Parlamenti Europian në Bruksel diskutoi mbi trashëgiminë kultutore në Europë me praninë e autoriteteve më të larta të Bashkimit Europian si kreu i Parlamentit Antonio Tajani dhe Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.
Pjesë e kësaj Konference të nivelit të lartë ishte edhe kryetarja e Komisionit të Kulturës, Albana Vokshi e cila ngriti foli për trashëgiminë kulturore shqiptare. Në fjalën e saj në Parlamentin Europian, Vokshi apeloi për ruajtjen e Teatrit Kombëtar.
Arsyeja kryesore pse kërkova fjalën është kjo godinë i përket qendrës së qytetit, e ndërtuar nga arkitekti i famshëm Italian Xhulio Berte, e cila ka qenë për 80 vite Teatri Kombëtar. Aktualisht jemi në javën e tretë të një proteste të përditshme nga artistët para Teatrit, sepse qeveria ka vendosur ta shembë. Ne duam të mbrojmë këtë ndërtesë sepse qeveria vendosi ta prishë që ti japë tokën privatit për të ndërtuar kulla të larta. Kam një apel për ju për të shpëtuar këtë ndërtesë por edhe ti kushtoni më shumë vëmëndje vendeve si Shqipëria, për të pasur projekte për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, për të lidhur të shkuarën me të ardhmen.
Albana Vokshi, deputete e PD
Deputetja shqiptare tha para autoriteteve të larta europiane se trashëgimia kulturore shqiptare është duke u rrënuar.
Arsyeja pse kërkova fjalën sot është ndarja e një shqetësimi dhe një apel për të gjithë ju. Ndërsa flasim, kati i parë i Bibliotekës Kombëtare është nën ujë pas stuhisë dhe mund të jenë mijëra libra që mund ti humbasim. Me vete kam edhe disa foto, ura e Hoshtovës dhe Orgockës. Këtu kam edhe një manastir mëse 300 vjeçar në jug të vendit që janë zhdukur për shkak të mungesës së vëmendjes nga autoritetet.
Albana Vokshi, deputete e PD
Sa e pafuqishme ti zgjidhi problemet ne vend! Perse u dashka te laj rrobat e palara ne publik? Meqenese nuk jeni te zote ti zgjidhni problemet e vendit, atehere perse e keni marre peng ate vend ne kuvendin e popullit qe ju ka zgjedhur nga premtimet qe i keni bere?!
PërgjigjuKjo meriton mjeshtrine time...
Përgjigju