Veliaj: Nuk keni lekë të paguani
taksën?Mos zini hapësirën publike

Veliaj: Nuk keni lekë të paguani<br />taksën?Mos zini hapësirën publike
TIRANE - Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha këtë të martë se Bashkia e Tiranës nuk do të tërhiqet nga taksa për zënien e hapësirave publike, pasi kështu theksoi ai, luftohet i forti që zapton trotuarin dhe mbrohet interesi qytetar. 
 
“Taksa e biznesit të vogël, një taksë që fillonte me 250 mijë lekë dhe mbaronte me 2 milionë lekë, në varësi ku ishe me kufirin e biznesit të vogël, është bërë zero. Çfarë bën brenda dyqanit tënd, në punishte, në furrë, pastiçeri, rrobaqepësi etj, është zero. Në çastin që del jashtë, ajo hapësirë është e të gjithë qytetarëve. Kushdo që ecën mbi trotuar, po ecën mbi pronën e vet, çdo njeri që ecën në rrugët e Tiranës, ecën mbi pronën e vet. Askush tjetër nuk ka të drejtë t’ia marrë pronën pa pagesë qytetarëve”, - tha Veliaj.
 
Gjatë një takimi në Bashki me ndërlidhësit e komunitetit, kryebashkiaku tha se ata biznese që nuk i përgjigjen këtyre taksave se nuk ka punë, le ta lirojë pronën publike të qytetarëve.
 
Nëse pasi ke zënë hapësirë publike në zonën A, zona më e shtrenjtë e qytetit, ku kafja në fakt është 800 lekë, nëse nuk nxjerr 500 lekëshin sa për të paguar këtë dhe nuk ke aq punë, përse e zë hapësirën publike?”, u shpreh Veliaj, ndërsa shtoi se taksat i shërbejnë më pas qytetit për të bërë më shumë shkolla, çerdhe apo kopshte.
 
Për këtë qëllim, ai u ka kërkoi ndërlidhësve të komunitetit që të bisedojnë me banorët e lagjes së tyre për t’i shpjeguar se taksat që aplikon bashkia këtë vit për bizneset, në krahasim me ato që aplikoheshin një vit më parë, janë ulur, por edhe janë zeruar siç është taksa e biznesit të vogël apo ajo e tabelës.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot