Veliaj: Shkelësit janë 1%
jemi në luftë me zhulin 

Veliaj: Shkelësit janë 1%<br />jemi në luftë me zhulin 
TIRANA -  Kryebashkiaku Erion Veliaj thirri dje në një takim 24 administratorët e Tiranës me qëllim konkretizimin e planit të masave të bashkisë ndaj shkelësve që dëmtojnë qytetin. Kryetari i Bashkisë bëri publike gjobat për çdo shkelje, ku përfshihen hedhja e mbeturinave në rrugë jashtë kontenierëve, kryerja e punimeve pa leje, vjedhja apo dëmtimi i pusetave, shfrytëzimi i paligjshëm i hapësirave publike apo vandalizimi i tyre. “99% e qytetarëve nuk i hedhin plehrat në rrugë, 1% e bën; 99% e qytetarëve nuk urinon poshtë Lanës, pas Pallatit të Kulturës apo te Monumenti i Pavarësisë, 1% e bën; 99% e Tiranës nuk pështyn në tokë, 1% e bën. Pse duhet që 99% e qytetarëve që respektojnë ligjet, pastërtinë, që njohin rregullat e jetesës në komunitet, të turpërohen nga 1% tjetër? Prandaj, sot njoftojmë 7 masa konkrete, si një kontratë me qytetarët e Tiranës, për të garantuar se këtu bashkëjetohet”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

Ai u shpreh se Bashkia e Tiranës është në luftë me zhulin dhe këto masa janë pjesë e këtij aksioni. “Plehrat në Tiranë nuk na vijnë nga pushtuesit e huaj apo nga ndonjë forcë jashtëtokësore që na gdhin çdo mëngjes të zhytur në plehra. Ato shkaktohen nga njerëz që jetojnë apo vijnë në Tiranë. Ndaj, duhet të gjejmë mënyrën të biem dakord se në Tiranë ka disa norma bashkëjetese të panegociueshme dhe të patolerueshme”, tha Veliaj. Duke prezantuar 7 masat për një qytet të pastër, kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se nga sot, hedhja e mbeturinave në rrugë ose jashtë kontenierëve do të dënohet me 50 mijë lekë gjobë. “Kryerja e punimeve pa leje dhe ndërtimeve pa leje, gjobitet me minimalisht 5 milion lekë, plus shpenzimet e prishjes dhe kthimit në gjendjen mëparshme të territorit.

Vandalizimi i pronës publike, dëmtim, bllokim apo vjedhje pusetash, urinim, pështyrje ose grafiti në rrugë e mure, dëmtim i shtyllave të ndriçimit dhe ndriçuesve, dëmtimi i pemëve, të gjitha këto kategori dënohen me 200 mijë lekë gjobë”, tha Veliaj. Sipas tij, shfrytëzimi i paligjshëm i hapësirave publike dënohet me 200 mijë lekë, plus 3 mijë lekë për çdo metër katror që dikush ia ka marrë publikut. Teksa vijoi me sqarimin e të gjitha masave, kryetari i Bashkisë së Tiranës sqaroi se nga sot faturën e prishjes së ndërtimeve pa leje do ta paguajë vetë dëmtuesi. Për të vjelur gjobat, Bashkia e Tiranës ka lidhur marrëveshje me kompanitë e përmbarimit dhe çdo gjobë e vjelur do të shkojë për gjelbërimin e hapësirave publike. “Kompanitë e përmbarimit do të paguhen me përqindje në varësi të gjobave që do të mbledhin. Ju garantoj se nuk do të ndodhë si herët e tjera”, sqaroi Veliaj. Ndërkaq, penalitetet do të aplikohen jo vetëm për qytetarët e Tiranës, por edhe për ata individë të cilët vizitojnë kryeqytetin dhe shkelin rregullat.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi gjithashtu se masat e publikuara nga bashkia janë paraprake, pasi një vendim për penalitete akoma edhe më të rënda, do të miratohen nga këshilli bashkiak në mbledhjen e 31 gushtit. “Ka vetëm një zgjidhje që ky projekt të jetë me kosto zero: Mos e bëni pis Tiranën. Në datën 31 gusht, kur do të mbledhim Këshillin Bashkiak, ftoj të majtë e të djathtë të miratojnë gjoba edhe më të rënda se këto. Këto janë vetëm disa masa paraprake, të cilat do të shtohen e rëndohen më tej”, deklaroi Veliaj.
 
Gjobat
“Për të vjelur gjobat, Bashkia e Tiranës ka lidhur marrëveshje me kompanitë e përmbarimit dhe çdo gjobë e vjelur do të shkojë për gjelbërimin e hapësirave publike”.
 
Masat
“Në datën 31 gusht, kur do të mbledhim Këshillin Bashkiak, ftoj të majtë e të djathtë të miratojnë gjoba edhe më të rënda se këto. Këto janë vetëm disa masa paraprake”.


Më konkretisht 7 masat për një qytet të pastër janë:

1. Hedhja e mbeturinave në rrugë ose jashtë kontenierëve - 5.000 lekë

2. Kryerje e punimeve pa leje - 500.000 lekë + shpenzimet e prishjes

3. Shfrytëzimi i paligjshëmi hapësirave publike - 20.000 lekë + 300 lekë/m2

4.Vandalizimi i pronës publike me:  20.000 lekë

a. dëmtim, bllokim, vjedhje pusete;

b. urinim/pështyrje/grafiti në rrugë;

c. dëmtim i shtyllave të ndriçimit/ndriçuesve;

d. dëmtim pemësh

5. Ndotje e rrugëve nga automjete te rënda (baltë, vaj, llaç) - 10.000 lekë

6.Djegia, zhvendosja, dëmtimi dhe vjedhja e konteniereve - 20.000 lekë

7. Ndotja dhe mos pastrami i ambientit pas aktiviteteve - 5.000 lekë

“Kemi bërë një performancë më të mirë në ditët tona të para falë shtrëngimit dhe punës. Kemi bërë punë por kjo nuk mjafton. Kemi filluar të bëjmë maksimumin tonë. Kemi bërë çmos që kompanitë e pastrimit të stresohen e të pastrojnë Tiranën çdo ditë. I ftojmë dhe qytetarët të bashkohën me ne në këtë aksion. Ndaj në 4 Shtatorë i ftoj të gjithë ti bashkohet nismës tonë dhe të pastrojë në çdo lagje.
 
Lexoni të gjitha shkrimet që kanë shkruar mediat e huaja në gjithë këto vite: është perlë, është mrekulli, por është pisanjose. Nuk e di çfarë do bëjnë bashkitë e tjera por unë do ta pastroj Tiranën. 99 % e qytetarëve nuk i hedhin plerat në rrugë, vetëm 1 % e bën (pështynë e urinon poshtë Lanës)
”, - tha Veliaj. 

Veliaj tha se janë bërë disa marveshje me disa kompani përmbarimi që do meren me mbledhjen e gjobave, të cilat do të paguhen me përqindje në bazë të gjobave që do mbledhin.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi