Veliaj një ditë pas betimit si kryebashkiak: Do përmbushim çdo premtimi që kemi dhënë për Tiranën e shekullit të ri

Veliaj një ditë pas betimit si kryebashkiak: Do përmbushim çdo premtimi që kemi dhënë për Tiranën e shekullit të ri

Erion Veliaj

Puna e bërë në 4 vitet e shkuar do të vijojë edhe në këtë mandat të dytë të kryebashkiakut Erion Veliaj për ta transformuar Tiranën në një qytet europian dhe modern. Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka reaguar sot për herë të parë që pas ceremonisë së betimit, duke bërë të ditur se është i vendosur që bashkë me anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak të realizojë çdo zotim të dhënë.  

“Në këto 4 vite bashkë me mbështetjen e qeverisë, bëmë shumë për Tiranën e shekullit të ri.  Jam besimplotë që në këtë mandat të dytë, e gjithë energjia ime dhe e anëtarëve të rinj të Këshillit Bashkiak do të shkojë për përmbushjen e çdo premtimi që kemi dhënë. Bashkë!”, shkruan Veliaj.

Ai u betua gjatë pasdites së djeshme në prani të kryeministrit Edi Rama, ndërsa u angazhua se në këtë 4 vjeçar do bëj më shumë punë të mira për Tiranën dhe do të angazhohet çdo ditë për ti shërbyer dhe rritur mirëqenien e qytetarëve të saj. Veliaj tha se nuk do t’i zhgënjejë qytetarët dhe se do të punojë për vijimin e projekteve transformuese për qytetin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KIRI: 31/07/2019 23:28

    NUK DUA ASGJE ERION,,,,VETEM nje kerkese kam,,te dal njehere nga liqeni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë