Veliaj, pako me ushqime për ish-të
përndjekurit e grevës së urisë

Veliaj, pako me ushqime për ish-të<br />përndjekurit e grevës së urisë
TIRANË - Pako me ushqime për darkat e fundvitit për ish-të përndjekurit e grevës së urisë nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. “Në këtë mënyrë ata do ta kalojnë më të qetë Vitin e Ri”, u shpreh ministri i MMSR, Erion Veliaj, i cili bashkë me drejtoreshën e Albcontrol, Belinda Balluku kanë shpërndarë disa pako me ushqime në ndihmë të familjeve të ish-të përndjekurve që hynë në grevë urie rreth një vit më parë.

Në këtë grevë prej vetëdjegies në shenjë proteste ndaj indifierencës totale të qeverisë humbi jetën Lirak Bejko dhe u plagos Gjergj Ndreca, ky i fundit tashmë në Suedi. Ndihmat ishin dhe në kuadër të nismës më të fundit ndërmarrë nga MMSR: “Shqipëria Dhuron”.

"Më vjen mirë që ndihmuam familjen e Lirak Bejkos. Për vitin 2014 e kemi rritur buxhetin për ish-të përndjekurit në 18 milionë dollarë, shumë më tepër nga sa jepte ish qeveria "e djathtë" për ta", shkruan Veliaj në Twitter.

Ndërkaq, po në kuadër të nismës Shqipëria Dhuron, Veliaj ka shpërndarë sot 1000 pako me nga 20kg ushqime të shportës për familjet në nevojë, së bashku me Biznes Albania dhe fabrikën e kepucëve Donianna. "Mirënjohës ndaj vullnetarëve që mundësuan bonuset ushqimore për familjet në nevojë", u shpreh ministri Veliaj.

Prej gati dy javësh Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka nisur fushatën Shqipëria Dhuron, së cilës i janë bashkuar shumë organizata, kompani e institucione, duke dhuruar ushqime, veshje apo lodra për familjet dhe fëmijët në nevojë.

NDIHMA PËR FAMILJET NË VARFËRI EKSTREME
MMSR ka ndarë edhe 1 mijë paketa me nga 20kg ushqime të shportës me rastin e festave. "Ku ka vullnet, ka zgjidhje. 1mijë tavolina dinjitoze për festat. ‪Mbajmë premtimet për bonusin ushqimor për familjet në varfëri ekstreme. Faleminderit Biznes Albania për 1 mijë paketat", shkruan ministri Erion Veliaj në Facebook.  ‪

erion veliaj
(Në foto: Ministri i MMSR, Erion Veliaj, duke ndarë pako për familjet me varfëri ekstreme).

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit