TIRANË – Ministri Veliaj pohon se nuk merr vesh nga muzika. Pohimin e ka bërë publikisht për mbështetësit e tij në Fb.
Mirëpo, Veliaj, duket se më këtë thënie provokuese, pak të besueshme nisur nga kultura e tij dhe mosha e re, ka dashur të promovojë një grup këngëtarësh të veçantë: Grupin e Qëndrës Kulturore të Fëmijëve “Fato Berberi” të Gjirokastrës, që këndon, përkundër gjithë rrymave muzikore moderne, ison polifonike shqiptare!
Grupi i Fëmijëve, që mban emrin e heroinës partizane që dha jetën në moshën 15-vjeçare, tenton të ruajë dhe të kultivojë me dinjitet, vlerat e isos polifonike.
Veliaj, duke e mbështetur këtë grup fëmijësh dhe duke i dhënë zë, përmes zërit të vet, nuk ka dashur tjetër përveçse të lartësojë misionin e Qëndrës Kulturore të Fëmijëve të Gjirokastrës për këtë “kryevepër të trashëgimisë gojore të njerëzimit, për këtë art shpirtëror që ka fituar vlerësimin botëror dhe mbrohet nga UNESCO,”- siç shprehet ai.
Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com