Veliaj nxjerr projektin e Teatrit të ri Kombëtar: Do të jetë 6 herë më i madh se ai që u shemb, do ta bëjmë me kredi (VIDEO)

TIRANE- Kryebashkiaku Erion Veliaj mblodhi online Këshillin Bashkiak të Tiranës sot pak para protestës tek Teatri për të prezantuar projektin e ri të Teatrit Kombëtar. Erion Veliaj u shpreh se teatri i ri do të jetë në pronën e vet, do të jetë 6-herë më i madh dhe do të ketë të gjithë teknologjinë moderne që kërkuan artistë, përfshi edhe skenën ultramoderne me rotativë. I projektuar sipas konceptit të Bjarke Engels, një prej arkitektëve më të mirë në botë, godina e re do të ketë për herë të parë jo një, por disa skena ku artistët do të vënë shfaqjet e tyre para publikut.

VIDEO/Fjala e plotë e kreut të bashkisë Erion Veliaj

"Njerëzit janë zgjedhur për të marrë vendime të vështira. Nëse do të kishin qenë të lehta do i kishin marrë të tjerët para nesh, Basha. Nuk është e lehtë të zgjohesh në mëngjes me mallkime. Ishte një vendim i vështirë, por i drejtë. Në terma të përgjithshëm bëhet fjalë për një tetar 8930 m2, pra janë trefish krahasuar me ekzistuesin dhe gjashtëfish nga ajo që ishte në hipotekë. 8930 metra do të bëhet. I vjetri në hipotekë pa shtesat ishte vetëm 1250 metra. Pra, 9 metra për teatrin e ri janë trefish me ekzistuesin dhe gjashtëfish krahasuar me cfarë realisht ishte në hipotekë.

Auditori kryesor do të ketë 650 vende në një hapësirë gjigante prej 750 m2, ndërkohë që vetëm skena gjigante do të jetë 630 m2 e përshtatshme për të gjithë veprat artistike.  Ky projekt plotëson edhe ëndrrën e kahershme të aktorëve për ambiente ndihmësve.  Në vend të kutive prej kartoni apo dollapëve plot myk, në dispozicion të aktorëve si ambiente ndihmëse do të jenë 520 m 2, ndërkohë që 1800 m 2 do të shërbejnë si ambiente ndihmëse për skenën.

E konceptuar të jetë edhe si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë dhe e dedikuar vetëm për art, godina e projektit të Teatrit të Ri ofron edhe dy salla Balc Box me 150 vende dhe 350 vende duke i dhënë shansin grupeve të ndryshme artistike, mes tyre edhe të rinjve, që të ngjisin në skenë veprat e tyre. Falë një arkitekturë me dizajn modern,  Teatri do të ketë edhe një auditor të hapur në tarracë për në pranverë dhe verë me 380 vende, duke krijuar një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, me të gjitha kushtet e nevojshme për realizimin e shfaqjeve teatrore.

Godina e re do të ketë edhe depo për ruajtjen brenda të gjithë standardeve të materialeve të Teatrit, zyra administrative, hapësira teknike etj. Teatri do të ketë të inkorporuar edhe një hapësirë publike, ku do të jetë recepsioni për të dhënë informacione për artdashësit, ambiente të tjera ndihmëse, si dhe katering që mund të shfrytëzohet nga aktorët gjatë provave apo publiku para apo pas shfaqjeve që do të jepen. Kur dikush tha pse do të ketë lokal, kur teatri aktual kishte 8 lokale, ishte pjesa më aktive, që e përdornin për kafe dhe raki ngrehinën e deri djeshme" tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:40
Veliaj: Basha jeton në dy vila te fshati i oligarkëve, Rama në fshat, unë atje ku isha...

Një përgjigje, Erion Veliaj sot e ka pasur edhe për Lulzim Bashën që e ka akuzuar për favorizim të oligarkëve. "Ata flasin kundër oligarkëve dhe jetojnë te fshati i oligarkëve, dy vila te oligarku që anatemon më shumë, aty rri lideri i opozitës, kryeministri në fshat, unë aty ku kam qenë para se të bëhesha ministër" tha ai.

Ora 13:34
Sherri mes protestuesve, Veliaj: Vloi druri! Rrugaçët s'e dinin ku binte, më pyesnin mua për Teatrin

Kryebashkiaku Veliaj komentoi sherrin mes protestuesve dje dhe sulmet e mallkimet kundër tij. "Shtrija e dorës që bëra dje vlen edhe sot. E patë se çfarë ndodhi me PD-në dhe LSI-në. Vlon druri kur nuk bie dakord me udhëheqësit e gjumit. Më kujton cdo moment të debateve dhe histerisë dhe sulmeve që i kemi pasur.

Mallkimet konfirmojnë atë që kam ditur, njerëz që përfshihen në këtë gjuhë të rrugaçtë nuk kanë shkelur kurrë në teatër. Më kujton javën e fundit kur grupet e militantëve që kishin radhën te teatri i vjetër më pyesnin Lali Eri ku bie teatri se kemi radhën. E kuptoj politizimin" tha ai.

Ora 13:34
Veliaj: S'i kemi lekët, Teatrin do ta bëjmë me kredi, qeveria do të japë garanci sovrane

Kryebashkiaku Erion Veliaj shpjegoi sot me cfarë financimi do të ndërtohet Teatri i ri Kombëtar. "Nuk i kemi lekët, por Teatrin do ta bëjmë me paratë e bankës. Ne marrim kredi nga BERZH-i dhe banka të tjera. Është praktikë normale. Po e bëjmë vetë, qeveria i jep bashkisë garanci sovrane dhe ne e marrim nga bankat dhe e bëjmë vetë. Besoj që në këto tre muaj do të punojmë me dy ekipe, ekipi financiar, që negoccion kredinë dhe ai teknik për detajimin e projektit. Teksa shkojmë drejt detajimit kemi mundësi që të bashkëpunojmë të gjithë për të hapur themelet brenda këtij viti" tha ai.

Ora 12:58
Veliaj: Berisha kur ishte në pushtet kërkoi ta çonte Teatrin te Piramida se s'mbante më

1589799148_veliaj8.jpg
Kryebashkiaku Veliaj tha se Berisha kur ishte në pushtet kërkoi që ta zhvendoste Teatrin Kombëtar te Piramida për shkak të gjendjes së krijuar. "Në 2007 Berisha thoshte të shkojë te Piramida, se nuk e mbante më ngarkesën apo peshën njerëzore dhe peshën për aktivitete dhe nuk erdhi kurrë një trupë e huaj". (Shiko videon)

Ora 12:53
Veliaj tregon pse Teatri u shemb natën: Ja përse e morëm këtë vendim (VIDEO)

Kryebashkiaku Erion Veliaj tregoi përse Teatri u shemb natën. "Konflikti mbi teatrin eskaloi kur u përfshi politika. Ne gjykuam se do të ishte e rrezikshme për protestuesit nëse do të prishej ditën. Unë kam përjetuar 21 janarit kur Berisha të vriste me duar në xhepa.

Ne zgjodhëm momentin me riskun më të vogël, prandaj e bëmë ndërhyrjen në atë orë, më vjen mirë që nuk patëm të lënduar, as përdorim përtej eksesit të forcës, përtej shoqërimit për okupimin e hapësirës publike apo partive të mbaruara".

Ora 12:53
Referendum për Teatrin? Veliaj: E bëmë në 2019, opozita bojkotoi

I pyetur se përse nuk u bëri referendum për teatrin, Erion Veliaj u shpreh se "Ne e bëmë referendumin në 2019. Unë u paraqita në referendum dhe mora të njëjtat vota si në 2015.

Kur e braktis këtë referendum, këshillin parlamentin. Ne të presim?! Kur ti prapë mund të mos vish. E pashë histerinë e djeshme, por vendosin kutitë", referuar zgjedhjeve lokale. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ina: 18/05/2020 22:12

    Ky veliaj sa here flet i dyfishon gjerat. Para nje jave te babaramo tha do e bejme tre here me te madh tani na thote 6. Apo i doli hapesire shtese qe se kishte parashikuar?

    Përgjigju
  • asl: 18/05/2020 21:27

    Po n.q.s nuk prishej teatri dhe nje moment ne nje shfaqje teatrale binte termet,a e dinte z.Budina se c'mund te ndodhte?

    Përgjigju
  • Tosi: 18/05/2020 21:20

    Po pse 6 here me te madh teatrin o Veliaj dhe gjithe ai borxh 30 miliob euro. Nuk jemi ne Paris, mjafton 2 here me te madh se nuk hyjme shume ne borxh

    Përgjigju
  • liku: 18/05/2020 19:23

    Vetem emrin teater kishte se ishte amortizuar komplet gati per tu shembur e vertetoi prekja qe i beri eskavatori dhe u rrezua komplet

    Përgjigju
  • Ela: 18/05/2020 17:09

    Shembet teatrin kur s'ka para per ta ndertuar?! Kush do e paguaje kredine? Po i fusni ne borxhe marramendese brezat e ardhshshem o kusaret me te pangopur qe ka pare historia e Shqiperise! Keni zaptuar partine socialiste por nuk keni asnje lidhje me idete e majta, jeni vetem 1 bande mafiozesh qe e shfrytezuat per te bere krime nen petkun e pushtetit!

    Përgjigju
  • Hahahahah: 18/05/2020 17:07

    Hahahaa pale te ishte shembur 15kateshi cfare do te kishte ndodhur.A MOs Valle ky Teatri yne Kombetare i vecante nje simbol i qyteterimit .... krasohet me Katedralen e Parisit. Si bejme si te “virgjer” po pse po qysh po andej sbehet keshtu andej ska fukarenj jo po fsahti jo po qyteti. Hahahaha

    Përgjigju
  • free: 18/05/2020 16:45

    Si teater suedez do behet , edhe plazhin si ne suedi, edhe suedez do behemi te gjith se kshu i pelqen kungullit te madh. Rroft Ed Rama mbreti i dyte i shqiperise dhe baba i kombit.

    Përgjigju
  • tironci: 18/05/2020 16:17

    Ke harru me heq kullat onash thuj arkitetktit me te mire ne bote, po pse me skishim arkitetkt shqiptar po na sill i keto drogaxhit e huj eeee, te pakten te mershit italiont ato jane nona ndertimit

    Përgjigju
  • WTF: 18/05/2020 15:26

    Ai teater ra me nje te goditur dhe ishte vetem kallamishte e balte e na u ngriten te gjithe keta gjoja qe u erdhi keq per teatrin si Monika me Range Rover e Luli qe gjoja e zuri gjumi, ik o se late nam keni 3 dite ham ham gjithe andej e bejne tani si eksperte, a ishin po ta legena te PD qe dolen te liqeni me kobure ne dore e tani cojne femijet e tyre te luajne aty.Mos u beni viktima te politikes po protestoni per papunesine e per cfare ju keni nevoje dhe mos dilni per Monen se Lulin se i kane vene ne terezi gjerat dhe jane bashke te gjithe ne kete loje Meta, Rama, Basha.

    Përgjigju
  • Elvis: 18/05/2020 15:24

    O zot cfare lloj amfibi eshte ky...sdi ça ti thush... gruan erion, ku ta kesh dhe perjetesisht

    Përgjigju
  • Aaaa: 18/05/2020 15:19

    O legen n fshat jeton rama mos i ke cuar gje qese me ndima se gjyna rama

    Përgjigju
  • Ermal Kanada: 18/05/2020 15:02

    Nuk jam as militant as simpatizant i PD e as Kam per ticket votuar kurre. Por keta Po ia kalojne Enverit, bejne cte duan. Edhe sikur ge ishte per tu shembur teatri, nuk behet sic e bene keta. Sala e kompani jane shpellare, keta jane mafioze klasi. Kur te votoni perseri kurre MOS votoni me as njerin as tjetrit. E nqs ne Shqiperi ka vetem dy flete votimi/aleanca hidhni shkaravina. 1milion here krize politike pa qeveri see me keta, e kuptoni qe Jane kriminela apo doni me teper dajak?

    Përgjigju
  • Arbeni: 18/05/2020 14:52

    A te qi...sha ate gruan mor cuni i kur*es......

    Përgjigju
  • Karandashi: 18/05/2020 14:41

    Merren kredi për t kultivuar llumin, dhe jo për të pastruar llumin? - shtet uturak!

    Përgjigju
  • Vrojtuesi: 18/05/2020 14:22

    Ky është më i shtiri dhe më i neveritshmi i shpurës “Rilindase” ( që fatkeqësisht fshihen pas emrit të bukur Rilindje) që kanë kapur si virus Partinë Socialiste. Këta që shkelën mbi drejtësinë që duhej vënë për 26 viktimat e Gërdecit, mbi 4 njerëzit e pafajshëm të vrarë në mes të bulevardit në 21 Janar sot kanë fytyrë ende e dalin e cicërojnë. Shumica e popullit nuk do t’u shikoi më me sy ju dhe ata të tjerët (Luli, Mona e Iliri) që luajnë teatër bashkë me ju në kurrizin tonë dhe mbani peng të ardhmen e fëmijëve tanë.

    Përgjigju
  • Kafsha: 18/05/2020 14:19

    Po kur të bjere shi gjith ai uje qe do mblidhet aty në tarrace ku do shkoje!

    Përgjigju
    • Kafsha: 18/05/2020 20:09

      Tarraca nuk qenka vetem tarrace por skene verore dhe e zënë se nis nje shi rrebesh nga ata shirat e Tiranës ndërkohë që bagtia eshte duke kullotur sytë. Si i bëhet or toç.....?

    • Pergjigje per kafshen: 18/05/2020 14:59

      Mire qe keke kafshe po qeke dhe budalla , :D si do mblidhet uji , ne ndertim ka ato qe quhen kanale kulluese . Beasoj se je nga ato qe nuk di ku i bie teatri , por kur le takim e le tek "Kali" hahahahha

  • [ ]: 18/05/2020 14:16

    Nuk kam asnje lidhje as me PD dhe as me PS,per te gjithe injorantat pa info teatri ishte ndertuar nga arkitekt dhe specialista Italiane ne vitin 1939,njelloj si ndertesa e bashkise dhe ministrite jane ndertuar nga Italianet vazhdojne te jene ne kembe.Argument bindes tjeter ndertesa e teatrit nga Italianet kaloi testin e termetit me te fuqishem te nentorit ku nuk i ndodhi asnje plasaritje.Per ju qe shkruani me tifo partie dhe qe nuk keni dale asnjehere jashte shtetit lexoni komentin e SHKODRES qe flet per rastin e KANADASE.

    Përgjigju
  • Eriona: 18/05/2020 13:55

    Pse nuk merr kredi njehere, per te ndertuar shkolla e kopshte, shtepi per te pastrehet prej termetit. Pastaj mendo per kredi per teater. Sidoqifte Tirana e ka per momentin nje teater Turbinen.

    Përgjigju
  • PËR TANIN: 18/05/2020 13:54

    O tan a e pe se me çfar ishte ndërtuar teatri a e pe mor fillozof ishte kasht e presuar e teneqe. Turpi Botës një karikatin e turpshme që nuk gjë det as në kabul. Po krimineli sjal ngjit hajdut do shkak për rëmuj e do që të djegi Shqiprin si zari i spiunit sërb bastardit salhe. Po ksaj radhe do digjet vet brënda. Po ti mor bur që nga emri tani dukesh qytetar a je ti dakort me jevgjit fatmir mediun që të bëj demokraci ky qeni evgjit mediu me duart me gjak. Po sikur të ishin njerzit e tu ata që vrau jevgjiti mediu ÇFAR DO THOSHE TI MOR ZOTNI I DASHUR ? ? ? Prandaj mos fol kot po flit me fakte. Edi Rama mund të ket 100 gabime po nuk është kriminel i dashur tani. Falemnderit për mirkuptimin.

    Përgjigju
    • I pa dituri: 18/05/2020 14:46

      Problemi eshte se ti o njeri i mire nuk ke lexuar ndonje liber per historine e botes, per trashegimine etj etj. Se je koke bosh dhe je nje vegel e mafias qe tashme del hapur ska asnje siklet por do te jete e dukshme, hapur ne diten per diell. Po ta banalizoj temen, a e di ti sa kushton nje veture e vitit 1930 apo 1960.....shume me teper se nje veture e vitit 2010!! Dakort! Minimumi distancohuni nga tifozlleku, tregohuni te arsyeshem, reflektoni thelle!! Klasa politike shqiperi eshte e KLABUR nga te gjitha anet. Nuk eshte banditi rama me i mire se banditi sali apo mediu, ndaj mos u beni tifoze te pisllekut se ne fund te dites mafjozet prape bosh ja u lene frigoriferin ne shtepi.

  • K/Tani: 18/05/2020 13:43

    Pirdh pirdh o Tani se lirohesh,boll te shikosh baxhellen e Ilir Metes te ulur ne rruge i ke thene te gjitha,nje grua ordinere e rrugace qe te ngjall vetem neveri sa here llap.

    Përgjigju
  • Punet mbare Teater i standarteve lluksoze..Super .: 18/05/2020 13:23

    Leri ata te paditurit ,,me koke boshe.. Ne vend te punojne dhe te kujdesem per Familien..Harxhoje kohen kote..neper Rruge.. Faji i Organizatoreve te politikaneve,,qe duhan te ruajne Pasurite Vulat dhe Milionat e vjedhura..

    Përgjigju
  • Shkodra: 18/05/2020 13:20

    O Erjon, ketu ne Kanada buze liqeni eshte nje barake qe ne 1890 qe ka qene poste postare por kto injorante kanadez nuk te lene ta prekin. A po vjen me nje eskavator dhe bejme nje pallat 10 katesh se ka pamje mahnitese.

    Përgjigju
    • @Shkodra: 18/05/2020 17:09

      ... po aty ne kanada ka fukarenj?

    • Durrsaku: 18/05/2020 14:40

      Po qe e lyejne dhe e mirmbajne vit pas viti??? Mos na tregoni perrallat e shtet3ve te tjera,le te shohim ne shtepine tone njehere.... Do isha dakort te mos prishej,nese i plotesonte kushtet,por ashtu sic u therrmua nga eskavatori,mir e bene para se te vdiste dikush aty

    • hahah: 18/05/2020 14:10

      o shkodraaaa.....ku i pe pallatet???

    • Mami Eri: 18/05/2020 14:06

      E heq ky si i kursen mami shume nga pensioni, ashtu e beri dhe dasmen.

  • Rahman Gashi: 18/05/2020 13:11

    Ca vepre arti.ajo thjesht ishte nje mizerje ne mes te tiranes .po normal per molotovsat e Sali shpellarit kjo eshte nje arsye te djegin vendin

    Përgjigju
    • Ariu: 18/05/2020 14:32

      Po ca rroge thua o Vlora, ndonje sufllaqe me doppio qepe do marri se rroge nuk i jep njeri pabuksit te mu*it.

    • Freedom House: 18/05/2020 14:08

      Ti për pushime vjen ne Shqipëri ndaj per ty është bukur ajo qëndër tregetare ku brenda ka edhe teatër. Po ndjenjë patriotizmi a ke? Po Shqipëria nuk ka çi do më kullat o shqiptar. Nëpër fshatrat shqiptare ka fëmijë që smbushin barkun me bukë. Or mik nuk kanë për të ngrënë. Si mund të kënaqesh që një qeveri në atdheun tënd nuk merr parasysh mendimin e një pjese qytetaresh që nuk janë dakord me të, qofshin ata edhe pakicë. Ishin shqiptarë ata që u terhoqën zvarrë. Mos i fërko duart kur konfliktohen shqiptarët mes vetes. Turp!

    • Vlora: 18/05/2020 13:34

      Ik o Rahman merr ndonje rroge andej nga ujesjellesi, e ha ndonje cop mut andej

  • Tani: 18/05/2020 12:50

    Ky eshte fillimi i nje diktature,teatri eshte veper arti ,dhe smundet kurre te prishet se i pelqen lali (erit dhe atij shale gjatit) shum mir mund ta ndertonit né nje vend tjetet. Turp

    Përgjigju
    • Sufllaqet: 18/05/2020 14:08

      Kujdes Tani se jane hap sufllaqet, ketyre po i tha partia, edhe Colosseum e koshin hedh ne toke. Rrofte partia, ishallah ne shtepite tuaja.

    • opera: 18/05/2020 13:38

      Veper arti?! Ah te shkretet ne.

    • mjau mjau: 18/05/2020 13:31

      po cveper arti, ajo nuk eshte funksionale per kohet tona. nuk ka asnje vler nga ana pamore se eshte thjesht nje ndertes e vjeter me arkitekture basice. dhe ne gjithe boten teatrot nuk behen jashte ne fshat jan ne qender, keshtu qe per ata me pritshmeri te uleta si ju vazhdoni me nostalgji te xhaxhit

    • Tono: 18/05/2020 13:19

      Vepër arti prej tallashi dhe teneqeje? A je naiv apo thjesht PD-ist pa tru? Të krahasosh teatrin e vjetër me vepër arti është njësoj si të krahasosh një kala me një shtëpi qerpiçi!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat