Veliaj pret basketbollistet e Partizanit që fituan Ligën Unike: Krenar për lojën tuaj të shkëlqyer

Partizani është shpallur fitues i Ligës Unike në basketboll për femra. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti vajzat e skuadrës, të cilat i përgëzoi për titullin, sidomos në një vit kaq të veçantë, ku Tirana është Qyteti Europian i Sportit 2023. 

“Jam super krenar për gocat e Partizanit dhe performancën e tyre të shkëlqyer. Në vitin që jemi Qyteti Europian i Sportit 2023, sjellja e një kupe në Tiranë më bën vërtet shumë të lumtur. Ndihem i shpërblyer, jo vetëm për faktin se kemi kthyer vëmendjen te sporti. Më pëlqen edhe rivaliteti kur, njëherë e sjell Tirana një kupë, një herë Partizani, duke na bërë të besojmë fort tek arritjet në të ardhmen dhe sigurisht, frymëzon çuna e goca të vegjël që shohin e thonë: ‘Ej, mund t’ia dalësh, në këtë vend mund të jesh sportist i mirë, qytetar i mirë, mund të jesh aktivist e i angazhuar’. Fakti që sot ekipi është ndërkombëtar, nga të gjithë cepat e Shqipërisë, por edhe nga cepa të ndryshëm të botës, e ka bërë vërtet kuptimplotë këtë kupë,” u shpreh Veliaj.  

Menaxheri i klubit shumësportësh të Partizanit, Shkëlqim Muça, u shpreh krenar për skuadrën, teksa premtoi se do vijojë të punojë për rritjen e cilësisë dhe të tifozëve të sportit të basketbollit. “Ju falenderojmë për mbështetjen! Do mundohemi të rrisim nivelin dhe natyrisht, sporti është ai që i bën njerëzit më të dashur, më paqedashës. Duam të rrisim numrin e tifozëve në fushat tona. Kjo vjen me rritjen e cilësisë dhe e premtojmë këtë, që do punojmë përditë për ta rritur cilësinë,” tha ai.

Eliverta Bujari, trajnerja e ekipit të basketbollit të vajzave të Partizanit u shpreh se tashmë sfida e radhës është fitorja e kampionatit. “Unë jam krenare për gocat! Liga Unike ka qenë mëse e merituar në mes Vlorës. Urojmë të vijmë prapë me fitimin e Kampionatit, që Partizani pas shumë vitesh duhet ta ketë një kampionat të dytë,” tha ajo. 

Kjo është hera e parë që një ekip shqiptar fiton Ligën Unike, në edicionin e saj të dytë

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë