Veliaj përshëndet aksionin e policisë kundër falsifikimit të biletave: Kush provohet fajtor, qërohet nga Tirana

Veliaj përshëndet aksionin e policisë kundër falsifikimit të biletave: Kush provohet fajtor, qërohet nga Tirana

TIRANE - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përshëndetur aksionin e Policisë së Shtetit që bëri të mundur goditjen e një rrjeti falsifikatorësh të biletave të transportit publik urban në Tiranë. Nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale, Veliaj falenderon uniformat blu për këtë ndërhyrje dhe vënien para drejtësisë tashmë të përgjegjësve të këtij falsifikimi.

“Mirenjohje Policisë së Shtetit për ndërhyrjen energjike kundër abuzimit! Kush provohet fajtor, qërohet nga Tirana”, - shkruan Veliaj në reagimin e vet.  

Aksioni i policisë u krye në kuadër të planit të masave “Mbi informalitetin në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, trajtimi i mallrave me akcizë dhe evazionin fiskal”, ndërsa Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe  Drejtorinë e Hetimit Tatimor, mundi të zbulojë një falsifikimin e biletave të urbanëve publik në Tiranë si dhe të vendosin në pranga 8 persona.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat