Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka arritur të gjejë zgjidhjen mes Partizanit dhe Tiranës për stadiumin.
Partizani në pjesën e dytë të sezonit do të luajë në stadiumin e Tiranës. Por nuk ishte vetëm ky lajmi i mirë nga Veliaj, pasi kishte një të tillë edhe për tifozët bardheblu.
Kryebashkiaku deklaroi se ka nisur punën për shlyerjen e borxheve të klubit të Tiranës para 2013 për pjesën që i takon, ndërsa për dy vitet e fundit do të ketë audit.
"Sot kemi gjetur një marrëveshje për shlyerjen e borxhit që Tirana trashëgoi nga e kaluara që i gjetëm.
Me të njëjtin seriozitet që trajtuam borxhet nga e kaluara nga kompanitë e ndryshme, ashtu po trajtojmë edhe cështjen e borxheve të Tiranës.
Bashkia do të paguajë me këste të gjitha detyrimet nga 2013, ndërsa më pas do të ketë edhe një audit për kalimin e aksioneve.
Kemi edhe një lajm të mirë për Partizanin. Klubi i Partizanit do të përdorë stadiumin 'Selman Stërmasi' për ndeshjet për pjesën e mbetur të sezonit.
Është më mirë që ato para që Partizani i paguan për stadiumet e tjera t'i paguaj për klubin e Tiranës" deklaroi Veliaj pas takimit me Presidentin e Partizanit Gaz Demi dhe atij të Tiranës, Refik Halili.
Në pjesën e parë të sezonit Partizani i luajti ndeshjet në Elbasan për shkak se nuk arriti një marrëveshje me ekipin e Tiranës, por për dy fazat e mbetura do të luajë në kryeqytet.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO