Veliaj: Qeset plastike me pagesë
për të shmangur përmbytjet

Veliaj: Qeset plastike me pagesë<br />për të shmangur përmbytjet
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka bërë sot analizën vjetore të ndërrmarjes së punëtorëve të qytetit Nr.2.
 
Gjatë kësaj analize Veliaj është ndalur tek ndriçimi, transporti publik, gjendja e totuarëve, përballimi i përmbytjeve, ku sipas tij është i dukshëm ndryshimi që ata kanë pësuar.

"“Sigurisht, nga mijëra puseta, mbi 1700 janë zëvendësuar vetëm tani me kompozitin plastik-beton. U desh të tregoheshim më inteligjent se hajdutët për të gjetur një produkt i cili kushton, por nuk ka vlerë të vidhet se s’ka mënyrë ta riciklosh”, tha ai.

Ai ka vënë theksin tek rëndësia e përdorimit të aplikacionit “Tirana Ime” ku i jepet mundësia të gjithë qytetarëve që të raportojnë për problemet që hasin në përditshmërinë tyrë. Për numrin një të kryeqytetit, fakti që ka shumë raportime nga qytetarët është një tregues mjaft i mirë për Bashkinë pasi tregon se sa pritshmëri që kanë njerëzit për punën e tyre.

veliaj

“Falë aplikacionit “Tirana ime”, ndërmarrja është një nga performuesit më të mirë sepse ka mundësi që qytetari të fotografojë një pusetë që mungon, një llambe të djegur, e ta raportojë menjëherë. Dispeçeri më pas çon brigadën. Do të doja që ta vazhdonim ta përdornim”, tha Veliaj. 

veliaj

Gjatë këtij takimi, kreybashkiaku Erion Veliaj e ka vlerësuar me medalje punën e Bujar Ballës, punonjësi më i vjetër në Bashkinë e Tiranës që merret me shtrimin e trotuarëve.

Gjithashtu Veliaj ka risjellë edhe një herë në vëmendje se nga pranvera qeset në Tiranë do të bëhen me pagesë për të shmangur ndotjen e qytetit si dhe bllokimin e kanalizimeve. 

veliaj

 “Kemi pasur një përballim shumë herë më të mirë të përmbytjeve. Sigurisht, falë investimeve në kanalizime, falë punës. Por këtu kemi nevojë edhe për ndihmë nga qytetarët. Mijëra ton qese nuk na i sjell armiku imagjinar. Ne po bëjmë një akord me të gjitha supermarketet që duke filluar nga kjo pranverë, qeset në Tiranë do të bëhen me pagesë. Shembulli i Londrës na tregoi se kur qeset u bënë me pagesë, vetëm nga efekti psikologjik që duhet të paguanin për diçka falas, 80 për qind refuzonin të merrnin qese dhe përdornin trastën e tyre”, tha Veliaj.


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi