguajnë. Në këto raste do të ndërhyhet duke e vendosur vlerën e pastrimit dhe ndriçimit tek fatura e ujit. Por qytetari i parë i Tiranës, nuk përjashtoi edhe mundësin e gjobave administrative siç funksionon në vende të ndryshme të botës ndaj banorëve që nuk kontribuojnë për bashkëjetesën në komunitet.

"Nuk paguajnë ata që nuk kanë mundësi ekonomike, ata që janë pensionistë dhe invalidë janë më korrektët. Ata që kanë më shumë kontribuojë më pak, se mendojnë se nuk kanë detyrime. Në taksën e bashkisë, pastrim ujë drita, ata tangërlliksin që duan dy vende parkimi janë edhe më jo bashkëpunuesit. Nëse dikush është me ndihmë ekonomike ne i nxjerrim nga skema e pagesës së pallatit. Njerëzit më nevojtarë janë në pallate të vjetra me më pak banorë që edhe tarifa është më e vogël. Ajo minorancë  e vogël, do ja fusim tek fatura e ujit, dhe aty bëjmë edhe diferencën se kush është me ndihmë ekonomike e kush jo. Edhe të pasurit duhet të mësojnë nga ata më modestë.

Nëse nuk paguajnë do të ketë një fazë kohe, 2-3 muaj kohë për të bërë pagesën dhe do të vijë tek fatura e ujit, ose do të të vijë një gjobë administrative. ke ardhur në tiranë duhet të pranosh ligjësinë që e bëjnë të funksionojë si bashki", tha kryetari i Bashkisë së Tiranës tek "Këndi i Ekspertit".

Ora 14:31
Legalizimet në zonat informale, Veliaj sqaron me detaje rolin e bashkisë...Si bëhet kompensimi

Cili është roli i bashkisë për legalizimet në zonat informale? Procedurat që do të ndiqen. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në "Këndi i Ekspertit" në Report tv, me gazetaren Valbona Mhilli, sqaroi me detaje se kur roli i bashkisë bëhet vendimtarë në marrjen ose jo të legalizimit të banesave informale. Veliaj tha se në momentin që Bashkia thotë se në një zonë të caktuar është projektuar zhvillim urban, atëherë shtëpitë kompensohen, por nuk legalizohen.

"Legalizimi do të thotë që shtëpinë që ke bërë në vitet e tranzicionit t'i japësh dokumentacionin e një prone që ekziston por që është bërë pa leje e dokumente. Për këtë adresa është zyra e ALUIZN-it, që është bashkuar me Hipotekën.

Në disa raste kur hyn mes për me një rrugë, aty hyn në lojë bashkia. Tek unaza e re nuk bën do legalizimin, tek bulevardi i ri nuk bën dot legalizim. Por do të të kompensojë. Kur ke shtëpi, kompensohesh me kesh, ose me banesë sociale nëse do kokë më kokë. Kur është me tokë kompensohet me tokë", tha Veliaj.

Sa i përket taksës së ndikimit në infrastrukturë, Veliaj foli për përfitimet dhe shërbimet që merr qytetari nga pagesa e kësaj takse nga ndërtuesi.

"Për një pronë që ka kaq metra katrorë që nuk ke paguar taksë ndërtimi, por ama një shumë e cila do shërbejë që shtëpia jote të kalojë nga gro[=pa septike dhe fekalet të shkojnë tek ujërat e zeza, me një kanal për të shmangur shirat. Është caktuar nga qeveria e vjel ALUIZN-i, dhe është në të gjitha bashkitë", sqaroi qytetari i parë i Tiranës tek "Këndi i Ekspertit".

Ora 14:20
Veliaj tek 'Këndi i Ekspertit': Teatri do të bëhet dhe PD do e shohë nga gardhi...Aktorët protestues? 'Lolo të partisë'

A do të nxirren me forcë artistët dhe ata që po protestojnë kundër teatrit të ri Kombëtar? Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në "Këndi i Ekspertit' në Report Tv, thotë se projekti nuk mund të pengohet nga një grup i vogël njerëzish.

"Unë nuk jam teknik kantieri as shef i policisë. Kur të vijë data për punimet do vendoset. Kush je ti të thuash nuk do bëhet teatri, ti nuk përfaqëson asnjë njeri, nuk je deputet. Teatri do të behet dhe ata do ta shohin nga gardhi. Dy organizatorët janë dënuar për vjedhje të lekëve të filmave. ai tjetri që doli në skenë i dha autori më ke vjedhur veprën. Njerëz që sot dëshmojnë që me pronë të vjedhura mundohen të frymëzojmë kauza të tilla. Kanë firmosur kryetari i PD-së me anëtarët e këshillit kombëtarë të PD-së, le të ikin ta firmosin në partinë e tyre. Por sukses pati sepse për herë të parë shkoi Basha në Teatër", tha Veliaj.

Qytetari i parë i Tiranës, tha se ka bërë dëgjesa publike me artistët të cilat janë transmetuar live në media, por edhe në atë rast, PD ka ndërhyrë duke i orientuar aktorët se si të krijojnë zhurmë në këto dëgjesa.

"Kam bërë tre dëgjesa me artistët. U ezaurua debati dhe u mor vendimi, i kthehen vendimit prapë. Por e them edhe njëherë, është fyese ndaj inteligjencës së njerëzve. Njerëzit në demokraci kanë mësuar që shumica vendos. Nëse nuk ke mendim dhe nuk vjen në zgjedhje s’ka problem, por ke humbur të drejtën që të japësh më opinione. Gjatë kohës që ishin me mua PD u çonte mesazhe, çohu dhe prishi takimin Lali Erit. Dhe u çuan e prishën. Ajo duhet të jetë mjaftueshëm fyese për t’u mbyllur në shtëpi. Pra në momentin që je aty si një lolo i partisë, s’je më artist. Në momentin që je aty si zëdhënës i partisë, dil fol nga SHQUP-i. Dëgjesat ishin live, e vetmja gjë ë u ndjeva keq jua çonte koordinatorja e PD-së batutat dhe ata i lexonin. Ata nuk janë aktorë, janë recitues", tha Veliaj.

Ora 14:12
Administrata e Kamzës në protestë! Veliaj: Ngatërruan derën e Sahatit me të Teatrit

I ftuar në "Këndi i Ekspertit" në Report Tv, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet dhe do të jetë mjaft modern. Kreu i Bashkisë tha se protesta kundër ndërtimit të tij nuk po bëhet nga artistët e vërtetë, dhe tha se është e politizuar në momentin që krha Lulzim Bashës në protestë dalin edhe zyrtarë të bashkisë së Kamzës.

"Një pjesë e vogël e disa artistëve që kanë qenë herën e fundit në skenën e teatrit në '91-'92, ata nuk dëshmojnë dot për skenën që tundet, për faktin që ndërtohen në korridor etj Unë besoj ata që punojnë aty. Përsa kohë shumica janë dëshmitarë të kushteve spartane që aty nuk punohet më, unë besoj ata. Kur ti shikon që pasi e ke politizuar dhe në krah të kryetarit të PD-së është drejtori i ujësjellësit të kamzës. Dhe kur sheh që ata ngatërrojnë hyrjen me sahati me hyrjen tek teatri është me ta fy pak inteligjencën, pa dashur të ofendoj të Kamzës.

Por kjo çështje është politizuar siç është politizuar Astiri.

Teatri do bëhet, do jetë një teatër i mrekullueshëm. Momentalisht jemi në fazën ku është hapur një garë për teatrin. Nëse dikush ka një ide alternative, të vijë ta paraqesë! Do të zgjasë 60 ditë siç janë rregullat e prokurimit publik. Është hapur gara në datë 22 korrik. Shtëpia ka tjegulla, shteti ka rregulla. Rregullat e shtetit thonë: 60 ditë garë, kush ka oferta të vijë t’i sjellë! Një teatër i cili sot është i rrënuar, që mjafton ta shohësh me sy të lirë midis Ministrisë së Energjisë dhe Teatrit se si ka rënë gjithë ai pupuliti që në thelb është një material i kohës së luftës kur bëheshin ndërtime me shpejtësi, për efekt të ushtrisë italine e cila avanconte dhe pushtonte vende të ndryshme”, u shpreh Veliaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altin: 30/07/2019 08:43

    Vazhdoni bejani topin e merrni leke se atje ju djeg.

    Përgjigju
  • Koli: 30/07/2019 04:29

    Bejeni o noke bejeni se na cate bythen

    Përgjigju
  • O tej: 29/07/2019 23:52

    Na mbyti malokeria

    Përgjigju
  • Edi Rama: 29/07/2019 17:02

    Qente le te lehin nfersa Lali Eri shkon perpara

    Përgjigju
  • cuf dabjoni: 29/07/2019 14:54

    ashtu eshte ca nge prapa gardhit por dhe ca nga prapa hekurave....sepse e drejta vonon por nuk harron

    Përgjigju
  • alket shehu: 29/07/2019 10:36

    Je nje TURP per Tiranen dhe tiranasit e vjeter dhe te rinj.Mashtrimet dhe vjedhja e taksave tona te pesefishuara eshte nje akt kriminal i pashpirt.Dyfishove cmimin e ujit dhe nuk ka asnje permiresim as ne cilesi dhe as ne oret e furnizimit me uje ne kryeqytet.FUCK YOU BASTARD i RAMES.

    Përgjigju
  • Fad: 29/07/2019 06:17

    Z. Veliaj banojme tek kompleksi magnet ne perendim te zjarrfiksave, po te shikoni trotuaret e pallateve jan zaptu nga lokalet dhe esht shum e veshtir kalimi, ju lutemi ajdeni shikojeni se esht nje turp i vertet. Nuk e dim kush i ka dhen leje ketyre zaptuesve.

    Përgjigju
  • Rezarta Pira: 28/07/2019 21:30

    Zoti Veliaj administratoret e pallateve Jane nje domosdoshmeri per cdo pallat dhe per banoret . Mund te na thoni ju lutem sa administrator operojn ne tiran dhe kush Jane benefitet e te pasurit te nje administratori

    Përgjigju
  • Suela: 28/07/2019 21:26

    Si do te veprohet kur banoret e nje shkalle nuk bien dakord per te zgjedhur nje administrator?

    Përgjigju
    • Tito: 29/07/2019 16:06

      E vendos bashkia.

  • edi: 28/07/2019 20:30

    VELIAJ ju jeni simbol i Shqipetareve qe i mbron mbeshtet .Ju adhurojme gjithcka qe beni WE LOVE YOU HUMAN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare