TIRANE -  Qeveria ka paraqitur projeligjin e ri për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politik, që parashikon shlyerjen e detyrimeve për ata që janë ende gjallë. Por kjo nismë ka shkaktuar debate mes deputetëve në komisionin e ekonomisë, ku demokratët ngritën shqetësimin se shifra është shumë e ulët, ndërsa ministri Veliaj tha se PD e shpenzoi fondin për fushatë,

....
Drafti për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë, ka shkatuar debate në komisionin parlamentar të Ekonomisë teksa i ftuar për të raportuar mbi risitë e saj, ishte ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj. Ish-ministri i Financave Ridvan Bode, e ka cilësuar si demagogji nismën e qeverisë kur sipas tij në 8 muaj janë dhënë vetëm 620 mijë dollarë. Replika është vijuar nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Brace, i cili akuzoi demokratët, që gjatë 8 viteve qeverisje ka të ish-të përndjekur që s’kanë parë ende këstin e parë.

Për ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Veliaj projektligji synon që fillimisht të dëmshpërblehen të gjithë ata të përndjekur që janë ende gjallë dhe më pas pjesa tjetër. Përfituesit nga këto ndryshime shkojnë për 2700 persona.

Përballë metodës së vjetër të Partisë Demokratike, e cila sipas Veliajt nuk merrej me dosjet problematike, qeveria përmes ligjit të ri, do të japë dëmshpërblim progresiv në bazë të viteve të burgimit, fillimisht për 2700 veta, duke filluar nga ata me moshë të madhe.
 
“Deri tani janë 2.5 milionë dollarë për disbursime. I kanë 1200 përfitues që ende s’kishin marrë këstin e parë. Metoda e vjetër e PD ishte: Mos u merrni me dosjet problematike. Kishte persona që kishin marrë këstin e parë e të dytë dhe disa që s’kishin marrë asgjë”, tha Veliaj.

Demokratët akuzuan qeverinë se me shumat që po jep për të pëndjekurt do të duhet disa dekada për t’i dëmshpërblyer, pasi vlera në total shkon në 420 milion dollarë. Ligji u miratua vetëm me votat e mazhorancës.

Debatet ne Komisionin e Ekononise

Erjon Veliaj:
“Ne s’kishim si te jepnin asnjë dëmshperblim sepse PD harxhoi gjithë fondin për dëmshpërblimin. Ne kemi caktuar 18 milionë dollarë. Eshtë fondi më i madh krahasuar me gjithë vitet e PD. Kalimi i këtij ligji na ndihmon të shlyejmë të gjallët, pastaj kalojmë te të afërmit”.
 
Ridvan Bode: Nuk është e vërtetë që ka patur kapërcim radhe. Ju po i veconi personat me dosje me probleme.
 
Erjon Brace: Ka pasur disa kriminela që kanë vrarë njerëz në bulevard dhe kanë marrë shpërblim dhe janë shpallur të pafajshëm. PD të pyesi ish-ministrin e Financave se çfarë u bë gjatë qeverisjes së PD. Ne po përmbushim premtimet elektorale.
 
Florion Mima: Po më ankohen disa të përndjekur që Ramiz Alia ka marrë dëmshperblim 60 milionë lekë dhe ata s’kanë marrë 3 milionë.

Ridvan Bode: Ky ligj është demagogji tallëse. Prej 300 ditësh në pushtet e majta ka paguar vetëm 620 mijë dollarë për të përndjekurit.
Në 3 vitet e fundit të qeverisë së PD u hartuan dosjet dhe mbi këto dosje s’ka arsye pse të mos vijojë dëmshpërblimi. Kemi aplikuar një skemë të ndershme: Ai që dorëzonte dosjen i pari shlyhej i pari. Ju po tentoni të mbuloni bllokimin e dëmshpërblimit sepse duhen shumë fonde. Janë shumë pak në krahasim me borxhin që keni marrë. Ju duhet të shlyenit borxhet e vitit të kaluar.

Brace debate me Boden: Ju si keni dhënë as këstin e parë.
Ridvan Bode: Ka qenë problem dokumentacioni ose ka qenë në emigracion.
Erjon Brace: 2 vjet u bllokua një projekligj në kuvend gjatë qeverisjes tuaj. S’e di e bllokove ti apo Jozefina s’e di.
Ridvan Bode: Ju bëni demagogji. Keni paguar vetëm 620 mijë dollarë.
Erjon Brace: Shumë e thjesht sepse harxhuat fondet në fushatë.

Gjovalin Kadeli: Ky projekligj vjen me pak vonesë, por është ligji i domosdoshëm pasi nuk mund të bëhet më politikë me të përndjekurit.
 
Edmond Spaho: Me këto shifra do ju duhen shumë vite për të përfunduar dëmshpërblimin ndaj të përndjekurve. Në fushatë premtuat ndryshe dhe keni ardhur me qëndrim ndryshe.
Erjon Veliaj: Deri në fund të mandatit ne do të shlyejmë gjithë ish-të përndjekurit që janë gjallë.
Erjon Brace: E rritët borxhin dyfish dhe i dhatë ish-të përndjekurkurve 62 milionë dollarë në 8 vjet.
Edmond Spaho: Ju bëni demagogji.
Erjon Veliaj: Më shumë nevojë kanë 70-vjeçaret për fondet se sa te femijet dhe nipat pasi kane mundësi të punojnë. Po citoni deklarata nga persona që s’kanë bërë asnjë ditë burg. Fatmir Hoxha do përballet me padi penale për vjedhje pronash.
 
Jorida Tabaku: Dëmshpërlimi shkon në total në 420 milionë dollarë. Por shifra është shumë larg dhe s’do arrini dot t’i dëmshpërbleni.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)