Veliaj prezanton teknologjinë e re me kazanë nëntokësorë për mbetjet: ‘Eco Tirana’ histori suksesi! Bucci: Impakt në uljen e ndotjes

Për herë të parë, Tirana do të përdorë një teknologji të re për grumbullimin dhe diferencimin e mbetjeve. Mbetjet nuk do të hidhen më në koshat ku jemi mësuar deri më tani, por në kontejnerë nëntokësorë, të cilët nuk krijojnë papastërti përreth tyre dhe shmangin aromat e këqija, sidomos në verë. Kjo mënyrë e re e mbledhjes së mbeturinave që do të pilotohet fillimisht në disa pika të Tiranës, do të shtrihet më pas edhe në zona të tjera.

Prezantimi i teknologjisë së re u bë në prani të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadorit italian në vendin tonë, Fabrizio Bucci.

Kryebashkiaku Veliaj tha se koha tregoi që krijimi i “Eco Tirana”, një bashkëpunim midis Bashkisë së Tiranës dhe asaj të Veronës, e më vonë edhe Viçencës, është një nga historitë e suksesit në menaxhimin publik.

“Historia më e madhe e suksesit në menaxhimin publik ishte partneriteti që bëmë me Veronën. Tani na është bashkuar edhe Bashkia e Viçencës. Në fillim pati kundërshti, dikush shkruante në portale se ‘po na marrin punën’, por qartazi tani puna bëhet më mirë dhe më lirë”, tha Veliaj.

Ai kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për suksesin e nismës së re, pasi është e nevojshme edhe një mentalitet i ri.

“Sot ka njerëz, të cilët e kanë drejtuar këtë vend, ish president dhe ish kryeministër që thonë ‘janë mafiozë këta të Romës, mafiozë këta të Viçencës, edhe këta të Butrintit’. Po si mund të vijnë investitorët kur ti dëgjon një ish president dhe ish kryeministër, i cili sot është shpallur ‘non grata’, që i vë emrin ‘mafioz’ kujtdo që i prish interesin? Një vend normal nuk funksionon kështu. Ndaj, përpara se të pastrojmë rrugët e asfaltit të Tiranës, duhet të pastrojmë njëherë rrugët e logjikës tonë, të bëhemi njerëz perëndimorë; nëse kanë diçka, le të shkojnë t’i denoncojnë - a thua se i zgjidhën këta non-gratat problemet e tyre këtu dhe tani po merren edhe me hallet e Veronës dhe Viçencës! Kjo çmenduri duhet të ndalojë, nëse duam të jemi një vend i hapur, nëse duam të jemi një vend që i mirëpret sipërmarrësit”, deklaroi ai.

Duke vlerësuar nismën e qeverisë për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike si një mënyrë për të ulur ndotjen, kreu i Bashkisë sqaroi si do të shtrihet ky projekt në qytet.

“Duam që kazanët të jenë nën tokë, që të mos zënë sipërfaqe mbi rrugë. Por, na duhet të mësohemi si t’i përdorim dhe të sigurohemi që kazanët e mbyllur, nën tokë, nuk janë si pika ku ti thjesht e lë qesen tek koka e kazanit. Për këtë do të ketë edhe trajnues vullnetarë nga Eco Tirana në secilat nga pikat e pilotimit. I uroj shumë sukses Eco Tiranës sepse ka sjellë një risi në pastrimin e rrugëve dhe shesheve tona, sidomos duke filluar nga zona rreth Unazës së Vogël, pastaj me zonën e Bllokut dhe eventualisht kudo tjetër”, Veliaj.

Ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci vlerësoi se teknologjia e re në mbledhjen e mbetjeve do të ketë një impakt të rëndësishëm edhe në uljen e nivelit të ndotjes në kryeqytet.

“Është një partneritet që funksionon shumë mirë. Ne nuk shohim atë çka kemi bërë, por drejt asaj që duam të bëjmë; mendojmë për atë që do të bëjmë nesër. Tirana po investon në këta kontenierë të një teknologjie të re, të cilët do të ulin ndotjen e mjedisit dhe do të shërbejnë në përmirësimin e efikasitetit të mbledhjes së plehrave”, shtoi ambasadori Bucci.

Administratori i Eco Tirana, Diego Testi u shpreh se kjo risi në teknologjinë e mbledhjes së mbetjeve në qytet nuk ekziston as në Verona apo Viçenca.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erion Instalacioni: 05/06/2022 12:38

    Me ate inceneratorin cfare u be? Keshtu eshte kur je ne hijen e Ed Satelitit 1 .

    Përgjigju
    • Mario: 05/06/2022 14:19

      Jane impjante. Incerenatoret jane pjese e impjanteve.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë