Veliaj pret balerinin Ilir Shaqiri: Je ‘made in Tirana’! Fituesi i Big Brother VIP: Më bëhet zemra mal kur vajza dhe Emanuela më thonë sa e bukur është Tirana, do doja të jetoja një ditë këtu
Ilir Shaqiri dhe Erion Veliaj
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u takua me balerinin e njohur shqiptar, Ilir Shaqiri, fitues edhe i Big Brother VIP Albania, të cilin e ftoi të vinte më shpesh në Tiranë, sidomos tani që është shpallur Kryeqyteti Europian i Rinisë.
“Jam shumë i lumtur që, miku im Ilir Shaqiri, është sot këtu - një superçun Tirane, një nga produktet më dinjitoze të qytetit tonë. Ti je tamam “made in Tirana”, ke shpirtin e Tiranës, të dikujt që rrëzohet, por nuk ankohet, dhe ngrihet më i fortë. Jam shumë krenar për ty, për mënyrën se si tregon më të mirën, se çfarë është një ‘tirons i vërtetë’, që as nuk shtiret, as nuk mburret, as nuk shtyhet, por që ka mjaftueshëm zemër të madhe për të gjithë, dhe beson te merita dhe puna, si formula e vetme për të ecur përpara në jetë”, tha Veliaj.
Ilir Shaqiri, balerini shqiptar me famë në Itali, tha se e ka gjithmonë në zemër Tiranën. “Është hera e parë që shkel në Bashki dhe është ndjesi shumë e veçantë të takoj Lali Erin, një çun tirons, që e ndjek prej vitesh nga Italia. E ndjek shumë edhe rrugëtimin e Shqipërisë, nga dita në ditë, e nga viti në vit. E kam jetuar Shqipërinë në të gjitha aspektet e saj, ndaj kur vajza ime dhe Emanuela vijnë në Tiranë dhe thonë: ‘Sa e bukur Tirana, e sa do doja të jetoja një ditë aty’, më bëhet zemra mal sepse unë me Tiranën jam rritur që i vogël. Tirana është gjithmonë në zemrën e Ilirit, pavarësisht se në këto 30 vjet kam shkuar e kam ardhur, dhe me gjithë suksesin që kam pasur në Itali, objektivi im ka qenë: T’i jap vendit tim, vendlindjes sime, një perspektive, që është ëndrra e të riut, ëndrra e një talenti”, përfundoi ai.
Kryebashkiaku Veliaj i dhuroi balerinit shqiptar edhe Kullën e Sahatit të Tiranës.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A i përballoni dot pushimet e verës me rritjen e çmimeve?
-
PO
15.9%
-
JO
77.6%
-
NUK KAM MENDIM
6.5%
Vota total: 1284
Lajme të tjera
-
Prag falimenti, 2 bashki 11.1 mln euro borxhe, mbi 90% detyrime të papaguara! Vora bën investime pa likujduar, Kavajën e ‘mbytin’ shpenzimet e personelit
29 Qershor, 16:33
-
Veliaj: E mjerueshme për FSHF-në që të rrihemi edhe në shtëpinë tonë nga ekipe modeste
29 Qershor, 16:29
-
U shpallën Kampionë të Shqipërisë, Bashkia akordon 150 milionë lekë për Klubin Tirana
29 Qershor, 14:33
-
Kishte fshehur kallashnikov e municion luftarak në çatinë e shtëpisë, shpallet në kërkim 25-vjeçari në Tiranë
29 Qershor, 14:08
-
Përplasi prindërit me foshnjen teksa kalonin në vijat e bardha, lirohet nga qelia Ajas Sulejmani! Çifti Konomi 'e fali'
29 Qershor, 12:46
-
‘Që nga mos-mbajtja e rripit të sigurimit deri në shpejtësi mbi normat e lejuara’, kontrolle intensive në Tiranë, vendosen 146 gjoba, 21 patenta të pezulluara, 21 makina të bllokuara
29 Qershor, 12:26
-
Zhduket 16-vjeçari në Tiranë, i larguar prej disa ditësh nga banesa, nëna e tij bën denoncimin në polici
29 Qershor, 12:03
-
Nëna kallëzon 2 djemtë: Më morën hotelin 5 katësh në qendër të Tiranës, zhdukën dokumentet në Kadastër! Pezullohen 7 punonjësit që i ndihmuan! Skema si u tjetërsua prona
29 Qershor, 10:21
-
Tiranë/ Aksident te '21 Dhjetori', makina përplas të moshuarin që lëvizte me biçikletë te vijat e bardha (VIDEO)
29 Qershor, 07:19
-
Vendimet e dyshimta të drejtësisë shqiptare, gjykata administrative Tiranë dhe gjyqtari Avni Sejdi lënë të vdekurit pa varre
28 Qershor, 16:46
-
Kush është gjyqtari që denoncoi Veliaj se bllokoi Bashkinë e Tiranës të çlironte varrezat e Sharrës nga ndërtimet pa leje
28 Qershor, 15:21
-
Veliaj inspekton punimet te ‘5 Maji’: Lagjja më e bukur! Gjyqtarët që bllokojnë punën nuk e kanë të gjatë në drejtësi
28 Qershor, 14:42