Veliaj: Njësia 1 poliqender e Tiranës
vazhdojmë investimet në çdo lagje

Veliaj: Njësia 1 poliqender e Tiranës<br />vazhdojmë investimet në çdo lagje
Pas ndërhyrjeve në rrugën "Ali Demi", Njësisë 1 në kryeqytet i shtohet edhe një rruge tjetër me standarde dhe trotuare më të mira për banorët. Bashkia e Tiranes ka përfunduar rikonstruksionin e rrugës “Ali Shefqeti”, investimi i cili ishte i domosdoshëm për banoret e zonës, duke qenë se ajo ishte amortizuar shume nder vite. Kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj, falenderoi banorët për bashkëpunimin dhe shtoi se ky investim është edhe një vlerë të shtuar për pronën e çdo qytetari.
 
“Ka qenë një nga komunitetet më bashkëpunuese me Bashkinë e Tiranës. Kemi pasur një dakordësi që të tërhiqen muret, që të lirohen trotuaret, sidomos në funksion të fëmijëve në një zonë ku ka disa shkolla. I falënderoj me gjithë zemër sepse tregon që qytetaria sjell produkte të mira. Secilit jo vetëm i është liruar trotuari, por i është rritur dhe vlera e shtëpisë, sidomos kur ke një rrugë të standardeve të larta që përshkon një aks shumë të rëndësishëm të Tiranës”
, u shpreh Veliaj.

 Ai pohoi se njësia nr.1 parashikohet të jetë një nga poliqendrat e Tiranës dhe si e tillë ajo kërkon infrastrukturë moderne.
 
“Njësia nr.1 ka më shumë banorë se disa qytete dytësore të Shqipërisë dhe kjo është arsyeja pse në filozofinë tonë të planit të ri urbanistik, është një prej poliqendrave të Tiranës. Nuk mund të ketë poliqendra pa infrastrukturë, ndaj ka një aks kryesor që e lidh me qendrën e Tiranës. Sigurisht, institucionet arsimore, kulturore, shëndetësore e mundësojnë të funksionojë si poliqendër, pra si një qendër më vete e Bashkisë, pa u dendur të gjithë në qendrën e Tiranës”, shprehet kryebashkiaku.

Veliaj shtoi se bashkia ka mundësinë të mendojë jo vetëm për investimet në rrugët kryesore, por edhe për çdo rrugicë apo bllok pallatesh në brendësi të zonave të banuara. 
 
“Tani që afron momenti i draftimit të buxhetit, është shumë e rëndësishme të themi njëherë se çfarë bëmë me buxhetin e vitit që kaloi dhe sot jemi ballëhapur në këtë komunitet. Deputeti, administratorja, këshilltarët, kryetari i Bashkisë mbajtën fjalën, çdo qindrarkë shkoi për këtë komunitet. Ka pasur një investim cilësor dhe tani e kemi mundësinë të mendojmë për investime ne blloqet e pallateve dhe terrenet sportive te zonës”, shprehet ndër të tjera Veliaj.

Kryetari i bashkisë theksoi se investimet janë jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në kulturë. 
 
“Pjesë e planit tonë urbanistik është që jo vetëm banesat sociale të mos jenë një geto, pra të kenë një infrastrukturë që i lidh me rrugën kryesore, por me planin e ri urbanistik ndërtimet e reja do të duhet të kontribuojnë tek fondi i banesave sociale në shkëmbim të volumeve që do të marrin nga Bashkia e Tiranës. Kësisoj kemi bërë një investim jo vetëm në infrastrukturë për rrugën, në strehim për çështje të banesës, por edhe në kulturë sesi si qytetar, si bashkëjetues, si njerëz që ndajnë të njëjtën hapësirë, kemi ditur të largohemi pak nga terreni ynë për t’u siguruar që ambienti i përbashkët është në përfitim të të gjithëve”, shprehet ai. kryebashkiaku.
 
Deputeti i PS, Ditmir Bushati, solli në vëmendje se reforma territoriale e ka zgjeruar ndjeshëm Bashkinë e Tiranës, çka bën që edhe rrugët që më parë konsideroheshin periferike, tani të marrin vëmendjen e duhur nga bashkia.

“Me reformën e re territoriale Bashkia e Tiranës është bërë disa herë më e madhe se ç’ishte dhe nocioni për qytetin ka filluar gjithashtu të ndryshojë, sepse rruga “Ali Shefqeti” që dikur konsiderohej si rrugë periferike e Tiranës, sot mund të konsiderohet fare mirë një ndër rrugët kryesore të saj dhe një rrugë model që ia vlen të bëhet edhe në vende të tjera”, tha Bushati.

Ai falenderoi Bashkinë e Tiranës për këtë investim, por edhe komunitetin që u tregua bashkëpunues, ndërsa shtoi se një punë e përbashkët do të mundësojë infrastrukturë më të mirë për të gjithë njësinë nr. 1. 
 
“Falenderimi shkon për ekipin e Bashkisë së Tiranës, për komunitetin e Shkozës, të cilët u treguan mirëkuptues për zgjerimin e trotuareve dhe për rregullimin e një rruge me standarde të plota për komunitetin që jeton këtu, për fëmijët që shkojnë çdo ditë në shkollë sepse është një rrugë, e cila në harkun e jo më pak se 500 metrave ka 2 shkolla. Jam besimplotë që pas kësaj pune shumë të mirë të Bashkisë së Tiranës me rrugën kryesore të njësisë nr.1 dhe me punën që po bëhet për përmirësimin e infrastrukturës së blloqeve të pallateve, do të kemi mundësi bashkërisht të punojmë për të përmirësuar infrastrukturën edhe në zona të tjera dhe për ta lidhur gjithë komunitetin që jeton në njësinë nr.1”,  u shpreh së fundmi  deputeti Ditmir Bushati.

[gallery]19222[/gallery]

veliaj

veliaj
 (Përfundimi i rikonstruksionit të rrugës “Ali Shefqeti”)

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër