Plani urbanistik që është hartuar nga një grup ekspertësh me në krye arkitektin e njohur Stefano Boeri është një histori suksesi për Tiranën. Kështu ka deklaruar kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ku ka shtuar se ky plan do të zbatohet në verën e këtij viti, ndërkohë që ai tregon sesi duhet të ecë Tirana në këtë proces.

Qyteti sot nuk ka luksin për të pasur një tjetër kryetar bashkie që pas 4 vitesh që thotë se e lam me një vizion, ky plan implementohet në këtë verë, pasi ky produkt do të jetë histori e vërtetë suksesi. Platforma ju fton të gjithëve në komunikim” ka shtuar ai.

veliaj

Ndërsa arkitekti Boeri ka thënë se, Tirana do të bëhet një nga qytetet më të avancuara dhe se grupi i punës në bashkëpunim me Bashkinë do të korrigjojnë gabimet që janë bërë në planifikim.

veliaj

Ai ka shtuar se, brenda qytetit do të ketë më shumë kopshte të gjelbërta dhe se,ndërtesat do përdoren për të shpërndarë energji. Turizmi, sipas Boerit në Tiranë, do të jetë burim kryesor për të  ardhmen.

Mjedisi metropolitan, lejon sistem agroturizmi. Kam marrë shumë sugjerime nga kryebashkiaku i Tiranës, për të transformuar fizikisht Tiranën. Komunikimi është me rëndësi për zhvillimin, ndaj duhet ta kthejmë Tiranën në një smart city me përfshirje të sa më shumë qytetarëve në ndërtimin e marrjen e vendimeve. Ta bëjmë Tiranën një qytet të zgjuar, pasi Tirana është metropol  gjithpërfshirës, prodhon culture e ku integrimi kulturor e fetar ka shumë rëndësi për qytetin” tha Boeri.

Sipas tij, masterplani është model zgjerimi ekonomik, ndërkohë që është planifikuar që çdo 40 ditë do ketë takime publike, për idetë dhe planet për Tiranën.

veliaj

Fjala e kryetarit të Bashkisë së Tiranës në prezantimin e vizionit për planin urbanistik

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)