Veliaj para protestës: Është koha të bëjmë një pakt, ajo që na bashkon shumë herë më e rëndësishme se ajo që na ndan

Pak orë para protestës së opozitës, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka siguruar operatorët turistikë se gjithçka është kalimtare dhe se kryeqyteti mbetet një vend i sigurt. Gjatë takimit me ta, Veliaj i garantoi se qyteti do të jetë xixë edhe pas protestës.

“Unë parashikoj se do të kemi zgjedhje në datë 30 qershor. E gjithë historia do tretet, njerëzit do shkojnë në plazh, jeta do vijojë siç ka vazhduar në Tiranë; sot prapë kemi një protestë, duhet të qetësoni të gjithë turistët që keni nëpër hotelet e agjencitë tuaja, dhe t’i siguroni se për 15 minuta qyteti do jetë prapë xixë, as do të kuptohet fare që Tirana ka kaluar këtë lloj eksperience”, tha ai.

Veliaj, i cili kërkon një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës, deklaroi se tashmë shqiptarët e kanë kuptuar se më e rëndësishme se partitë, është familja e tyre dhe qyteti ku jetojnë. “Teksa kalojmë këto ditë sfiduese, jam i bindur që pas datës 30 qershor, jo vetëm do rikthehet fuqishëm turizmi, por teksa edhe ata që me kokat e nxehta do shkojnë të freskohen në plazh, do reflektojnë dhe do kuptojnë se ky vend nuk është më ‘97. Nëse në ‘97 njerëzit humbën gjithçka dhe depot ishin sheshit, merrje kallashin, sot secili prej nesh bën llogaritë: Kjo nuk është mirë për Kalanë, Pazarin, agjencinë që ka udhëtim këtë javë, për rally-n që organizojmë dhe nëse secili prej nesh bën më shumë dhe më kollaj llogaritë e veta se llogaritë e x politikani, unë them që edhe llogaria e Tiranës del pak më parë, se kjo e sotmja”, deklaroi ai.

Kandidati socialist tha se është koha për të bërë një pakt për të mos cenuar imazhin e Shqipërisë.

Është koha të bëjmë një pakt bashkë, në një kohë sfiduese për vendin, që të paktën për Shqipërinë, për Tiranën të flasim mirë. Ne mund të kemi bindje të ndryshme, opinione, parti të ndryshme, mund të kemi anëtarësi të ndryshme. Në fund të ditës, Tiranën e kemi bashkë dhe kjo që na bashkon është shumë herë më e rëndësishme se ajo që na ndan. Ndaj, do të doja t’ju ftoja të gjithë operatorët nëse janë operatorë të aventurës, si gjithë miqtë që merren me rally apo nëse janë operatorë të luksit, do të doja të ndanim këtë mesazh dhe mesazhin e një Shqipërie që është një vend në tranzicion, e një vendi që po përpiqet të ecë përpara me dinjitet”, u shpreh Veliaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim