Veliaj publikon projektet e famshme të arkitektit të Teatrit të ri Kombëtar, Bjarke Ingels
Projektuesi i Teatrit të ri Kombëtar, Bjarke Ingels
Bjarke Ingels, projektuesi i Teatrit të ri Kombëtar është shpallur nga “Time Magazinë” si një nga 100 njerëzit më influencues në botë. Emri i tij mban firmën e disa prej projekteve më mbresëlënëse arkitekturore në Europë, por edhe me gjerë përtej oqeanit, në SHBA, si dhe në Australi, Kinë dhe Singapor.
Nga projektet e realizuara prej tij përgjatë vitit 2018 spikasin objekte moderne në Danimarkë, SHBA, Zvicër e Francë. Ndërkohë që bie në sy projekti për aeroportin e Luksemburgut.
Po kaq inovative janë edhe një sërë projektesh arkitekturore të realizuara gjatë vitit 2019, nga një studiot më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Grop” me qendër në Danimarkë.
Ndërsa mes projekteve të vitit 2020 të realizuara nga arkitekti Bjarke Ingels, spikat ai i Teatrit të ri Kombëtar në vendin tonë, i cili ofron një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për vetë publikun, i cili mund të angazhojë imagjinatën.
Këtyre projekteve mbrësëlënëse të arkitektit danez Bjarke Ingels i ka kushtuar vëmendje edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili teksa përcjell në rrjetet sociale pamjet e disa prej projekteve më në zë të tij, shkruan:
“Teksa ne kemi humbur 3 vjet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, hidhini një sy projekteve të jashtëzakonshme që ka konceptuar apo realizuar gjatë kësaj kohe arkitekti Bjarke Ingels", ka shkruar Veliaj.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.6%
-
Të gabuar
14.3%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 6768
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj inspekton punimet në shkollën ‘Ibrahim Hima’ në Vaqarr: Llafet e sherret i merr era, shkollat mbeten
21 Dhjetor, 13:41
-
Konferenca e Solidaritetit Islamik, Veliaj pret Sekretarin e ISSA-s dhe presidentin e KOKSH: Më shumë partneritet për sportin
20 Dhjetor, 14:45
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor, 14:06
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor, 18:28
-
Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton buxhetin! Bursa për ekselentët, paketë ushqimore në shkolla! Veliaj: Nga 1 janari pensionistët abone falas! 7 objekte mësimore në rikonstruktim
18 Dhjetor, 18:09
-
Ikën Abigeila Voshtina, kompozitori Aulon Naçi drejtori i komanduar i Teatrit Kombëtar të Operas
18 Dhjetor, 09:53
-
Nga Kopshti Botanik te transformimi i akuadromit, Veliaj prezanton disa nga projektet: Numri i shkollave do shkojë në 50
17 Dhjetor, 17:28
-
Tiranë/ Për herë të parë konferenca e solidaritetit islamik! Veliaj: Sporti mundësia më e mirë për të bashkuar njerëzit
17 Dhjetor, 17:17
-
Nga 1 janari 2025 pensionistët do udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja cilët janë përfituesit dhe dokumentet e nevojshme
16 Dhjetor, 22:05
-
Pesë qytetarë betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Krenar që i bashkohen energjisë së jashtëzakonshme të Tiranës
16 Dhjetor, 18:08
-
Esencë në REPORT TV, 42 kryetarët e Bashkisë së Tiranës, zgjedhjet, akuzat dhe historitë e tyre tragjikomike!
15 Dhjetor, 22:32
-
Botërori i Skive/ Veliaj pret Colturin: 2024 viti i rekordeve! Skiatorja: Emocion i veçantë
15 Dhjetor, 12:34