Më 15 shtator Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë pritet të rishqyrtoj çështjen e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës të kthyer nga Gjykata Kushtetuese, pasi kjo e fundit pranoj pjesërisht kërkesën e Erion Veliaj dhe konstatoj mungesën e proporcionalitetit në masën e sigurimit “arrest në burg”, në prespektivën e praktikës tashmë të unifikuar edhe nga vetë Gjykata e Lartë.

Sepse sot Gjykata e Lartë nuk ndodhet përpara të njëjtit standard juridik me të cilin është shqyrtuar çështja Veliaj në fazat e mëparshme. Më 4 maj 2026, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë miratuan një standard të ri mbi përdorimin e masës së sigurimit “arrest në burg”. Gjykata ka përcaktuar se kjo masë ka karakter përjashtimor, se nuk mund të justifikohet vetëm nga natyra e veprës penale apo nga masa e dënimit dhe se gjykatat duhet të shqyrtojnë realisht masat alternative më pak kufizuese të lirisë personale. Po aq e rëndësishme është edhe përcaktimi se barra për të justifikuar nevojën e caktimit dhe vijimit të arrestit në burg i takon prokurorisë.

Masa e sigurimit “arrest në burg” nuk është dënim dhe nuk mund të përdoret si një dënim i parakohshëm. Parimi i prezumimit të pafajësisë kërkon që një person, përpara se të ketë një vendim përfundimtar fajësie, të mos trajtohet sikur është dënuar.

Prandaj, kufizimi i lirisë përpara vendimit përfundimtar duhet të justifikohet me nevoja reale, konkrete dhe individuale të sigurimit. Kjo nuk është thjesht një çështje teorike. Është standard i nenit 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe tashmë është bërë pjesë e drejtpërdrejtë e standardit të Gjykatës së Lartë shqiptare. Kolegjet e Bashkuara kanë qenë shumë të qarta: gjykata nuk mund të mjaftohet me deklarimin se masa e arrestit në burg është “e përshtatshme”. Ajo duhet të shpjegojë pse masat e tjera, më pak kufizuese, nuk janë të mjaftueshme në rastin konkret.

Kjo përbën një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si duhet të arsyetohet masa e sigurimit. Për të sqaruar se cila do të jetë vendim marrja e Gjykatës së Lartë, duhet fillimisht të sqarohet dhe kuptohet “Odiseja” juridike e Erion Veliaj dhe kërkesave të tij në çdo shkallë të gjyqësorit. Masa sigurimit ndaj Erion Veliajt u vendos më datë 09.02.2025 me kërkese së prokurorit të pa kualifikuar profesionalisht Olsi Dado nga GjKKO.

Edhe pse gjykata kishte proceduralisht detyrimin që masën e sigurimit të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale mos ta zbatonte si masë të parë por vetëm si “extrema ratio” në interpretim të kushteve, rrethanave dhe nevojave të sigurimit, sidomos atyre të parashikuara nga neni 230 i K.Pr.Penale kriteret e veçanta të caktimit të arrestit në burg, nuk bëri asnjë përpjekje për të analizuar dhe krahasuar masa të tjera sigurimi shtrënguese të parashikuara nga seksioni II I titullit V të K.Pr.Penale. Në vijim të këtij artikulli do evidentojmë edhe masën më të përshtatshme shtrënguese e cila do përmbushte më së miri edhe nevojat e sigurimit për shkak të natyrës së saj dhe mënyrave të kontrollit po ashtu do ti mundësonte edhe Erion Veliaj si kryetar i bashkisë të kryente funksionin për të cilin është zgjedhur dhe votuar.

Por le t’i kthehemi analizës juridike të ngjarje. Nëpërmjet ankimeve, rekurseve dhe kërkesave Erion Veliaj ju drejtua disa herë çdo hallke të gjyqësorit, GJKKO, Gjykatës së Apelit kundër Korrupsioni dhe Krimit të organizuar dhe Gjykatës së Lartë. Çdo herë kërkesat u refuzuan duke marrë të mirëqena nevojat e sigurimit të kërkuara nga një prokuror që ndoshta nuk mundet të përfaqësoj akuzën në emër të Republikës së Shqipërisë në skajin më të largët të vendit e jo më në strukturën më elitare të sistemimit të drejtësisë.

Mbas një sërë rekomandimesh dhe vendimesh së Gjykatës së Strasburgut në lidhje me aplikimin e arrestit në burg si masë shtrënguese, Gjykata e Lartë vendosi të marri një nisëm juridike për unifikimin e praktikës gjyqësore në vazhdim të një vendimmarrje të mëparshme të Kolegjeve të Bashkuara të vitit 2011. Në qendër të diskutimit juridik ishte natyra, mënyra, dhe kushtet e kriteret e jashtëzakonshme të caktimit të arrestit në burg si masë sigurimi. Në përfundim gjykata arriti në konkluzionin se kjo masë sigurimi ka karakter të veçantë dhe duhet të aplikohet si “extrema ratio” vetëm për një seri veprash penale dhe një seri subjektesh specifik. Gjykata e Lartë theksoi detyrimin e gjykatave më të ulta për krahasimin dhe argumentimin specifik në rastet e vendosjes së kësaj mase përse masa të tjera shtrënguese do ishin të papërshtatshme për përmbushjen e nevojave të sigurimit. Mbas kësaj situate Kryetari i Bashkisë ju drejtua përsëri gjykatës me kërkesë për rishikim të masës së sigurimit jo me argumentin se ishin zbutur rrethanat e sigurimit në interpretim të nenin 260 pika 2, por me argumentin se arresti në burg nuk ishte proporcional në perspektivën e një praktike të re juridike. Pa diskutim që në këtë pikë ka hipoteza dhe fantazi nga më konspirativet më e madhja ajo sipas së cilës vendimi unkifikues u mor për të liruar Erion Veliaj, por kjo nuk është aspak e vërtetë dhe e logjikshme.

Nëse Erion Veliaj do kishte mundësi edhe minimale influence të gjyqësor nuk do të kalonte dy vite në paraburgim por do ishte liruar shumë kohë më parë. Madje, nëse ai paska pas pasur këtë takat të madh, apo do kishte pasur mundësi të ndikonte në çështjen e ngritur ndaj tij mund ta kishte bërë pasi ai u hetua për dy vjet me radhë përpara se të arrestohej. Por, përkundrazi, Erion Veliaj ju ka krijuar të gjithë kushtet dhe lehtësisë hetuesve të byrosë kombëtare të hetimit, ku bashkia Tiranë dhe i gjithë stafi i saj kanë qenë në dispozicion të tyre në çdo kohë dhe me çdo mjet, duke përfshirë këtu edhe natën e ndërrimit të viteve, 31 dhjetor 2024. Pra e gjithë kjo tymnajë e ngritur me mjeshtëri dhe duke përdorur emrin e mirë të “SPAK”, disa individë e kanë shfrytëzuar më së miri për të mbarsur të gjithë opinionin publik mbi “rrezikshmërinë”, e madhe që i kanoset sistemimit të drejtësisë, prokuroreve dhe hetuesve nëse Erion Veliaj gjykohet në gjendje të lirë. Erion Veliaj është hetuar dhe po gjykohet tashmë si çdo qytetar i thjesht i këtij vendi, madje edhe shumë më i thjeshtë nëse do kemi parasysh pjesëtarët e organizatave të krimit të organizuar që përfitojnë çdo lehtësi të mundshme nga i gjithë sistemi.

Ajo që lexuesit duhet të kuptojnë është se vendimi I Gjykatës së Lartë u mor pas një sër rekomandimesh së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe ishte në axhendën e saj shumë kohë përpara se Erion Veliaj të arrestohej. Gjithashtu lexuesit duhet të kuptojnë që tani që praktika është unifikuar a duhet Kryetari I Bashkisë dhe çështja e tij të trajtohen në respektim të kësaj praktike apo duhet të vazhdoj të anatemohet ende. A duhet që ky standard i ri ligjorë të mbroj edhe interesat e Erion Veliaj apo do ketë vlerë për çfarë do lloj krimineli dhe vepre penale në territorin e Republikës së Shqipërisë me përjashtim të çështjes së Kryetarit të Bashkisë.

Gjithsesi rekursi nuk u pranua dhe çështja ju drejtua Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit e pranoj pjesërisht kërkesën në kuptim të mungesës së proporcionalitetit së masës së sigurimit arrest në burg dhe Erion Veliaj funksionar i lartë shtetëror Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Çështja është rikthyer për rishqyrtim ne Gjykatën e Lartë e cila pritet të marr një vendim me datë 15 shtator. Por cila do jetë në substancë vendim marrja e Gjykatës së Lartë? A ekziston në ligjin tonë procedural një masë tjetër shtrënguese e cila mund të përmbushi dhe garantoj më së miri të gjitha nevojat e sigurimit? Pa diskutim që po. Të gjitha ato që u përmendën më sipër mund të garantohen më së miri nga masa e sigurimit e parashikuar nga neni 235 pika 2 e K.Pr.Penale “Ndalimi dhe detyrimi i qëndrimit në një vend të caktuar”. Kjo është një masë sigurimi nga më të rëndat e cila karakterizohet nga kufizimi i lirisë dhe kontrolli specifik duke garantuar më së miri nevojat e sigurimit dhe duke i hequr mundësinë të dyshuarit të prishi provat ose të kryej ndonjë vepër tjetër penale.

Gjithashtu kjo masë garanton në kuptim të Konventës Evropiane për të Drejtat e njeriut edhe interesin e subjekteve të dyshuar që mos humbasin punën ose funksionin, karrierën dhe investimin profesional nga kërkesat pa kriter të arrestit në burg. Kjo masë është cilësuar si më e përshtatshmja në hetimin dhe gjykimin e funksionarëve të lartë shtetëror dhe profesionistëve në karrierë në të gjitha vendet e Evropës perëndimore për të parandaluar dëmet e pa kthyeshme të arrestit në burg dhe keq përdorimit të tij si hakmarrje ose luftë politike.

Dy nga studiuesit dhe autorët më të mëdhenj të procedurës penale Alfredo Gaito dhe Giorgio Spangher në veprat e tyre respektive “Codice di procedura penale commentato” e konsiderojnë masën shtrënguese më të përshtatshme. Pikërisht kjo masë do të jetë dhe sfida e Gjykatës së Lartë në vendimin e saj për të argumentuar përshtatshmërinë, proporcionalitetin dhe efikasitetin. Ajo që ka rëndësi të përmendet është fakti se Gjykata Kushtetuese nuk lejoj ndërprerjen e kundërligjshme shumë të dëshiruar të mandati të Kryetarit të Bashkisë. Padiskutim që Erion Veliaj në kuptim të transparencës juridike dhe rëndësisë së faktit penal duhet siguruar me masë shtrënguese, por po ashtu duhet ti garantohet edhe vazhdimi i detyrës dhe funksionit të cilin nuk ja ka dhuruar njëri por e ka fituar me punë e shërbim ndaj kryeqytetit. Pavarësisht se disa kryetar bashkish të vendit të akuzuar për prokurime publike dhe abuzim me detyrën në vlera të konsiderueshme janë hetuar dhe po gjykohen në gjendje të lirë pa asnjë masë sigurimi, qoftë edhe atë të detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore. I vetmi mëkat i Erion Veliaj është se ai është kryetari i bashkisë më të madhe të vendit.

Çështja nuk është nëse Veliaj është fajtor apo i pafajshëm, kjo duhet të jetë shumë e qartë. Debati mbi masën e sigurimit nuk është gjykim mbi fajësinë. Nuk është detyrë e gjykatës që shqyrton masën e sigurimit të vendosë nëse Erion Veliaj ka kryer apo jo veprat për të cilat akuzohet, kjo do të jetë objekt i gjykimit në themel ku Erion Veliaj ka kërkuar të gjykohet me gjykim të zakonshëm duke pasur mundësi të marrin dhe vlerësojnë çdo provë, të thërrasin e pyesin çdo dëshmitar.

Në përfundim, pyetja është a është e domosdoshme që një person të mbahet në burg gjatë kohës që ndaj tij zhvillohet procesi penal? Dhe për t'i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, gjykata duhet të analizojë rrezikun konkret, sjelljen e personit, rrethanat e çështjes, mundësinë e ndërhyrjes në prova, rrezikun e përsëritjes së veprës, rrezikun e largimit dhe çdo rrethanë tjetër të rëndësishme.

Nuk mjafton të thuhet se vepra është e rëndë. Nuk mjafton të thuhet se personi është funksionar i lartë. Nuk mjafton as të përsëritet në mënyrë abstrakte se ekziston rreziku për prishjen e provave. Rreziku duhet të jetë konkret dhe i individualizuar. Këtë e kërkon tashmë edhe standardi i ri i Gjykatës së Lartë./TemA