Veliaj: Së shpejti, dy hapësira të reja për varreza publike në Tiranë

Veliaj: Së shpejti, dy hapësira të reja për varreza publike në Tiranë

Erion Veliaj

Pjesë e planit për zhvillimin e Zonës së Lirë Ekonomike dhe shfrytëzimin e hapësirave të lëna në harresë shumë pranë Tiranës, është edhe ndërtimi i një varreze të re në zonën e Kasharit.

 Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha sot se ka lindur nevoja për pasjen e hapësirave të reja për varreza, të cilët do të konceptohen sipas një modeli perëndimor.

“Me Planin e ri Urbanistik ne kemi vënë re se varrezat në Tufinës dhe Sharrës janë të ezauruara. Nuk është dinjitoze që, njerëzit që kanë dhënë jetën për qytetin dhe kanë kontribuar në komunitetin tonë, do duhet të përcillen në hapësira që sot po tejmbushen sepse nuk janë konceptuar, që në fillim, me dinjitetin e dikujt që shkon për të kujtuar të afërmin e tij.

Prandaj, kemi planifikuar që, edhe në zonën e Farkës, edhe në Kashar, të hapim dy varreza të reja. Do t’i konceptojmë sipas vendeve të prehjes që kemi parë në perëndim, me distancë, me stola, vend për vendosjen e luleve, me pemë, por edhe vend për të kryer ceremonitë fetare të krishterë apo myslimane”, sqaroi Veliaj.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/07/2024 03:48

    Ky eshte /koncepti perendimor/ qe paske pare o Erjon?! Po /konceptin perendimor/ te varrezave vertikale e krematoriumeve per te kursyer vend e para per hallexhinjte qe nuk kane mundesi per shpenzime te zakonshme varrimi,nuk i paske pare?! Nuk mund te shperdorohet toka per varreza me kete ritem,se jo vetem qe kemi pak dhe e kemi te cmuar,por te vdekurit ua kalojne te gjalleve per nga numri.Duhet menduar per perspektiven,jo castin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja