Boksieri Florian Marku që pak ditë më parë fitoi titullin IBF në Londër duke bërë krenarë shqiptarët është mirëpritur sot në bashkinë e Tiranës nga kryetari Erion Veliaj. Ky i fundit e falenderoi për emocionet e dhuruara, ndërsa njoftoi se vitin e ardhshme një ndeshje boksi prestigjioze do organizohet në Tiranë.
“Na ke ngritur kokën në një moment shumë të vështirë. Para dy vitesh patëm një tërmet të fortë, pastaj pandemia. E kemi pasur kokën ulur jo prej fajeve tona, por prej disa sfidave që nuk i kërkuam. Të falenderoj që na frymëzove dhe na bëre shumë shumë krenarë.
Nuk është sekret që do të organizojmë një ndeshje të jashtëzakonshme vitin tjetër në Tiranë, me shpresë që të kenë kaluar edhe kufizimet prej Covidit. Ti vërtet jeton në Angli, në Londër, atje jeni me një orë diferencë, por kjo është gjithmonë ora e Tiranës, për ta kthyer pak kokën mbrapa dhe për të kujtuar se duhet të planifikojmë këtë mega aktivitet,”- tha kryebashkiaku, duke i dhuruar Kullën e Sahatit.
Florian Marku falenderoi të gjithë shqiptarët për përkrahjen që i kanë dhënë. “Mezi e kam pritur këtë moment. Ftesa nga kryetari i bashkisë së Tiranës është diçka e madhe për mua. I falenderoj të gjithë shqiptarët për përkrahjen e madhe dhe mezi pres të rikthehem në Shqipëri, që të mbroj këtu titujt e mi, në një stadium gjigant,”- pohoi boksieri shqiptar.
Florian Marku u shpall kampion bote në versionin IBF. Ai fitoi me pikë ndaj ukrainasit Maksim Prodan. Florian Marku ka fituar 9 ndeshje gjatë karrierës së tij dhe ka barazuar 1.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5106
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestimi i Erion Veliajt/ Demalia për Report Tv: Pse SPAK ka lënë në sirtar 21 janarin e Gërdecin, janë vrarë njerëz! Berisha kërkon ta shkrijë që të shpëtojë familjen
18 Shkurt, 19:32
-
"87 herë sinjali në Kavajë!" Veliaj nga burgu: Prokurori dyfytyrësh, më kapi me shtëpi në dorë nga qelizat e telefonit tim, isha në zonë për fushatën e PS!
18 Shkurt, 14:28
-
Rama: E vetmja garanci e SPAK jam unë e PS, SHBA u tërhoq! Bufi i kënetës thotë do e shkrijë, Noc Rrokun! Arrestimi i Erion Veliajt ishte i panevojshëm
18 Shkurt, 08:35
-
Arrestimi i Veliajt/ Muça: Rama po kërkon standarde! Pse heshtin institucionet e drejtësisë kur Berisha thotë do shkrij SPAK?
17 Shkurt, 22:35
-
Kreshnik Spahiu në Report Tv: Mendoj që Metës dhe Veliajt mund t’iu hiqet arresti si një praktikë në Gjykatën e Lartë
17 Shkurt, 21:37
-
Ylli Pata: Përrallat dhe realiteti elektoral i efektit të SPAK
17 Shkurt, 20:35
-
Misteri dhe dosja për Erion Veliajn: A e ka vërtetuar SPAK që tenderat dhe lejet e ndërtimit janë dhënë nga kryetari i Bashkisë në shkelje të ligjit? Rasti i çuditshëm i Elman Abules
17 Shkurt, 19:23
-
Arrestimi i Veliajt/ Beqiri: Kallëzuesi anonim është Sali Berisha, u ndihmua nga Këlliçi! Ols Dado fanatik i ish-kryeministrit
17 Shkurt, 17:49
-
Zbardhen të tjera argumente të mbrojtjes së Veliajt për Apelin: SPAK regjistroi procedimin jashtë afatit, iu deshën 7 muaj pas kallëzimit anonim! Vila në Qerret nuk është e tij, s’ka prova
17 Shkurt, 16:36
-
SPAK çon autorizimin tek Burgjet, vetëm familjarët mund të vizitojnë Veliajn në paraburgimin e Durrësit
17 Shkurt, 16:20
-
Berisha tha se Rama fshiu fotot, Alex Soros tjetër postim me kryeministrin shqiptar! Të qeshur dhe krah për krah
17 Shkurt, 15:47
-
Ikona e teatrit dhe kinemasë, Robert Ndrenika mbështet Veliajn: Në 83 vite jetë, Tirana kurrë nuk ka qenë më mirë
17 Shkurt, 14:52