Veliaj pret ministren e Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly: Kanadaja, shtëpi e hapur për mijëra shqiptarë me histori suksesi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti Ministren e Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly, e cila zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri. Teksa i ka shprehur mirënjohjen për faktin se Kanadaja është kthyer në shtëpinë e shumë shqiptarëve, të cilët kanë emigruar dhe janë integruar atje, Veliaj tha se ndihet krenar për bashkëpunimin mes dy vendeve, sidomos për marrëveshjet e përbashkëta, si ajo për njohjen e pensioneve.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që Ministrja e Jashtme e Kanadasë është në Tiranë. Disa nga punët që i kemi nisur me qeverinë e Edi Ramës disa vite përpara, si marrëveshja e pensioneve, sot janë të kryera. Por, sa më shumë punë të bëjmë, aq më shumë na shtohet dëshira për shumë punë të mira. Jam vërtet mirënjohës sepse Kanadaja ka hapur shtëpinë për mijëra qytetarë shqiptarë. Ata janë integruar, kanë përparuar dhe janë bërë histori suksesi atje. Nuk e di nëse kjo do të ndodhte në çdo vend tjetër. Fakti që këto histori suksesi ndodhin në Kanada është një kompliment për Kanadanë,” tha Veliaj. 

Nga ana tjetër, kryebashkiaku i cili i dhuroi ministers kanadeze “Çelësin e Qytetit”, u shpreh i lumtur edhe për bashkëpunimin në nivel lokal. “Ashtu si dy udhëheqësit tanë, kryeministri Rama dhe kryeministri Trudeau, kanë një raport të veçantë, unë besoj se duhet ta thellojmë edhe më shumë raportin mes qyteteve dhe njerëzve. Mezi pres të jem shumë shpejt në Kanada dhe të kemi këtë raport mes kryetarëve të Bashkive,” deklaroi Veliaj.

Ministrja e Jashtme e Kanadasë falenderoi kryebashkiakun Veliaj për pritjen. “Jam shumë e kënaqur për këtë dhuratë të mrekullueshme! Faleminderit për udhëheqjen tuaj fantastike, si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Jam e bindur se kanadezët, por edhe ata me origjinë shqiptare, janë jashtëzakonisht krenarë që po marrim këtë dhuratë fantastike,” tha Joly.

Marrëdhëniet politike dhe diplomatike Shqipëri-Kanada janë zhvilluar akoma më shumë gjatë këtyre viteve, me ndikim të drejtpërdrejtë në fuqizimin e bashkëpunimit në fusha në interesit të qytetarëve.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. Hado: 02/09/2023 17:34

    22 Prill 2015 ---------- Deklaratë e Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave: ------------- "Faleminderit që jeni këtu sot! ---------------- Kjo ishte mbledhja ime e fundit si anëtar i Këshillit të Ministrave. Ka qenë një privilegj që t’i shërbej Qeverisë time, Kryeministrit tim edhe vendit tim. Javën tjetër, të mërkurën tjetër, do të paraqes dorëheqjen. -------------- Por kam sot, në fakt, një lajm më të rëndësishëm sesa kjo. Lajmi i rëndësishëm është se sot, pas një negociate dy vjeçare, një negociatë e cila filloi javën time të parë në detyrë si Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ne përmbyllëm marrëveshjen së pensioneve me Kanadanë. Ka qenë një marrëveshje shumë e rëndësishme, një negociatë shumë e fortë, e cila zgjati dy vjet, me raunde negociatash në Shqipëri dhe në Kanada, për përfitimet e pensioneve për 20 mijë shqiptarë, 20 mijë qytetarë të Republikës së Shqipërisë që jetojnë dhe punojnë në Kanada. ------------- Ndaj dhe më vjen mirë që në këtë mbledhje të fundit timen si anëtar i Këshillit të Ministrave të kemi mundësi të japim një lajm të mirë për 20 mijë shqiptarët që jetojnë në Kanada, edhe për të dëshmuar atë që ne kemi premtuar në programin tonë elektoral të vitit 2013, në programin tonë të “Rilindjes”, që do të ishim Qeveria e parë që do të jetësonte marrëveshje konkrete, me impakt direkt, për emigrantët shqiptarë. ----------------- Dua të sqaroj disa pika të kësaj marrëveshjeje. Marrëveshja, në fakt, sigurisht që ndihmon 20 mijë shqiptarë që jetojnë në Kanada, por ata përfitojnë edhe nga marrëveshjet që Kanadaja ka me shtetet e tjera. Kjo do të thotë që në qoftë se një emigrant shqiptar ka jetuar në Itali dhe në Greqi, pastaj është transferuar në Kanada, atëherë edhe vitet e Italisë dhe Greqisë, që pavarësisht se nuk kanë marrëveshje me Shqipërinë, por e kanë me Kanadanë, do të kenë një mundësi ideale që të përfitojnë nga kjo marrëveshje dhe për të transferuar dhe vitet e pensionit edhe me Italinë dhe me Greqinë. ..." ---------------- -- Prill 2019: Nenshkruhet Marrevshja ------------ Perse 4 vjet ne sirtar?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Pak minuta pas atentatit në Vlorë, momenti kur qytetarët nxjerrin nga makina Kevin Hajrullën

VIDEO/Pak minuta pas atentatit në Vlorë, momenti kur qytetarët nxjerrin nga makina Kevin Hajrullën