TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia pasi u arrestua me urdhër të SPAK për dy akuza, korrupsion dhe pastrim parash. Në një postim në Facebook, Veliaj thotë se deri më tani ka respektuar linjën politike që mos të komentojë procese që janë në hetim nga drejtësia, por pas këtij arrestimi thotë se nuk mund të heshtë më.
Veliaj distancohet nga akuzat që janë ngritur ndaj tij, duke thënë se nuk ka “asnjë lidhje me idiotësitë e shkruara në paçavuren fatkeqësisht të sigluar edhe nga Altin Dumani.” Nga ana tjetër, Veliaj ka edhe një koment për prokurorin tjetër të dosjes, Ols Dadon, të cilin e akuzon se ka shantazhuar dëshmitarët, ndërsa pa e përmendur me emër e quan si 'prokuror lunatik' e 'epsharak'.
Veliaj komenton edhe masat e SPAK ndaj 6 biznesmenëve duke thënë se disa sipërmarrës hynë në dorën e një padituri vetëm se sponsorizuan aktivitete kulturore për Tiranën.

Veliaj thotë se e futën në burg pa gjyq vetëm 3 muaj para zgjedhjeve, ndërsa shkruan se i vjen keq për kryetarin e PS, Edi Rama që nuk do ta ketë në krah gjatë fushatës për 11 majin. E në fund thekson se ai dhe familja e tij nuk ka asnjë lidhje me korrupsionin, e këtë gjë ia ka thënë edhe kryeministrit Edi Rama.
Postimi i plotë i Erion Veliajt
Nuk më befason ky fund absurd i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe sa në duart e një prokurori lunatik, që është një fyerje e gjallë e inteligjencës njerëzore. Por, ky ishte vetëm kapitulli i parë.
Tani unë nuk kam më detyrimin të hesht për çfarë më kanë parë sytë në sjelljen me familjen time dhe më kanë dëgjuar veshët nën çatinë e SPAK-ut. Kam respektuar, si gjithë të tjerët, vijën tonë politike, jo komente për një proces të hapur nga drejtësia.
Besomëni, nuk është e lehtë të heshtësh kur të djeg lëkura sikur të fikin bishta cigaresh në trup nga idiotësitë që të thotë një prokuror, si ai që nuk la dëshmitar pa shantazhuar. E kam bërë me besimin që kështu duhet dhe nuk pendohem që kam shtrënguar dhëmbët.
Nuk besoj se mediat do të kenë kurajon të zbërthejnë një më një akuzat idiote dhe më vjen tmerrësisht keq që disa sipërmarrës kanë hyrë në dorën e atij të padituri epsharak, për shkak se kanë sponsorizuar aktivitete kulturore për Tiranën.
Më vjen keq për Ajolën, që as djalin nuk e lanë të çojë e marrë nga shkolla, por edhe kjo nuk më befason. Më vjen keq për nënën time, që zemër plasur në çdo betejë timen këto 20 vite, s’ju ndanë peripecitë prej një jete sakrificash. Më vjen keq për të gjithë bashkëpunëtorët, kolegët, punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe dua ta dinë që nuk kam unë asnjë lidhje me idiotësitë e shkruara në paçavuren fatkeqësisht të sigluar edhe nga Altin Dumani.
Më vjen keq për motrat dhe vëllezërit e Partisë Socialiste dhe për kryetarin, që pas kaq vitesh beteja të përbashkëta elektorale, nëse nuk do të më ketë në krah këtë fushatë, siç duket gjasat, përderisa më fusin në burg pa gjyq 3 muaj para zgjedhjeve. U them të gjithëve atë që i kam thënë kryetarit dhe kujt tjetër më ka pyetur: Nuk kemi asnjë lidhje unë dhe familja ime me fjalën korrupsion. Kjo historia jonë është aq tragjikomike sa njerëzit s’do ta besojnë kur t’i dëgjojnë të zbërthyera një e nga një, idiotësitë e asaj akuze. Nuk do të jetë e lehtë, se në këto kushte nuk shpjegohesh dot si do dhe sa do, por kam një besim të madh se e vërteta është më e fortë se sa çdo mur dhe se sa çdo idiot që i bëhet asaj barrikadë duke abuzuar me pushtetin e drejtësisë.
Postimi i Erion Veliajt
Komente


Sjellja e veprimet e disave nga drejtësia e re ngjajnë me ato të ish sigurimit të shtetit; në atë kohë po ti vinin sytë ata e kishe të sigurtë burgun, iqepnin letrat me dëshmitarë të rremë e të kërcënuar dhe ti e gjeje vete i dënuar me 20 vjet burg! Duhet ti ruhemi kësaj të keqe se mos kalojmë në demonizimin e drejtësisë së re e të na sillen si dhespotë!
PërgjigjuPo nuk i kishte kolegë ky keta qe tani po i shan?
PërgjigjuInteresting!
PërgjigjuKoleget e tu jane Lali nuk jane koleget tane qe na ankohesh! Nje gje eshte e sigurte qe ti dhe banda e mjaftit bashke me rilindjen nuk ke lidhje fare me partine socialiste dhe socialistet e vertete. Por nese nuk arestohet Berisha per krimet qe ka kryer, atehere arestimi yt eshte pakt mes Rames dhe Berishe Qametit dhe duhet te behesh i penduar. Saje Qorri ja hodhi paq me 3 vite dhe pa konfiskim. Ti e ke pisk punen.
PërgjigjuHe mo Lali kshu kur te ze ngushte Spaku i turresh dhe ti, aaaa ska more ne qafe Saje qorrin e me radhe do e haje dhe ti
PërgjigjuPp dje deri dje i kishe koleg ore guduf, sot dolën idiotë! A mjerë ti a lumadh, e shafe liken dhe përfundove më keq se ai
PërgjigjuPo more lali eri pocese je i drejte do dalesh faqebardhe
PërgjigjuO Alban tipik Albanez i pe ti qē i kan mar850 mij euro roba dhe bizhuteri apo lexon medjen e drogmenve. Ti je tipik Shqiptar po prit mor zotni tē dalin faktet e pastaj shfrenoheni Fantasie tuaj prej idjoti. A e kupton ti çfar do tē thot 850 mij euro roba e bizhuteri i thon Magazin pa fund sikur dhe 5 mij euro ti bojn 1 pal roba. Domethēn duhet tē paktēn 1000 pal roba. Obobobobobo çfar kafshēsh ka shqipria. E çfar e di ti Erjonin debil qē tē mbaj bizhuteri e 850 mij euro roba jo mor zotni jo nuk ēshtē Erjoni debil si ty qē beson ktē loi medje.
PërgjigjuZoteri markat e fundit po bejn kerdine me cmime stratosferike. Jan t faktuara qe ka bere blerje online per 4 vite … te duket i paster Erioni ty?? E pra kur sju pelqen muhabeti thoni tipik albanez…Erjoni jo debil or eshte monster hajdut qe ka vjedhur pafund. Haqet e pencionisteve , studenteve , kafsheve te rrugeve qe i ka vrare pa meshire , parqet qe i ka zabtu me pallate kudo , do ta zene patjeter … e ti Marsel mos u merzit , por gezohu qe gjith pushtetaret qe vjedhin t shkojn mbas hekurave sepse atje e kan vendin
Si Vito Ciancimino perfundove o hajdut!!! Te zune hakat e Unazes se Re dhe Teatrit qe me kerbac dhe zjarr I shkaterove per te ndertuar me Biznesmenet hajdute qe te vinin nga mbas! Me dhunen e bandave o bandit I nenshtrove njerezit e thjeshte! Ols Dado eshte djale flori dhe trim qe I tregoi vendin nje shushunje si Ti!!! Kujdes sapunin Lali Eri se mos te bie nga dora!!!
PërgjigjuTe fala shume kolegeve!
PërgjigjuDicka eshte e sigurte! Fitorja e PS do jete absolute me 11 maj dhe fundosja e llumit gjitheashtu! Populli do ta ndihmoje me vote Erionin qe ti mbylle gojen kujtdo qe kujton se PS do te dobesohet politikisht!
PërgjigjuI ngjan nje lincimi po ta krahasoshe me trajtimin qe i kane bere"arkitektit" te te ngjarjeve te 21 Janarit dhe Gerdecito. Nuk mund ta besoj se gjykatat italjane jane me poshte se ato shqiptare ne rastin e Tahirit. Kjo nuk eshte drejtesi.
PërgjigjuKu i mori 850 mij euro rroba e bizhuteri nusja jote??? Apo ja kan bler shoqeria??? Ik ore hajdut ordiner
Përgjigju