“Kemi një grup të madh kompanish arkitekturore që bëjnë punë fantastike në qytetin e Tiranës, por besoj se kemi ende shumë për të mësuar në çështje të urbanistikës. Me ambasadën e Holandës kemi filluar rrjetin tonë të biçikletave, kemi gjithashtu shumë për të mësuar nga Roterdami dhe besoj që sot është fillimi i një marrëdhënie speciale me Bashkinë e Roterdamit”, u shpreh Veliaj. “E falenderoj kryetarin për vizitën dhe për faktin që shumë studentë shqiptarë jetojnë në Roterdam, janë në Universitetin e Erasmus-it, e kanë bërë Holandën një shtëpi të dytë”.
Kryetari i Bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb, vlerësoi transformimin që ka pësuar Tirana në një periudhë të shkurtër. “Është fantastike të jesh këtu. Qyteti është transformuar tërësisht vitet e fundit. Të dyja qytetet tona kanë një histori të komplikuar. Ju keni historinë e komunizmit, kurse ne historinë e nazizmit, që shkatërroi Roterdamin. Qendra e qytetit të Roterdamit ishte shkatërruar plotësisht, na u deshën 75 vjet ta rindërtonim qytetin. Ju e rindërtuat demokracinë në 25 vjet. Dua të them se ju po ecni më shpejt se ne që e bëmë në 75 vite”
Më pas, kryebashkiakët Veliaj dhe Aboutaleb zhvilluan një vizitë në sheshin “Skënderbej”, te Pazari i Ri, i cili tashmë është transformuar tërësisht, duke u kthyer në një nga atraksionet për turistët e shumtë vendas dhe të huaj, si dhe në muzeun “Bunk’Art”.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO










