Nga 1 Janari 2017, bizneset apo individët që kryejnë aktivitet ekonomik në Bashkinë e Tiranës do të përfitojnë procedura më të lehta tatimore, çka do t’u kursejë më shumë kohë në marrjen e shërbimeve të nevojshme nga administrata tatimore.
 
Nga ky vendim përfitojnë 50 mijë bizneset që veprojnë në kryeqytet. Lajmin e bëri të ditur sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik të Tiranës, ku ai prezantoi edhe disa nga masat lehtësuese, që u vijnë në ndihmë bizneseve dhe aktiviteteve të tjera ekonomike në Tiranë.
 
“Duke nisur nga 1 janari, kushdo që bën biznes në Tiranë apo dëshiron të krijojë një biznes të ri, jo vetëm që do të dorëzojë më pak dokumente pranë sporteleve të tatimeve lokale, por do të marrë përgjigje thuajse 2-3 herë më shpejt se më parë për shqetësimet apo kërkesat e veta siaps ligjit. Në këtë mënyrë, u vijmë në ndihmë 50 mijë bizneseve që janë aktive në Tiranë, të cilat në përditshmërinë e tyre kanë një marrëdhënie konstante me zyrën e taksave lokale. Nuk flas për një numër të vogël kërkesash apo ankesash. Janë rreth 30 mijë kërkesa çdo vit, rreth 2470 biznese, që çdo muaj paraqiten pranë sporteleve të Tatimeve lokale”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.
  
“Angazhimi im është që në këtë vit të dytë të mandatit tim, pasi ka kaluar faza e emergjencave të vitit të parë, do të jetë edhe një fokus më i madh për të promovuar sipërmarrjet lokale dhe të gjithë ata që bëjnë biznes të ndershëm në qytetin tonë, si dhe çfarë mund të bëjë bashkia për t’ia bërë më të lehtë jetën, po sigurisht për të ndihmuar me infrastrukturë apo me të gjithë lehtësirat e nevojshme për të pasur histori të suksesshme biznesi”
, tha Veliaj.

Duke bërë një prezantim të detajuar të këtyre lehtësirave, kryetari i Bashkisë përmendi se një prej procedurave të lehtësuara është edhe ajo për vërtetimet e likujdimeve të detyrimeve vendore.
 
“Deri dje kjo ka qenë një procedurë që zgjaste 3 ditë; tre ditë për të marrë një vërtetim dhe kur ishte ditë fundjave shkonte deri në 5 ditë. Nga 1 janari 2017, të gjitha bizneset e Tiranës që do aplikojnë për t’u pajisur me vërtetim likujdim detyrimesh do të duhet të dorëzojnë në sportelin e taksave lokale vetëm kërkesën dhe kopjen e kartës së identitetit. Vetëm kaq dhe do të pajisen me vërtetim, jo pas tre ditësh, por brenda ditës, duke mos humbur kot kohë”, tha ai.

Një tjetër procedurë që do të lehtësohet është edhe ajo për kërkesat online, për të cilat kërkoheshin një numër i madh dokumentesh, si dhe një kohë e gjatë për marrjen e përgjigjes.
 
“Edhe për kërkesën apo ankesën online kërkoheshin një mal me dokumente. Sa i përket afatit kohor për të trajtuar një kërkesë apo ankesë të tillë, administratës së taksave vendore i duheshin plot 30 ditë. Propozimi ynë është ky: Duke nisur nga 1 Janari 2017, pjesa dërrmuese e kërkesave e ankesave online do trajtohet brenda 15 ditëve, ndërkohë që reduktojmë ndjeshëm edhe dokumentet e kërkuara: përveç kërkesës apo ankesës së depozituar online, bizneset thjesht do plotësojnë një formular vetëdeklarimi, ku e deklarojnë që kanë paguar këto taksa, duke i qëndruar të vërtetës së këtij formulari sepse mbajnë përgjegjësi nëse japin informacion të rremë”, shtoi Veliaj. Në total, bëhet fjalë për 6 procedura tatimore që lehtësohen, si sa i përket dokumentacionit, por edhe për të cilat shkurtohet koha për marrjen e përgjigjes.
 
Duke u ndalur te buxheti i vitit të ardhshëm, Veliaj informoi përfaqësuesit e biznesit se do të vijë me rritje të ndjeshme në krahasim me buxhetin e vitit 2016, në mbështetje të nxitjes së investimeve dhe rritjes së punësimit.
 
Gjithashtu, kryebashkiaku tha se buxheti i ardhshëm dhe paketa fiskale që e shoqëron atë nuk do të sjellë asnjë rritje taksash dhe tarifash, çka do të thotë më shumë mundësi për zhvillimin e biznesit.

Standartizim dhe thjeshtim i procedurave tatimore lokale
 
Procedura për pajisje me vërtetim për likujdim detyrimesh (350 aplikime/muaj)
Ishte:
Dokumentacioni i kërkuar:
Kërkesë nga subjekti;
Kopje të kartës së identitetit të administratorit;
Certifikatë familjare të tre mujorit të fundit;
Vertetim i pageses se takses se prones;
Vertetim i pageses se takses se baneses.
 
Afati: 3 ditë
Bëhet:
Dokumentacioni i kërkuar:
Kërkesë nga subjekti;
Kopje të kartës së identitetit të administratorit.
 
Afati: 1 ditë
 
Procedura e kërkesë/ankesë on-line (55 aplikime/muaj)
 
Ishte:
 
Dokumentacioni i kërkuar:
 
Kërkesë/ankese online nga subjekti;
Kopje të kartës së identitetit per administratoret e huaj;
Certifikatë familjare të tre mujorit të fundit;
Vertetim i pageses se takses se prones;
Vertetim i pageses se takses se baneses;
Ose vertetim qe nuk disponon banese.
 
 
Afati: 30 ditë
 
Bëhet:
 
Dokumentacioni i kërkuar:
 
Kërkesë/ankese online nga subjekti;
Kopje të kartës së identitetit per administratoret e huaj;
Formular vetedeklarimi per taksen e prones.
Afati: 15 ditë
 
Procedura e verfikimit në terren  (950 aplikime në muaj)
 
Ishte: Afati ligjor: 30 ditë
Bëhet: Afati i realizimit: 10 ditë
 
Hapa per t’u realizuar ne 2017:
A - Dixhitalizimi i Arshives që tashmë është sistemuar në DPTTV;
B - Informatizimi i proçesit të kërkesë/ankesave;
C – Pajisja me palmar për verifikim në kohë reale.
Procedura  për trajtimin e kërkesë-ankesave në aspektin juridik të bizneseve (30 aplikime/muaj)
Ishte:
Dokumentacioni i kërkuar:
Kërkesë/ankese nga subjekti;
Kopje të kartës së identitetit per administratoret e huaj;
Certifikatë familjare të tre mujorit të fundit;
Vertetim i pageses se takses se prones;
Vertetim i pageses se takses se baneses;
Ose vertetim qe nuk disponon banese.
 
Afati: 30 ditë
Bëhet:
Dokumentacioni i kërkuar:
Kërkesë/ankese nga subjekti;
Kopje të kartës së identitetit per administratoret e huaj ose Akt Perfaqesimi;
Formular vetedeklarimi per taksen e prones.
 
Afati: 10 ditë
 
Procedura  për trajtimin e kërkesë-ankesave në aspektin juridik të bizneseve (30 aplikime/muaj)
 
Ishte:
Dokumentacioni i kërkuar:
Kërkesë/ankese nga subjekti;
Kopje të kartës së identitetit per administratoret e huaj;
Certifikatë familjare të tre mujorit të fundit;
Vertetim i pageses se takses se prones;
Vertetim i pageses se takses se baneses;
Ose vertetim qe nuk disponon banese.
 
Afati: 30 ditë
Bëhet:
Dokumentacioni i kërkuar:
Kërkesë/ankese nga subjekti;
Kopje të kartës së identitetit per administratoret e huaj ose Akt Perfaqesimi;
Formular vetedeklarimi per taksen e prones.
Afati: 10 ditë
 
 
Procedura  për rimbursim shume paguar tepër në llogari bankare (5 aplikime/muaj)
Ishte:
Dokumentacioni i kërkuar:
Kërkesë nga subjekti;
Flete-detyrimi;
Ekstrakt i QKB;
Fotokopje e kartes se identitetit;
Vertetim IBAN.
 
Bëhet:
Dokumentacioni i kërkuar:
Kërkesë nga subjekti;
Kopje të kartës së identitetit per administratoret e huaj ose Akt Perfaqesimi;
Vertetim IBAN.
 
Regjistrimi i një biznesi të ri pranë DPTTV-së (260 aplikime/muaj)
 
Ishte:
Dokumentacioni i kërkuar:
Fotokopje e NIPT;
Certifikate familjare e 3 muajve te fundit;
Ekstrakt i QKB;
Fotokopje e kartes se identitetit;
Kontrate qeraje dhe dokumenti i pronesise;
Vertetim i pageses se takses se baneses;
Ose vertetim qe nuk disponon banese.
 Afati: 30 dite
Bëhet:
Dokumentacioni i kërkuar:
Fotokopje të kartës së identitetit;
Kontrate qeraje dhe dokumenti i pronesise;
Formular vetedeklarimi per pagesen e takses se prones.
Afati: 15 dite

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com