Veliaj prezanton Arben Pëllumbin nga Njësia 2: Së shpejti korsi biçikletash deri në Liqenin e Farkës dhe dy shkolla të reja në Sauk

TIRANË/ Teksa prezantoi Arben Pëllumbin, kandidatin e Partisë Socialiste për Tiranën në zgjedhjet e 25 Prillit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha disa lajme të mira për Njësinë 2.

Së pari Veliaj njoftoi se shkolla e re që që po ndërtohet në Qytet Studenti, në kuadër të projektit të 17 shkollave të reja në Tiranë, do të mbajë emrin e politikanit Bashkim Finos, i cili u nda nga jeta pas betejës me Covid 19.

“Kemi pasur një propozim nga grupi i deputetëve që shkolla e re të mbajë emrin e nderuar “Bashkim Fino”, të kryeministrit të bashkimit kombëtar në ato momente ku askush nuk fliste për bashkimin dhe u desh një bashkim si Bashkim Fino që të na bashkonte në momentin më të përçarë të gjeneratës së prindërve tanë në vitin ’97”, bëri të ditur Veliaj.

Gjithashtu drejtuesi politik i PS-së për Tiranën tregoi se së shpejti do të ketë edhe një rrugë biçikletash që të çon deri te Liqeni i Farkës, si dhe theksoi se në Sauk do të ndërtohen dy shkolla të reja.

“Në Sauk do ketë 2 shkolla, por do jenë në 2 anë të rrugës. Pra 9-vjeçare do jetë ai që quhet “Spitali i arabit”, është një fondacion që nisi në vitet ’90 dhe ngeli. Do ketë edhe një urë sipër, shumë të bukur, urë këmbësorësh. Dhe shkolla tjetër 9-vjeçare në një anë, dhe gjimnazi ku ka qenë parkingu i Policisë Ushtarake, që tani është bërë Akademia e Rendit”, shpjegoi Veliaj.

Më tej Veliaj tha se këtë javë do të votohet në Këshill Bashkiak falja e taksave vendore për hapësirën publike dhe detyrimet që anë pasur bizneset e vogla për t’u ardhur në ndihmë, pas situatës së vështirë që kanë kaluar me pandeminë.

Kandidati për deputet, Arben Pëllumbi falenderoi Veliajn për punën e bërë në Tiranë, ndërsa u premtoi të rinjve se do e “bezdisë” duke i kërkuar investime të mëtejshme për Njësinë 2.

 

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb