Veliaj nuk komenton kandidimin
për Tiranën...por as nuk e mohon

Veliaj nuk komenton kandidimin<br />për Tiranën...por as nuk e mohon
TIRANE - Ndërsa ethet për procesin zgjedhor kanë përfshirë kampet politike e në mënyrë të veçantë vëmendja është përqendruar në kryeqytet lidhur me kandidaturat që do jenë për drejtimin e Bashkisë më të madhe në vend, një nga emrat e përfolur mediatikisht si kandidat i së majtës ministri Erjon Veliaj nuk komentoi nëse do të jetë në këtë garë. 

Ndërsa u angazhua drejtpërdrejt për organizmin e festimeve për Ditën e Verës në Tiranë, ministri Veliaj as nuk konfirmoi, por as mohoi faktin nëse do të jetë në këtë garë nëse i propozohet nga lidershipi socialist Edi Rama.

Angazhimi juaj direkt me organizimin e kësaj feste në kryeqytete a lidhet me kandidimin tuaj në Bashkinë e Tiranës?
Jo lidhet me faktin që ministria nuk është vetëm e Mirëqenies është edhe e Rinisë dhe në një vend ku mosha mesatare është më pak 30 vjec ministria e rinisë dhe minsitritë e tjera që merren me aktivitetet arsimorm, kulturore, ka një rol për të luajtur.

A do jeni kandidat për Bashkinë e Tiranës?
S’kam këtu për të folur për këtë dhe nuk është kjo një gjë që më shqetëson. 

Procesi zgjedhor i 21 qershorit ka përfshirë në negociata drejtuesit e partive të koalicionit qeverisës për përcaktimin e kandidatëve të përbashkët. Ndonëse ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare, mendohet se aleati kryesor i Partisë Socialiste, LSI do të shkojë në të paktën 6 bashki kryesore me kandidatët e saj. Po ashtu këtij koalicioni ka gjasa t’i bashkohet edhe PDIU e Shpëtim Idrizit i cili po negocion me dy kampet politike majtas dhe djathtas.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë