Tërmeti/ Veliaj për Report Tv: 70% e familjeve në fshat janë akomoduar! Në qytet na duhet 1 vit kohë, COVID-i na pengoi! Injorojmë ato që u shtuan me 4 vila

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intërvistë ekskluzive për Report Tv ka dhënë detaje lidhur me procesin e rindërtimit në Tiranë. Ai ka deklaruar se 70% e familjarëve në fshatra janë akomoduar pasi ka pasur më pak burokracira, e ndërsa për lagjet e reja në qytet duhen 12-13 muaj kohë.

"Në disa raste, sidomos në zonat rurale ecur shumë shpejt, po kthehem nga Ndroqi, që kemi një lagje të re me 74 shtëpi, që janë strehuar banorët që i kanë pasur shtëpisë shumë larg, por do të zhvendosen në buzë të rrugës. Kemi 500 kantierë të hapura, këtu është për pjesën rurale, se në shumicën e rasteve e kanë pasur tokën vetë banorët dhe burokracia është pak më e shkurtë. Në 5 maj kemi filluar lagjen e re. I kemi pas njohur si ndërtesa të konvikte këtu në Kamëz. Fatkeqësitë mund t'i kthejmë këtu, ikën 10 banesa të zaptuara, këtu do të ndërtojmë 8 godina që do të kemi përveç konviktit, laborator, bibliotekë që të ndihet si një kampus, ka qenë një nga hapësirat më të bukura, por pastaj ndodhi zaptimi, dhe nga një perfieri e Tiranës të jetë një bizhu. Ne do të fillojmë edhe të konviktet e mjekësisë, do të rrëzohen për të fillua ndërtesat e reja dhe e treta do të bëjmë te Qytet Studeni, që kanë qenë ndërtesa të zaptuara.

Në Tiranë, në fshat kemi mbaruar me 70% të akomodimit, në qytet jemi vetëm të ndërthurje të shtëpitë individuale, ndërsa për pallatet duhet një punë 12-13 muaj për të mbaruar punën në lagjen "5 maj", Kombinat dhe kapmpuset, pasi kërkojnë më shumë financime, strukturë, kështu që jam i bindur që do të takohemi këtu prap për një vit", tha Veliaj.

Veliaj tha se COVID-i ka ndikuar në procesin e rindërtimit duke dhënë lajmin se Komisioni i vlerësimit të banesave është ndërruar 4 herë sepse për prekur nga virusi.

"Ne kemi pasur vetëm komisioni që merrej me dosjet DS1 dhe DS3 është ndërruar mbi katër herë sepse është infektuar grupi i parë, janë ndërruar në grupin e dytë,të tretë dhe para pak kohësh e ndërruam me një grup të kapët. Ka qenë e pamundur edhe për të punuar me kompanitë, për të lidhur kontrata, për të bërë shpronsimet, megjithatë, me gjithë kushte spartane, ia kemi dalë. 80% e banesave janë likujduar. Të gjithë politikanët që thonë "Samiu" do të bëhet në Paskuqan janë të rrënuar moralisht se po të kisha parë që shpërndanin ndihma, do u kisha thënë që mund të na japin mend, por në momentin qe Basha shtohet me 4 vila apo tjetra q thotë marrëzia. Injorim ato që shtohen me vila dhe respekt që shumë qytetar dhe sipërmarrës, unë ndoshta nuk bëj gjithçka, por do të japë një dorë, para një viti u rrëzuam, por them që u rikthyem fuqishëm. Në Amatrice janë ende në kontejnerë, shumë vende të fuqishme nuk kanë ecur me këto ritme", tha Veliaj.

Ai bëri edhe dallime mes dy lagjeve të reja që do të ndërtohen në Tiranë, ajo në Kombinat dhe te '5 Maji'.

"Lagjet e reja po bëhen si duhet të ishin bërë lagjet e reja, fillimisht infrastruktura dhe pastaj banesat, nëntoka me galeri, parkingjet që të mos kemi dramën e parkimi, po bëjmë lagje që dhe nga ana mjedisore do jenë shumë të mira, na duhen 20 vite për ta sjellë në terezi. E njëjta gjë do të sillet edhe në Kombinat, e kemi quajtur Kombinar, se do jetë e arteve,disa fakultete, të inxhinierisë, të arkitekturës që kanë nevojë të zgjerohen, kemi projektsone për xhami e kisha ndërsa te '5 Maji' do të jenë tatimet, doganat, hipoteka për t'i siguruar që nuk kthehet një konviktet  për të pastrehët nga tërmeti për në një lagje që gëlon", përfundoi Veliaj për Report Tv.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 26/11/2020 14:36

    Hahah na knaqe bre lali eri, edhe 1 vit jkohe thote, e pas 1 viti do thote qe na duhet dhe 1 vit ejter. e kush qenka rehatu ne fshat o lali plehri, dil njeherte e shiko realitetin e bolll bere kaseta per propagande

    Përgjigju
  • Sa i bukur je: 26/11/2020 13:11

    Sa antipatik e zhuls je o kryetar mavia, ty do te te injorojne me keq se keta me vila 4 katshe, se te pakten ata kane qene ne treg te lire skane firmosur e vjedhur nga kariket e pushtetit. Qelbesire

    Përgjigju
    • O dangelli: 26/11/2020 15:19

      Dite bardhe apo dite zi na i ka shkruar ai lart. Saliun o tutkun e mban si kokrra molles shpurra e ketij zhulsit dhe tutori i tij, ai kryeministri rilindas besoj ti ja di emrin. Ata jane bashke kane 30 vjet o dangelli, po ku di gje ti, ty te leshojne perpara edhe ec babe. Te erdhi dita votimit shko vrap zer radhen qe ne oren 6 te besh detyren.

    • Populli: 26/11/2020 15:04

      Dangellia beji te fala ktit qe me duart e tij ka vrare Arditin ne Sharre

    • Dangellia: 26/11/2020 13:42

      Po ti o dit zi qenke dru me pre ....ppupu cfar njerez mban ky dhe o perendi....te fala sali kriminelit

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare