Veliaj nga njësia 9: Kandidatët e LSI-së janë gjithë ditën në SPAK dhe justifikohen tek partia se po punojnë

Veliaj nga njësia 9: Kandidatët e LSI-së janë gjithë ditën në SPAK dhe justifikohen tek partia se po punojnë

Në Njësinë 9 teksa fliste me banorët e zonës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Partia Demokratike e ka humbur sensin e realitetit. Për kandidatët e LSI-së në këtë njësi, kryebashkiaku ironizoi kur tha se janë të gjithë në Njësinë 9 sepse aty afër është SPAK-u.

PD është një parti që funksionon si ‘Përputhen’. Ka një studio fikse në parti, vijnë kandidatët për ‘Përputhen’, bëjnë atë debatin e tyre një orë dhe nuk kanë lidhje me realitetin. Po të kishin lidhje me realitetin, mbasi dalin nga studio në  PD për ‘Përputhen’ do dinin të paktën që taksia e ka taksën zero, biznesi i vogël e ka zero. Pashë që ju kanë mësyrë në Njësinë 9 të gjithë kandidatët e korruptuar të LSI-së. E dini besoj arsyen pse janë të gjithë tek njësia 9? Se SPAK-u është tek njësia 9, kështu që, një rrugë e dy punë. Janë gjithë ditën në SPAK edhe mundohen që të justifikohen tek partia dhe mbulojnë Njësinë 9. Kjo është arsyeja pse të gjithë kandidatët e LSI-së në Tiranë do t’i shikoni më shumë tek 9 sepse ngaqë gjysma e ditës është në SPAK, justifikon edhe një selfie me ndonjë militant për të treguar që po bëjnë punë partie”, sqaroi Veliaj.

Veliaj foli edhe për librin e autorit Fred Abrahams, në të cilin shkruhet se çfarë i ka bërë Berisha Shqipërisë gjithë këto vite.

“Ky libër është me autor Fred Abrahams, sot është nga drejtuesit e Human Rights Watch. Ka shkruar një libër te tërë, ç’i ka bërë Saliu vendit. Kjo është java ku disa misione, jo një, jo vetëm NASA, po disa misione çuan aparatura per eksplorim në Mars. Ne diskutojmë akoma kandidimin e tretë të Saliut! E kuptoni se çfarë diference qytetërimesh? Ka njerëz që thonë rikthimi i tretë i Saliut që ka prodhuar material për gjithë librat, se çfarë do të thotë ta çosh vendin në kaos”, theksoi Veliaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Carlo: 25/02/2021 00:20

    Dove e IL Mio comment,mi senti ,Sono Io !

    Përgjigju
  • raul: 24/02/2021 18:49

    Po dihet qe leshilikes eshte nje sekt naziskin i ministrave dhe drejtoreve dhe bashkiakeve superhajdute te gjithe te pandehur sot per vjedhje me tendera fallco dhe korrupsion.ne 25 prill sekti naziskin i Sudes se perralles me 5 pika per skrap

    Përgjigju
  • O tej: 24/02/2021 18:37

    Berisha e ka vendin ne Tufine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Duka u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Duka u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici