Veliaj: Protestuesit, tufë delirantësh
kacavirren për të dalë në televizion

Veliaj: Protestuesit, tufë delirantësh<br />kacavirren për të dalë në televizion
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar ashpër sot pas protestës së Shoqërisë Civile te parku i liqenit artificial. Teksa ka vizituar në spital një prej efektivëve të Policisë Bashkiake i lënduar gjatë protestës, i cili është edhe përfaqësues i Shoqërisë Civile, Veliaj tha se përdorimi i dhunës diskreditoi kauzën.

Ai i quajti protestuesit e parkut tufë delirantësh që kacavirren për të dalë në televizor të tërhequr nga një parti. “Dritani është një aktivist i shoqërisë civile, drejton shoqatën e klubit të çiklistëve. Ky njeri realisht e do qytetin. Ky është një aktivist i vërtetë, sot pamë sesi degjeneroi në dhunë një protestë që s'kishte pse të kthehej në protestë të shoqërisë së dhunshme. Unë vij nga shoqëria civile, asnjëherë s'kemi përdorur mjete të dhunshme. Ata që kanë dhunuar Tanin sot duhet të ndihen me turp. Nuk duhet të përdoret dhuna për të bërë të ditur qëndrimet që kanë, unë i kam ftuar në negociata. Nëse dikush është në gjendje të dhunojë policin, shoqërinë civile në një ditë të diel për të dalë në televizor, është e papranueshme", u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se dhuna e sotme te parku i liqenit ka rrëzuar kauzën e protestuesve të cilët i etiketoi si të dhunshëm. Ai la të kuptohej se pas protestës se parku i liqenit fshihet Partia Demokratike. “Përdorimi i dhunës diskreditoi kauzën, një tufë delirantësh që kacavirren për të dalë në televizor të tërhequr nga një parti. Ju pëlqen më shumë dhuna...si mundet të qëndrojë një kauzë që mos të preket një pemë kur preken njerëz?! Sot me Tanin e rrëzuar përtokë për disa minuta, ra totalisht për tokë një kauzë. U ka rënë çdo alibi, e para ajo e shoqërisë civile, janë një shoqëri e dhunshme”, deklaroi ai.
 
Protestuesit e Shoqërisë Civile të cilët mbërritën mesditën e sotme te parku i liqenit për të ngritur aty çadrat, deklaruan se shkuan drejt këtij vendimi për shkak të zbulimit të provave të reja që dëshmonin se aty nuk do të ndërtohet thjesht një kënd lojërash për fëmijë.

Aktivistët u shprehën se faktet e reja kanë dalë në pah dhe për këtë duhet të informohen të gjithë qytetarët se ccfarë i kanoset mushkërive të kryeqytetit. Sipas tyre, një fakt domethënës për rrezikun e betonizimit të parkut të liqenit është mosvulosja e vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit nga të gjithë ministrat e qeverisë.
 
Kësisoj, nga burime kondifenciale pohojnë se vendimi i KKRRTRSH nuk është firmosur nga ministrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ai i Bujqësisë, Edmond Panariti, ministri i Drejtësisë, Ylli Mananji, ai i Transporteve, Edmond Haxhinasto si dhe zv/ministri i Zhvillimit Urban, Gjon Radovani. 

veliaj ne spital
velija
(Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj në QSUT)

Efektivit të policisë bashkiake i bie të fiktë pasi u godit nga protestuesit
(Efektivi i policsë bashkiake në QSUT pasi u godit nga protestuesit tek Liqeni Artificial)


Redaksia online
(L.Q/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën