VIDEO/ Kur Berisha kërkonte Teatër të ri Kombëtar: Na intereson e ardhmja, pastaj historia!

VIDEO/ Kur Berisha kërkonte Teatër të ri Kombëtar: Na intereson e ardhmja, pastaj historia!

Sali Berisha

TIRANË- Çështja e Teatrit Kombëtar ka shkaktuar debat të gjerë kohët e fundit. Artistët janë ndarë pro dhe kundër prishjes së teatrit.Ndërsa kryeministri i vendit, Edi Rama thotë se, Teatri Kombëtar duhet të prishet dhe në vend të tij të ndërtohet një i ri, me kushte më të mira. Kundër kanë dalë edhe opozitarët me në krye Bashën, Kryemadhin dhe Berishën.

Por një Teatër i ri Kombëtar është dashur të ndërtohej edhe gjatë qeverisë Berisha. Në vitin 2006 qeveria Berisha kishte akorduar 5 milionë e 600 mijë euro për ngritjen e Teatrit Kombëtar dhe Galerinë Kombëtare te Piramida.
U shpall dhe konkursi për projektin me vlerë 300 mijë dollarë dhe u fitua nga studioja amerikane, Luis Beger. Punimet për ndërtimin e teatrit vazhduan deri në fund të vitit 2010.

Në nëntor të 2010-ës, Berisha shprehej se: “Teatri Kombëtar, me një sallë mbretërore, nga më të bukurat në Evropë. E vogël, e bukur, akustike, me një arkitekturë dinjitoze. Fatmirësisht Parlamenti i bëri një rindërtim të shkëlqyer që i përgjigjet në të gjitha aspektet dhe atyre që vijnë dhe dua t’ju informoj se artistët e kanë pritur me kënaqësi shumë të madhe. E kanë vlerësuar shumë.

Dalin nga ato korridoret dhe ato pupulitet dhe vendosen aty ku kushtetuta morale e kombit i vendos ata. Dhe nuk mund të feshitizojmë diçka vetëm e vetëm se është historike, e ardhmja më intereson dhe pastaj historia.”
9 vjet më pas, kur Teatrin e ri kërkon ta ngrejë Rama, opozita dhe Berisha nuk kanë të njëjtin mendim për fetishin dhe të vjetrën.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 01/08/2019 23:09

    Rrace e qelbur malokeri e gjalle

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie