Viti i ri shkollor i gjen nxënësit e zonës së Selitës me një shkollë të re, e cila do të ofrojmë tashmë të gjitha standardet për procesin e mësimdhënies.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet e reja të shkollës "Murat Toptani" e cila është gati të presë 360 nxënësit e saj.
“Super shkolla e re "Murat Toptani". Gati të mirëpresë 360 nxënësit dhe stafin edukativ. Mjedise moderne me standarde bashkëkohore: 4 laboratorë, palestër, hapësirë të dedikuar për parashkollorin”, shkruan Veliaj.
Duhet një shkollë e re edhe në zonën e 21 Dhjetorit,ish fusha e Aviacionit e ish Parku i Autobusëve,se janë ndërtuar me qindra pallate të reja
Përgjigju