-
'Peshqit' e mëdhenj të urbanëve çanë rrjetën e drejtësisë, Braçe: Me gjyqtarin ka punë vettingu
Bosi i urbanëve Ferdinand Ibrahimi, Anastas Ibrahimi, Klodiana Qato dhe Fatos Vrapi u lanë në arrest shtëpie, Albana Vrapi dhe Evisa Vora në detyrim paraqitje, ndërsa në burg u lanë vetëm Aldi Duka, menaxher i Alba Trans dhe Lulëzim Allaraj menaxher në “Tirana Urban Trans”.
31 Gusht 2019, 14:19 -
Evazioni me biletat false për t'iu shmangur tatimeve, gjykata liron 'bosët' e autobusëve, në burg dy shpërndarësit
Biznesmeni Ferdinand Ibrahimi ka folur duke mohuar dijeninë për biletat e falsifikuara. Ai është shprehur se biletat që janë gjetur kanë qenë të vjetra dhe nuk ishin në përdorim. Por përgjimet që Shqiptarja.com publikoi sot e nxjerrin blof.
30 Gusht 2019, 12:57 -
Ekskluzive/ Zbardhen përgjimet, bosi i urbanëve urdhër djalit: Digj dokumentet! Justifikimi: Fajin e kanë fatorinot
Zbardhen përgjimet e skandalit për falsifikimin e 105 mijë biletave të urbanëve. Dëshmitë e pronarëve të autobuzave. Ishte informacioni i mbëritur tek Tatimet, që pikasi falsifikimin e biletave të urbanëve në Tiranë.
30 Gusht 2019, 07:40 -
Biletat false/ 'Bosët' e transportit publik 1 miliardë lekë dëm shtetit, evazion fiskal prej një viti
Sipas burimeve, përllogaritja e dëmit që i është shkaktuar shtetit arrin në 1 miliardë lekë. Dëmi fillon që nga prodhimi i tyre ku për një biletë i paguhet shtypshkronjës 8.4 lekë, e më pas TVSH mujore si dhe ne fund tatim fitimi i xhiros.
29 Gusht 2019, 11:41 -
Tiranë/ Zbulohet rrjeti i falsifikatorëve të biletave të transportit publik, në pranga Ibrahimi i 'Ferlutit' dhe këshilltari bashkiak (VIDEO)
Policia e Tiranës ka zbuluar një rrjet falsifikatorësh të biletave të transportit publik në Tiranë, ku në pranga kanë rënë emra të njohur. 4 bashkëpronarë të kompanive dhe 4 punonjës, përdornin bileta të falsifikuara në mënyrë që t'i shmangeshin detyrimeve tatimore. Sekuestrohen 150 mijë bileta urbani në tentativë për tu asgjësuar. Nëse do të përdoreshin, biletat kapin vlerën 6 000 000 lekë të reja. Në pranga Ferdinand Ibrahimi i firmës "Ferlut", administrator i linjës së Unazës, Fatos Vrapi këshilltar bashkiak në Tiranë dhe gruaja e tij Albana Vrapi ortake. Në brendësi të lajmit, EMRAT e të gjithë të arrestuarve.
28 Gusht 2019, 11:42