Veliaj: Nga e hëna rregulla
të reja për transportin shkollor
VIDEO/Fjala e plotë e Erion Veliajt

Veliaj: Nga e hëna rregulla<br />të reja për transportin shkollor<br />VIDEO/Fjala e plotë e Erion Veliajt
TIRANË - Nga e hëna e ardhshme trafiku në kryeqytet do të disiplinohet për tu vënë në “dispozicion” të fëmijëve në mënyrë që të mos humbasin asnjë orë mësimi. Kushdo që udhëton në orët e para të mëngjesit me makinë personale apo mjete të transportit me siguri është bërë dëshmitar i ‘bllokimit’ në trafik, që jo rrallë herë i kushtojnë “tërheqjen e veshit” në punë apo humbjen e orës së parë të mësimit.
 
Për të shmangur këtë situatë, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u prezantoi 24 administratorëve të njësive administrative, planin e ri të masave për të normalizuar qarkullimin rrugor në orët kur shkojnë dhe kthehen nxënësit nga shkollat. Masat përfshijnë edhe kufizime të ndryshme në zona të ndryshme të Tiranës.
 
Të gjitha masat që ne prezantojmë sot kanë si qellim që t’i vijmë në ndihmë nxënësve. Që nga e hëna do hyjnë në fuqi këto rregulla. Sipas një studimi, çdo javë secili nxënës humb 5minutatë orës së parë të mësimit për shkak të trafikut të rënduar. Qyteti ka 100 mijë nxënës dhe për 5 minuta vonesë për secilin kemi 500 mijë minuta të humbura në javë, që bëhen 8,333 orë mësimi të munguara në një javë. Ndërkohë që në një muaj, nxënësit e Tiranës tonë humbasin 32 mijë orë mësimi!”, - tha kryetari i Bashkisë në fjalën e tij.
 
Ja masat për transportin shkollor
Kryetari i Bashkisë prezantoi dhe një paketë të dytë masash që kanë të bëjnë me sigurinë e transportit të fëmijëve në shkollë. Masat e bëra publike sot nga kryebashkiaku Veliaj konstatojnë në vendosjen e një sinjali rrugor “autobus shkollor”, në të gjitha rrugët e qytetit, buzë trotuareve në afërsi të shkollave.
 
Gjithashtu autobusët që transportojnë nxënësit në shkollë identifikohen me simbolin sinjalistik përkatës, i vendosur në katër anët e autobusit. Ndërkohë si masë lehtësuese për qarkullimin më të shpejt është vendosur që çdo mjet shkollor lejohet të përdorë korsitë e dedikuara për autobusët urban qytetës.
 
“Transporti i nxënësve me autobus dhe furgon nuk mund të jetë si transport bagëtie ku çfarëdolloj furgoni rras e plas nga 40 kalamaj. Do të vendosim sinjalin rrugor autobus shkollor buzë trotuareve në afërsi të shkollave që të dihet ku është vendi ku lihen fëmijët. Autobusët do të kenë sinjalin dhe logon me të verdhë me portokalli që të dallohen nga furgonët e mallrave. Brenda 30 ditëve, në fund të shtatorit çdo furgon dhe mjet që transporton fëmijët duhet të ketë sinjalistikat e nevojshme. Pas certifikimit nga Bashkia, mund të përdorë korsitë për autobusët dhe urbanët qytetas, për të kapur në orar mësimin, për të mos bërë akrobacia në rrugët e Tiranës”, tha Veliaj.
 
Po ashtu, Veliaj u kërkoi adminsitratorëve të njësive administrative që të caktojnë nga dy vullnetarë në secilën shkollë për të mundësuar kalimin e fëmijëve nga njëra anë e rrugës në tjetrën. 
 
“Secili nga ju duhet të identifikojë dy vullnetarë që kur fillon e mbaron mësimi me jelek fluoreshent të ndihmojnë fëmijët të kalojnë rrugën kur hyjnë dhe dalin nga shkolla. Në të gjithë vendet e botës bëhet vullnetarisht, pra jo me rrogë, jam i sigurt që ka persona që marrin ndihmën ekonomike, pensionistët që kanë energji për të dhënë në ndihmë të fëmijëve., nga ora 07:30-08:00 dhe kur mbaron mësimi. Një vullnetar me tabelën stop dhe jelek fluoreshent të jetë te rruga para shkollës të ndalojë makinat që fëmijët të mos trajtohen më si bagëti”. 

Kufizimet e qarkullimit të makinave në brendësi të Unazës së Vogël
Më konkretisht plani i lëvizjes së automjeteve në qytetin e Tiranës përfshin kufizim 24 orë i mjeteve në brendësi të unazës së vogël, përveç veturave, urgjencave, zjarrfikësit dhe autobuzëve urban
 
Gjatë orëve të ditës do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve që furnizojnë dyqanet, marketet apo supermarketet me mallra të ndryshme. Subjektet tregtare mund të kryejnë veprimtarinë e tyre furnizuese nga ora 20.00 e mbrëmjes deri në orën 06.00 të mëngjesit.
 
Ndërsa nga ora 6.00-20.00 do ndalohet qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 3.5 ton (në Unazën e mesme të qytetit, në brendësi të saj, si dhe në rrugët Sulejman Delvina, Abdyl Frashëri, Ismail Qemali, Elbasanit dhe Blv Bajram Curri).
 
Po ashtu nga ora 6.00 – 20.00 ndalohet qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 18 ton (në brendësi të unazës së madhe të qytetit, si dhe në akset kryesore hyrëse në të)
 
Nga ora 6.00 – 20.00 ndalohet qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme deri në 25 ton (në akset kryesore hyrëse në qytet


Veliaj: Ashtu si çerdhet të kërkohet ndihma e biznesit edhe për shkollat
Gjatë fjalës së tij kreu i Bashkisë u ndal edhe në gjendjen e shkollave, të cilat siç theksoi ai në një numër të konsiderueshëm gjenden në gjendje aspak të pranueshme. Ndaj ai kërkoi nga komuniteti i biznesit dhe bordet e prindërve që ashtu siç u veprua edhe me çerdhet, të mund të vijnë në ndihmë për restaurimin në mënyrë që ato të jenë gati në nisjen e sezonit të ri shkollor.
 
“Në vlerë monetare u mblodhën rreth 2 mln dollarë për çerdhet . Do të duhet të kemi bashkëpunim me bizneset dhe bordin e prindërve edhe për shkollat. Kemi 30 mld borxh. Nuk do presim 6 vite për të nisur investimet. Disa shkolla kanë nevojë për ndërhyrje. Të funksionojë njësoj si me çerdhet. TË kërkojmë ndihmë vullnetare nga bordi i prindërve dhe bizneset.  Të bëhet një bilanc i hapësirave publike të zëna në ambientet e shkollave. Prioritet gjatë shtatorit çlirimi i hapësirave në shkolla.  Gjatë këtij muaji që do të kemi fokus përgatitjet e Tiranës me nxënësit e shkollë do të fillojmë të bëjmë promovim të nxënësve të mirë.  Ndihmoni të krijohen bordet e prindërve. Falenderoj ata qindra prindër që më kanë kontaktuar këto ditë.  Bashkë me MAS do bëjmë që Tirana të jetë numri 1 për hapjen e shkollave për komunitetin. Hapjen e shkollave për aktivitet të ndryshme.  Nuk mund t’i bëjmë të gjitha ndryshimet brenda shtatorit, por janë disa gjëra që nuk presin. Ajo që nuk pret është trafiku i mëngjesit që pengon nxënësit e mësuesit të shkojnë me vonesë në shkollë. Janë disa gjera që nuk mund të presim procedurat e tenderimit. Situata kjo është por ne nuk do dorëzohemi, do gjejmë alternativa siç bëmë me çerdhe. Disa kanë nevojë për ndërhyrje të thjeshta dhe disa për ndërhyrje më të thella si ndërhyrje inxhinierike. I kërkojmë kryetarëve të njësive të bëjnë një bilanc të gjendjes së këtyre shkollave”, - tha Veliaj.


Redaksia Online
(Gre.M/a.h/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot 

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot