Veliaj: Pas çerdheve nisim me
adoptimin e kopshteve në Tiranë

Veliaj: Pas çerdheve nisim me<br />adoptimin e kopshteve në Tiranë
Fëmijët e njësisë administrative nr. 5 në Tiranë kanë një kopësht të ri. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përuroi kopshtin nr. 42 në kryeqytet, i cili është rikonstruktuar plotësisht nga biznesi.

kopshti 42

I shoqëruar nga deputeti i zonës, Pandeli Majko, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se sot kopshti nr. 42 është një nga më të mirët në Tiranë.

“Fatkeqësisht, nuk i kemi pasur mundësitë në bashki, por më vjen mirë që pas adoptimit që i bëmë çdo çerdheje, tani kemi nisur adoptimin e kopshteve dhe më në fund bashkëpunimi i bashkisë me komunitetin e biznesit na ka mundësuar një nga kopshtet më të mira”, tha ai.

kopshti 42

Kryetari i Bashkisë së Tiranës falenderoi të gjitha bizneset që iu janë përgjigjur nismave të bashkisë për të ndihmuar në plotësimin e kushteve të duhura për fëmijët në godinat arsimore ku ata shkojnë çdo ditë. “Dua të falenderoj shumë të gjithë ata që janë përkushtuar, komunitetin e biznesit, të gjithë ata që kanë dhënë një dorë, komunitetin e prindërve, dhe që dashamirësisht kanë rikonstruktuar një kopsht, të cilin komuniteti e kërkonte prej vitesh”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës. 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos