Veliaj: Qytetarët të respektojnë distancat gjatë blerjeve, aplikoni online për autorizime

Nga sot, në tregjet e Tiranës ka nisur zbatimi i rregullave të reja në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID 19, duke bërë ndarjen e të tezgave në tregjet e lagjeve, në mënyrë që qytetarët të mos jenë të gjithë të grumbulluar në një pikë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi disa prej tregjeve në kryeqytet, si ai tek Rruga 4 Dëshmoret - Pazari i Ri dhe tregu privat tek Xhamlliku, sheshi “Simon Peres”, ku krahas distancimit të tezgave, gjithashtu janë marrë të gjitha masat që tregjet të kenë hyrje dhe dalje të veçanta për të shmangur në maksimum grumbullimin e qytetarëve. 

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se gjithnjë e më shumë qytetarët po sensibilizohen për të ruajtur distancën në tregje, ndërsa vlerësoi edhe nismën e qeverisë për të lejuar daljen vetëm me autorizime të një personi në familje për tëbërë blerjet. 

“Ishin ato ditët e para që njerëzit blinin sikur nuk do hapeshin nesër, por kur e panë që tregjet janë hapur përditë, janë bërë pak më normale gjërat. Duhet me fol edhe me shoqërinë tjetër që janë tregtarë, duhet të bëjmë një tezgë po, një tezgë jo. Jo ngjit. Të ruhet distanca. Tani kanë filuar edhe këto lejet, secili merr lejen thjesht online, vetëm me numrin e kartës dhe menjëherë ta jep në ekran. Kështu që, edhe njerëzit do të lirohen pak”, tha Veliaj. 

 
Në zbatim të porosive të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, shërbimet e Policisë Bashkiake së bashku edhe me shërbime të tjera të Bashkisë së Tiranës, morën masa në disa nga tregjet e qytetit, për të garantuar distancat e sigurisë dhe radhat ndërmjet blerësve.

Ndërkaq, që në orët e para të mëngjesit, Bashkia e Tiranës ka dezinfektuar edhe tregjet publike. Paralelisht, botet me solucion special bëjnë dezinfektimin e rrugëve të kryeqytetit ndërsa makina të posaçme hedhin dezinfektues në ajër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:11
Bashkia e Tiranës dezinfekton tregjet publike në kryeqytet

TIRANE - Krahas dezinfektimit të rrugëve dhe të hapësirave publike, Bashkia e Tiranës ka dezinfektuar edhe tregjet publike. 
Sikurse mund të shihni edhe nga këto foto,  grupet e punës të ngritura nga bashkia po kryejnë dezinfektimin e çdo tregu në Tiranë me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID 19. 

Aksioni është shtrirë jo vetëm në tregjet pranë qendrës, por edhe në periferi. 

Ndërkaq, botet me solucion special bëjnë dezinfektimin e rrugëve të kryeqytetit ndërsa makina të posaçme hedhin dezinfektues në ajër.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja