Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh sot pas një takimi të zhvilluar me homologun e tij të Prishtinës, Shpend Ahmeti, se rikonstruksioni i sheshit "Skënderbej" do të ketë në thelb përfaqësimin e të gjithë shqiptarëve.
Veliaj tha se i ka prezantuar Ahmetit planet për sheshin “Skënderbej”.
Sipas tij, pllakat dhe gurët për sheshin do të porositen në Kosovë dhe bimët në viset e tjera shqiptare.
"Më vjen mirë që i prezantova Shpendit planet tona për Sheshin "Skënderbej". Për pak kohë nuk do të kemi këtë trafik që kemi në sfond, por do të kemi një shesh që do të përfaqësojë unitetin tonë kombëtar. Kam filluar në mënyrë informale të bëj porositë për pllakat dhe gurët që vijnë nga Kosova. Por edhe pemët që vijnë nga viset shqiptare jashtë Shqipërisë", u shpreh Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës vlerësoi edhe punën e Shpend Ahmetit në krye të komunës së Prishtinës.
"Është kënaqësi e veçantë të shoh shokun tim të vjetër dhe të gëzohem suksesit të tij në Prishtinë. Jemi optimistë që Prishtina po shkon në drejtimin e duhur. Pavarësisht se çfarë shkon në politikën e madhe janë kryetarët e bashkive ata që përballen në vijën e parë me shqetësimet e qytetarëve dhe prodhimin e zgjidhjeve konkrete", tha ai.
Nga selia e Bashkisë së Tiranës, dy kryebashkiakët vunë theksin për shkëmbimin e eksperiencave midis tyre. Veliaj përmendi veçanërisht krijimin e rrjetit të kryetarëve të bashkive në të gjitha trojet shqiptare.
"Kemi hyrë në një fazë të re zhvillimi midis Tiranës dhe Prishtinës. Folëm se si do të ringremë rrjetin e kryetarëve të bashkive dhe të komunave shqiptare në rajon, jo vetëm të Shqipërisë dhe të Kosovës, por edhe të Tetovës dhe të Preshevës dhe vise të tjera shqiptare. Unë besoj se kjo punë nuk ka nevojë me shpikë rrotën. Nëse Shpendi ka bërë një punë të mirë, mund ta mësojmë këtu në Tiranë", u shpreh Veliaj.
Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Prishtinës, Ahmeti, tha se dy qytetet mund të punojnë së bashku për thithjen e fondeve të Bashkimit Evropian.
"Ne jemi në fazën kyçe të reformës në trafikun urban, për parkingjet, gjelbërim etj. Ne i kemi provuar disa reforma, Tirana i ka provuar disa reforma dhe kemi çfarë të shkëmbejmë. Ne kemi diskutuar edhe për shkollat si po ndërtohet një numër më i madh shkollash. Ne po na ofrohen edhe qytete të tjera si për shembull vjen Lubjana dhe na thotë a bashkëpunojmë të përfitojmë fonde evropiane bashkë. Në të njëjtën kohë kur ne mund të bashkëpunojmë me Tiranë dhe mund të bashkëpunojmë për aplikacione smart për të dyja qytetet që nuk do të na kushtonin shumë. Kuvendet komunale duhet të bashkëpunojnë për ta bërë mirë punën. Unë jam sot i gëzuar që edhe këshilli bashkiak e priti delegacionin tonë", u shpreh kryebashkiaku i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Redaksia online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO