Veliaj për Report Tv: Kemi marrëveshje me aktorët, Teatri i Ri pa kullë, gati për 2-3 vite

Pas një debati maratonë prej disa kohësh, artistët shqiptarë duket se kanë rënë dakord se duhet ndërtuar një Teatër i ri Kombëtar.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, arriti marrëveshje me artistët për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, duke bindur dhe aktorët më spektikë dhe që deri më dje kanë bërë qëndresë të fortë, duke u bërë pengesë për ndërtimin e një teatri sipas standardeve evropiane, siç ishin Arben Derhemi dhe Alfred Trebicka.

Në një lidhje telefonike për Report Tv, kryebashkiaku Veliaj rrëfeu marrëveshjen me artistët, duke deklaruar se toka e teatrit do të ketë vetëm teatrin dhe nuk do të ketë kullë sipër. Më tej, ai sqaroi se Teatri i ri Kombëtar mund të bëhet brenda 2-3 viteve, ndërsa shtoi se në pak muaj pritet të arrihet një negociatë e suksesshme për kontratën dhe të nisë puna për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Besoj prej pak muajsh ne arrijmë një negociatë të suksesshme, dhe pastaj mund të kemi shfaqjen e parë në teatrin e ri për 2-3 vite. Diskutimi zgjati disa orë me Derhemin, që ka qenë kritikë dhe i ndejshëm për këtë çështje, Bashën dhe Trebickën. Ramë dakord që në projektligjin që do t'i shkojë Parlamentit do të përfshihet prezenca e aktorëve si negociatorë, do të sanksionohet që toka e teatrit do të jetë vetëm për teatrin, që do jetë pa kullë, që nuk do t’iu kushtojë asgjë taksapaguesve. Pr/ligji që kemi sot është frutë i këtyre negociatave.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Teatri dhurohet me çelësa në dorë pa asnjë kontribut nga taksapaguesit. Rënia rekord pas kaq shumë diskutimesh e debati të hapur i dedikohet fillimisht atyre, sepse bëmë projektligjin më të mirë, ku kërkesat e aktorëve dhe artistëve u përfshin dhe pasi të kalojë në Parlament jemi gati të fillojmë një negociatë edhe me arkitektët, me kontabilistët, me urbanistët, për të arritur një projekt më të rafinuar. Duhet të shkojmë në detaje, sa vende janë në skenë, sa e madhe është skena, pra gjëra teknike për Teatrin e ri. Unë dhe Derhemi e filluam me ekstreme të jashtëzakonshme këtë debat dhe ja ku jemi sot. Sot jemi shumë më mirë se sa ditën kur e nisëm, dhe me një projekt më dinjitoz. 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Ndërkohë, gjatë takimit disaorësh me artistët, takim që u zbardh nga Bashkia e Tiranës, Veliaj njofton se është rënë dakord që në ligj të jepen garancitë e duhura për artistët që Teatri i ri Kombëtar do të jetë në sipërfaqen ku ajo ekziston edhe sot, me një godinë të vetme dhe që mbi të gjitha, do të bëhet pa shpenzime të fondeve publike.

Projekti që kemi sot është më i mirë. Nuk është ndoshta projekti perfekt, por tashmë e kemi të sanksionuar në ligjin që do të negociojë teatrin e ri, se prona e teatrit nuk preket, që e negocion teatrin e ri si një ndërtesë monovolum, pa kulla sipër, dhe që e negocion këtë teatër të ri me çelësa në dorë, me para të privatit, që edhe kushdo shqetësohet pse po harxhojmë për artin kur s’kemi bukë për të ngrënë, që edhe kjo s’është e vërtetë, të mos e ketë këtë shqetësim sepse nuk do të taksohet njeri për këtë propozim.

Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj

Në emër të komunitetit të artistëve, regjisori Altin Basha ka përshëndetur këtë hap të parë konsensual, ndërsa ka theksuar se bisedimet do të vijojnë edhe më tej për të finalizuar një marrëveshje të plotë.

Kemi rënë dakord për një fazë të parë. Mbeten akoma disa çështje për t’i diskutuar, kemi marrë garanci që ato do të sqarohen në proces e sipër. Shumë shpejt do të kemi një dëgjesë tjetër në formën e një debati për disa çështje të cilat akoma na kanë mbetur të papërfunduara. Mendojmë se në këtë proces kemi gjetur disa pika të cilat kanë qenë të rëndësishme për ne, për të qenë prezent në ligj. Po themi edhe një herë, është një fazë e parë, procesi sapo ka nisur dhe sigurisht që mbetemi ende në komunikim për detajet të mëtejshme.

Regjisori Altin Basha

Gjithashtu, kryebashkiaku Veliaj ka thënë gjatë takimit se pjesë e këtij dakordësimi është edhe përcaktimi që në grupin e punës që do të negociojë për projektin dhe ndërtimin e teatrit të ri, të ketë edhe një përfaqësi të artistëve.

Kemi sanksionuar në këtë ligj, në dallim nga të gjitha institucionet e tjera që përfaqësohen vetëm me një anëtar, ne do të kemi dy anëtarë që përfaqësojnë komunitetin e artistëve dhe të aktorëve. Duke i pasur të përfaqësuar besoj se ky projekt fillestar u bë më i mirë falë pranisë edhe kritikave të tyre, besoj që edhe produkti final me këto dy vende që presim të na i propozojë komuniteti artistik, që nuk janë vende spaletash as vende luksi, është një punë rigoroze e një shqyrtim dokumentacioni dhe një negociatë e fortë që do të duhet të bëjmë si me arkitektët, ashtu edhe me investitorët, që të arrijmë një produkt po aq dinjitoz sa ky produkt fillestar.

Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj

Kryebashkiaku është shprehur se ky projektligj i paraqitur është vetëm fillimi i diskutimeve teknike që do të vazhdojnë për të përmirësuar draftin deri në finalizimin e gjithë këtij diskutimi me një teatër të ri.

Sigurisht është shumë e rëndësishme të kujtojmë se ky është vetëm hapi i parë. Do të vazhdojë një negociatë dhe do të kemi edhe debate të tjera se si ky proces mund të bëhet akoma edhe më i mirë. Ndaj, dua sot të përshëndes këtë hap të parë, të falënderoj miqtë e mi që edhe mua më emancipuan, edhe më mësuan, se si mundet t’i bëjmë ca gjëra akoma edhe më të mira, se i kishim menduar në fillim. Besoj sot pasi janë plotësuar këto kërkesa kemi arritur në një produkt ku ndoshta jo 100 %, por shumica, i sheh aspiratat e veta për art, për kulturë edhe për një teatër dinjitoz në Tiranë të plotësuara, si hapja e një negociate. Ky nuk është një ligj që e finalizon, ky është vetëm një ligj që e fillon këtë bisedë në mënyrë zyrtare.

Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Negociatori: 27/06/2018 21:31

    Keta kokrrat e legenave qe benin si kinga, keta ne opozite me qeverine e bashkine, cfare ju kane premtuar ketyre burave me nje r

    Përgjigju
  • Milo Pinci: 27/06/2018 20:31

    Teatri duhet ndërtuar siç ishte planifikuar në maj të kullës 35 kateshe, maskarenjt prishen planin e shkëlqyer të udhëheqjes.

    Përgjigju
  • Namik: 27/06/2018 16:19

    Respekte dhe Falenderime për Erjon Velinë , që nuk po ndalet nga punët në gjithë territorin e Tiranës ! BRAVO ERJON

    Përgjigju
  • Sefer Daja: 27/06/2018 14:55

    Uroj që Tirana të ketë sa. më shpejt një teatër të ri dhe modern. Sa për atë që trumbeton z. Veliaj se teatri i ri nuk do ti kushtojë taksapaguesve më duket demagogji. Kush qenka ai ndërtues kaq bamirës që shpenzon 25-30 milion € pa asnjë përfitim??? Ky ndërtues do të marrë përfitime , lehtësira fiskale ose troje publike diku tjetër (dhe është më se normale). Pra do s'do do marrë nga pasuria jonë e përbashkët. (ose do sjelli më shumë TOYOTA YARIS)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër