Veliaj pret Presidenten e BERZH-it, në fokus nismat për qytetet e gjelbra dhe investimi në UKT

Veliaj pret Presidenten e BERZH-it, në fokus nismat për qytetet e gjelbra dhe investimi në UKT

Odile Renaud-Basso dhe Erion Veliaj

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Odile Renaud-Basso, me të cilën diskutoi mbi nismat për qytetet e gjelbrta dhe investimin e rëndësishëm në Ujësjellës Kanalizime Tiranë, për furnizimin e kryeqytetit me 24 orë ujë të pijshëm.

Bashkia e Tiranës ka hartuar Planin e Veprimit të Qytetit të Gjelbër në vitin 2018 në kuadër të Programit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për Qytetet e Gjelbërta. Falë miradministrimit si ndërmarrje, BERZH alokoi dhe një kredi në vitin 2018 për Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, me qëllim zgjerimin e kapacitetit të Impiantit të Trajtimit të Ujit Bovillë si dhe për ndërtimin e një tubacioni të ri.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drini: 15/04/2022 18:47

    Po sa hajdut je e di Presidentja?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë