Bashkia e Tiranës do të vazhdojë që të vendosë rregullin në gjithë territorin duke ndërgjegjësuar qytetarët që të respektojnë jetën në komunitet. Kështu është shprehur kryebashkiaku Erion Veliaj i cili ka prezantuar administratorin e Baldushkut, Ilir Bermeta.
“Në Tiranë kemi grumbulluar mbi 100 gjoba vetëm në 24 orët e para. Ndaj, nuk mund të urinosh në ambiente publike, nuk mund të thyesh pemë, nuk mund të vandalizosh qytetin, nuk mund të ndërtosh pa leje, nuk mund të zësh hapësirën aty ku kalojnë fëmijët për të shkuar në shkollë”, tha Veliaj.
Bashkia e Tiranës ka një plan konkret për të përcaktuar se cilat janë zonat ku do të krijohen tregjet e produkteve bujqësore e blegtorale. Kështu ka deklaruar sot kryebashkiaku Erion Veliaj i cili po ashtu ka premtuar se kjo risi do të sjellë përfitime edhe për fermerët.
“Historia që çdokush që vjen nga zonat e fshatit shet në rrugë jashtë çdo standardi higjienik duhet të ndryshojë dhe kjo është arsyeja pse ne propozojmë që fundjavave të kemi tregje të dedikuara për zona të caktuara; pra, të dimë se në një shesh apo rrugë të caktuar po shiten produkte nga Baldushku, nga Farka, Peza, Ndroqi, Kashari e kështu me radhë”, u shpreh kreu i bashkisë.
Kjo nismë vjen në kuadër të një nisme të koordinuar bujqësore nga Bashkia e Tiranës por edhe nga Ministria e Bujqësisë.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO