Veliaj prezanton kandidatët për Këshillin Bashkiak të Tiranës: Kush voton një socialist, voton dikë që nuk e braktis detyrën kurrë

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës dhe drejtuesi politik i Qarkut, Erion Veliaj prezantoi sot zyrtarisht kandidatët e rinj për Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Në fjalën e mbajtur në Teatrin Veror të Parkut të Liqenit, ai u shpreh se kush e braktisi detyrën 4 vjet më parë nuk e meriton votën e qytetarëve të Tiranës.

“Pas 4 vitesh kjo do të jetë hera e parë që opozita do të vijë në Këshill Bashkiak dhe kjo është dicka e mirë. Por, kam një pyetje: Nëse një ushtarak për 4 vite nuk e vesh uniformën e tij, a ka shans të hyjë prapë në ushtri? Nëse një mjek për 4 vite e hedh bluzën e bardhë, a ka shanse të rikthehet në dëtyrë? Nëse një fëmijë i vogël nuk shkon 4 vjet në shkollë, a e kalon dot klasën? Si ka mundësi që jetojmë sot në një vend, ku ka një standard shumë të lartë për një oficer dhe një ushtarak, ku ka një standard shumë të lartë për një mjek dhe një infermier, ku ka një standard shumë të lartë për një mësuese dhe një edukatore, ku ka një standard shumë të lartë për një fëmijë të vogël, dhe ndërkohë kemi kaq standard të ulët për politikën? Ata që u larguan për 4 vjet, sot vijnë me rrena të reja, për një tram të ri, me çudira të reja, por në fakt e braktisën detyrën për 4 vjet,” u shpreh Veliaj. 

Fushata e Partisë Socialiste tha Veliaj, nuk mbështetet në sponsorizime Facebook-u e as në gënjeshtra si ajo e tramit, por në punë konkrete dhe angazhime të vërteta.

“Këto që kaluam ishin 4 vitet më të vështira, patëm dy tërmete, një pandemi, dhe inflacionin e luftës, por di t’ju them se pavarësisht bindjes që keni, pavarësisht si keni votuar, pavarësisht çfarë tesere keni, kush voton një socialist, voton dikë që nuk e braktis detyrën kurrë, nuk e lë kurrë vendin e punës. Kjo parti, partia jonë, ka qenë edhe në opozitë, në një opozitë shumë të vështirë, me sakrifica të mëdha, një opozitë kur vriteshin njerëz në bulevard. Sot na duken sikur kanë ndodhur në mesjetë, në një vend tjetër, por kurrë s’e kemi braktisur detyrën. Ndaj, garancia është jo vetëm për të majtët, por edhe për të gjithë ata qytetarë të mirë, që ndoshta deri dje nuk i kanë ndarë bindjet me ne, ky është momenti për të menduar për votën, jo vetëm për kryetarin, por sidomos për votën për Këshillin Bashkiak, si një kontratë me dikë, një djalë ose një vajzë, një burrë ose një grua, që pavarësisht se janë në Partinë Socialiste, janë super qytetarë që nuk e braktisin  kurrë detyrën e tyre,” deklaroi kryetari i PS së Tiranës Erion Veliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:02
Veliaj: E keni vënë re që kandidatët e tjerë nuk dalin dot në publik me Sali Berishën dhe Ilir Metën? Janë dy figurat më të diskretituara sot

1680092494_Screenshot3.jpg

Kryetari i Partisë Socialiste në Tiranë, Erion Veliaj, nga Teatri Veror i Liqenit, gjatë prezantimit të kandidatëve të rinj për Këshillin Bashkiak të kryeqytetit, ironizoi kandidatët kundërshtarë kur tha se nuk identifikohen dot me liderët e tyre, Sali Berishën dhe Ilir Metën, sepse e dinë që do të humbasin pikë në publik. 

“E keni vënë re që skuadra tjetër, qofshin kandidatët e Këshillit Bashkiak, qoftë kandidatët për Kryetar Bashkie, nuk dalin dot në publik me Sali Berishën dhe Ilir Metën? Kjo është një anomali shumë e madhe. Nuk dalin dot në publik me ata sepse sondazhet thonë që liderët e tyre janë më të diskredituarit sot. Nuk identifikohen dot me liderët e tyre sepse humbasin pikë, humbasin vota. Nuk identifikohen dot as me partitë e tyre. Imagjinoni pak listën e Sali Berishës: Të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak janë të Ilir Metës. Pra, praktikisht kur thotë votoni për ne, në fakt po i çon si cjapi tek kasapi te partia tjetër. Ndërkohë, kur dikush voton PS-në, ka votuar për forcën më patriotike, ka votuar për forcën më perëndimore, ka votuar për forcën më transformuese të Tiranës e të qyteteve tona, ka votuar për njerëz që janë socialistë, pjesë e familjes sonë, pjesë e skuadrës sonë. Jo të katapultuar nga dikush tjetër, jo për të fshehur personat “non grata”, jo për të zgjidhur hallet e tyre, por hallet, punët, pasionet, ëndrrat dhe projektet e Tiranës sonë. Kjo është skuadra jonë, kjo është familja jonë, ky është ekipi ynë, kjo është fitorja jonë”, tha Veliaj.

Ora 19:25
Veliaj: E duam Këshillin Bashkiak për të bashkëpunuar me Qeverinë për punët e mira, siç kemi bërë deri sot

1680436741_5d53fa8670414b65bbc0bfc2d305f0a2.jpg

Gjatë prezantimit të kandidatëve të rinj për Këshillin Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku I Tiranës, Erion Veliaj tha se bashkia është një instrument që shërben për të bashkëpunuar me Qeverinë për vijimin e projekteve dhe punëve të mira për kryeqytetin. Ai tha se bashkia nuk është instrument për të shkatërruar dhe për t’u përleshur me njëri-tjetrin, siç duan ta kthejë opozita.

“Një pjesë e politikës, sidomos ata që kemi përballë, thonë na e jepni votën që ta përdorim Bashkinë për të filluar një luftë me Qeverinë.  Madje, disa të tjerë shkojnë edhe më larg, duke thënë na e jepni votën se po të jemi të fortë në Bashki do fillojmë një luftë edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne nuk e duam Bashkinë, Këshillin Bashkiak dhe votën për Partinë Socialiste as për karshillëk, as për luftë me Qeverinë. E duam si një instrument që bashkë me Qeverinë të bëjmë punët e mrekullueshme, siç bashkë me qeverinë bëmë shkollat, Pazarin e Ri, Unazën e Madhe, Sheshin Skënderbej, transformuam Parkun e Liqenit, po transformojmë Parkun e Farkës, ndërtuam Bulevardin e Ri. Ne jemi bashkë sepse rrënja e fjalës Bashki është të qenit bashkë me Qeverinë”, tha Veliaj. 

Kryetari i Partisë Socialiste ironizoi Sali Berishën kur tha se e do Bashkinë për hallet e tij, për t’i shpallur luftë Amerikës, që e ka shpallur ‘non grata’. 

“‘Qoftë largu’ apo ‘larg qofti’, quajeni si të doni, na thoshte na jepni votën që t’i hapim luftë Amerikës. Ne nuk e duam Bashkinë që t’i hapim luftë Amerikës, Anglisë apo Qeverisë sonë, por e duam që ta forcojmë bashkëpunimin. Një votë për PS është një votë për bashkëpunim, për punë, për ta ndihmuar njeri-tjetrin, për ta financuar qytetin, për të mbështetur vendimet e qytetit. Jo si kokë dashi, jo si vare, jo si çekiç, jo si kazëm, për të shkatërruar dhe për t’u përleshur me njeri-tjetrin. Për të gjithë ata që janë të djathtë u bëj një thirrje: jo vetëm që ne nuk e braktisim detyrën, jo vetëm që nuk gënjejmë, me tram e me çudira të tjera - ai që fiton nuk gënjen dot sepse të hënën pas votimeve do të gdhihet në Bashki dhe do duhet të marrë vendime - jo vetëm kaq, por kemi kuptuar që lufta, pengesat, stërkëmbëshat janë një kohë e humbur që nuk kthehen më”, nënvizoi Veliaj.

Ora 19:24
Veliaj: Ata që ju premtojnë tramin, taksa zero e çdo gjë falas, nuk i besojnë as vetë ato që thonë

1680605454_Screenshot1.jpg

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë prezantimit të kandidatëve të PS për Këshillin Bashkiak, u ndal edhe tek premtimet e kandidateve të opozitës, të cilat i quajti eksperimente të parealizueshme, që fyejnë inteligjencën e kujtdo që i dëgjon.

“Pasi morëm dëtyrën, numri i bizneseve të regjistruara në Tiranë është rritur me 48%. Sot Tirana ka 55 mijë biznese, nga 37.500 që kishte në vitin 2015. Pra, 18 mijë biznese të reja. Për të gjithë ata që mendojnë se e vetmja mënyrë për t’i marrë vota biznesit, është duke thënë se s’do ketë më taksa… se si nuk do ketë më taksa, por ama do bëhet edhe çdo gjë falas, unë këtë nuk e di! E provoi ai qoftëlargu tjetër, por nuk funksionoi ai eksperiment, se nuk mund të thuash do rritet djathi, por pa qumësht. Duhet të rritet edhe qumështi, që të ketë edhe djathë. Nuk mund të thuash që do fryhen detet, por s’do ketë më lumenj, se po u thanë lumenjtë, si do fryhen detet? Ndaj, utopi të tilla, të cilat i kemi dëgjuar edhe më parë me tramin imagjinar, që premtojnë se biznesi nuk do të paguajë asgjë, se taksa e ndërtimit nuk do jetë më për ndërtuesit, se do hiqen edhe të gjitha taksat e tjera, do hiqet taksa e pastrimit, taksa e gjelbërimit, por nga ana tjetër çdo gjë tjetër do jetë falas, është vërtetë të fyesh inteligjencën e njerëzve në vitin 2023, ose të tregosh që s’ke mbaruar as gjimnazin, se një njeri me diplomë gjimnazi, nuk thotë gjëra të kësaj natyre,” u shpreh Veliaj.

Për kreun e Partisë Socialiste të Tiranës, mënyra e taksimit progresiv është ajo që ka dhënë rezultate për të gjithë. 

“Ne e kemi provuar dhe po, ata që fitojnë më shumë, do paguajnë më shumë. Kush ndërton një kullë në Tiranë do ta paguajë taksën më të lartë, se nuk do jenë gjyshërit ata që do paguajnë taksa për të ndërtuar rrugët dhe për të ndërtuar parqet. Se fundja betonieret, kamionët, trajlerat i dëmtojnë më shumë rrugët sesa një gjyshe që shkon në pazar për të blerë fruta dhe perime. Ne kemi treguar që, po, biznesi do paguajë taksa. Të gjithë ata që fitojnë shumë në këtë qytet dhe janë bërë të pasur prej mbarëvajtjes së punëve në këtë qytet, do kontribuojnë diçka. Sigurisht që, biznesi i vogël do ta ketë taksën 0 dhe biznesi i vogël e ka taksën e biznesit 0. Por, nëse nuk kontribuojmë të gjithë, secili sipas takatit të vet, ne nuk mund të kemi një qytet që mund të përballë koston e ndërtimit të rrugëve, të shkollave, të kopshteve, të çerdheve, të mbjelljes së pemëve, të pastrimit të këtij parku, të pastrimit dhe të ndriçimit të gjithë këtij qyteti. Ndaj, për t’ju dëshmuar që jemi jo vetëm të majtë solidarë, besojmë tek rishpërndarja, besojmë tek tatimi progresiv, por kemi provuar që me punën tonë biznesi jo vetëm s’ka falimentuar, por është rritur në masën 48%, edhe në Këshillin Bashkiak do kemi përfaqësues të biznesit, sepse duke e pasur aty, e kuptojnë ku shkojnë paratë, e kuptojnë ku shkojnë taksat dhe e kuptojnë ku shkon çdo qindarkë,” deklaroi Veliaj.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 06/04/2023 10:24

    Sala e Iliri ta ka iq satam para se ti e ke pa këtë botë o kriminel ordiner

    Përgjigju
  • Damian: 06/04/2023 10:02

    Mashtrus ngele tere jeten o Lali zari , ti braktis dhe gruan tende per leke dhe jo me votuesit e shkete !!!

    Përgjigju
  • Tutu: 05/04/2023 23:17

    Ne ate list nuk ka asnje socialist…!!

    Përgjigju
  • fatos: 05/04/2023 21:52

    kush voton nje kandidat socialist,,e sigurte eshte qe ky kandidat socialist e ka nenen ku...ve......

    Përgjigju
  • Boti: 05/04/2023 19:34

    Kush voton nje socialist, voton per femijen e tij largimin nga shqiperia.

    Përgjigju
  • Tani: 05/04/2023 19:19

    Njeri me hajdut se tjetri.

    Përgjigju
  • beni: 05/04/2023 18:13

    keta te tute nuk jane asnje siocialist o lali se socialsyet nuk tye duan ty. keta qe prezanton ti jane thjeshte mercenare qe vine me ty per tendera, eleke, vende pune etj. sociaoistet nuk te votojne ty, dhe ti kete e di shume mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu