Veliaj shërben drekën e Pashkës në qendrën sociale në Shkozë: Tirana ka vend për të gjithë! Të ecim përpara me projektet e mira

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shërbeu sot drekën e Pashkës për njerëzit në nevojë në qendrën komunitare në Shkozë.

Veliaj tha se sot është një ditë ku duhet të falim më shumë dashuri, duke bërë një paralelizëm edhe me sakrificat e Dëshmorëve që kanë rënë për atdheun.

“Sot është ditë jo vetëm e Pashkës, por sot është dita e Dëshmorëve. Kur kujtoj se ka pasur njerëz që e kanë dashur kaq shumë këtë vend sa kanë dhënë jetën e tyre, sot ne nuk na kërkohet kjo sakrificë. Sot na kërkohet vetëm mos ta pengojmë njëri-tjetrin, mos ta pengojmë Tiranën, mos t’i vëmë stërkëmbëshin çdo pune të mirë. Mos të shajmë çdo gjë të bukur që bëhet”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se është shumë e rëndësishme të shtyjmë përpara projektet për Tiranën, ndërsa theksoi se vetëm duke punuar mund të bëhen punë të mrekullueshme.

“Tirana sot ishte mbushur me turistë, e mbushur me rini, mbushur me jetë. Qyteti ndrin kudo. Është shumë e rëndësishme që ne vetë për shtëpinë tonë të flasim mirë, projektet tona t’i shtyjmë përpara. Vetëm duke punuar mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme. Tirana ka pasur nevojë edhe me përpara.m, siç ka pasur bashki përpara, siç ka pasur qeveri përpara. Por nuk i vajti mendja njeriu që të bënte qendra sociale dhe të siguroheshim që ne, mbi të gjitha, të kurojmë zemrën tonë më shumë se stomakun tonë. Ne na duhet të vijojmë të rrimë bashkë, jo vetëm sot që është Pashkë, jo vetëm që është 5 Maji. Ajo që na mëson edhe festa e Pashkës, nuk ka rëndësi besimi fetar që kemi, por parimet hyjnore janë të njëjta kudo: Dashuria e mban botën në këmbë”, deklaroi ai.

 Ai u ndal edhe të banesat e reja të Rindërtimit pas tërmetit, duke theksuar se pas Vorës, po nis puna me ato të 5 Majit dhe më pas të zonës së Kombinatit.

“Që kur bëmë këto banesat sociale, që në kohën e Edi Ramës u nisën për njerëzit. Pastaj, ngelën pezull. U desh t’i zhbllokonte administrata jonë e re e bashkisë sepse qyteti vërtet ka 1 milion e 1 njerëz, por ka edhe 1 milion e 1 mundësi. Do të thotë që në një qytet që po zhvillohet, ka mundësi edhe për qendra sociale, ka mundësi edhe për banesa sociale. Po shpërndajmë edhe shtëpitë e tërmetit. U bënë ato të Vorës, po vazhdojmë me 5 Majin, do vazhdojmë me Kombinatin. Unë them që qyteti i mirë ka vend për të gjithë”, deklaroi kryebashkiaku.

K.M/S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar